Mirëserdhët në Alprofit Agency.

Alprofit Agency është pjesë e grupit të Alprofit , së bashku me studion Alprofit Consult. Ajo lindi si një kërkesë e shtuar dhe përpjekja e jonë për të ofruar shërbime të shtuara ndaj bashkëpunëtorëve dhe përshtatje e vazhduar.

Qëllimi kryesor i Alprofit Agency është punësimi. Meqenëse çdo ditë e më shumë punësimi i të rinjve po kthehet në një problem e çështje të vështirë dhe nga ana tjetër punëdhënësit hasen gjithmonë me problemin e gjetjes së kandidatëve sa më të përshtatshëm për vendet e punës të lira, lind nevoja për trajnim të vazhduar dhe orientim i të dyja palëve të këtij procesi.

Nga ana tjetër, risitë teknologjike kanë sjellë mundësi fantastike për të ofruar një pjesë të mirë të shërbimeve tërësisht online, pa u nevojitur angazhimi i veçantë për projekte dhe punë të thjeshta.

Eksperienca jonë e deritanishme dhe sukseset e arritura në Alprofit Consult, kanë qenë shtysa më e mirë për ne, dhe marrja e vendimit për tu angazhuar në këtë projekt.