Termat dhe kushtet e angazhimit

Kjo Marrëveshje për shërbime të kurseve profesionale, shërbimeve të rekrutimit dhe shërbime të tjera profesionale (më tej referuar si “Marrëveshja”) lidhet sot më datë  ________________, ndërmjet palëve të mëposhtme:

Alprofit shpk, me seli në Tiranë, Rruga e Elbasanit, Pallati Fratari, Tërshana 2, Shkalla 1, Kati 6, Apartamenti 27, regjistruar me numër unik M21507061B, datë 07.03.2022 përfaqësuar nga Administratori, Znj. Julkana Avdi, (më tej referuar si “Ofruesi i Shërbimit” ose “Kontraktori”).

Dhe

Klienti, përdorues i shërbimeve të ofruara nga Ofruesi i shërbimit, sipas kushteve dhe termave të publikuara në faqen internetit, diskutimeve dhe komunikimeve midis palëve,  (më tej referuar si “Klienti” ose “Përdoruesi”).

PREAMBULA

DUKE QENË SE, Klienti është i interesuar dhe pranon të marrë nga shërbimet e ofruara nga Ofruesi i Shërbimit, në fushën e kurseve profesionale, shërbimeve të rekrutimit dhe shërbime të tjera online dhe në vend; dhe shërbime e aktivitete të tjera të ngjashme.

DHE DUKE QENË SE, ofruesi i Shërbimit i ka të gjitha aftësitë e nevojshme për dhënien e shërbimit të kërkuar.

PËR KËTO ARSYE, Klienti dhe Ofruesi i Shërbimit bien dakord të lidhin këtë Kontratë Shërbimi me kushtet si më poshtë vijon:  

<!--[if !supportLists]-->1.       <!--[endif]-->SHËRBIMET

<!--[if !supportLists]-->1.1. <!--[endif]-->Me anë të kësaj Marrëveshje, Përdoruesi kontrakton Kontraktorin për ofrimin e shërbimeve (më poshtë “Shërbimet”) si të listuara më poshtë:

<!--[if !supportLists]-->1.1.1. <!--[endif]-->Shërbime të kurseve profesionale.

<!--[if !supportLists]-->1.1.2. <!--[endif]-->Shërbime të  rekrutimit.

<!--[if !supportLists]-->1.1.3. <!--[endif]--> Shërbime të tjera profesionale të fushës së taksave, kontabilitetit, regjistrimeve të biznesit dhe shërbime të tjera të ngjashme.

<!--[if !supportLists]-->1.2. <!--[endif]-->Kontraktori duhet të kryejë shërbimet në përputhje me specifikimet e vendosura nga Përdoruesi dhe duhet që në çdo kohë të vëzhgoje dhe të zbatoje ligjet e Republikës së Shqipërisë, të aplikueshëm për këtë Marrëveshje.

<!--[if !supportLists]-->2.       <!--[endif]-->STANDARTET E PERFORMANCËS

<!--[if !supportLists]-->2.1. <!--[endif]-->Ofruesi i shërbimit bie dakord që do të ndjekë standardet më të larta profesionale për kryerjen e shërbimeve të ofruara sipas kësaj Marrëveshje.

<!--[if !supportLists]-->2.2. <!--[endif]-->Ofruesi i Shërbimit bie dakord të sigurojë shërbimet dhe konsulencë të plotë, të saktë dhe të përgjithshme mbi shërbimet e rëna dakord në Nenin 1 më lart.

<!--[if !supportLists]-->2.3. <!--[endif]-->Ofruesi i Shërbimit do të përgatisë dhe mbikëqyrë shërbimet sipas Nenit 1 në përputhje me njoftimet që do t’i dërgojë Klienti dhe do të mbetet në gatishmëri të tij.

<!--[if !supportLists]-->3.       <!--[endif]-->INFORMACIONI I NEVOJSHËM DHE MATERIALET

<!--[if !supportLists]-->3.1. <!--[endif]-->Përdoruesi është përgjegjëse vetëm për dorëzimin e të gjithë informacionit, materialet, të dhënat, specifikimet dhe dokumentet e nevojshme për përmbushjen e Shërbimeve të rëna dakord në këtë Marrëveshje, tek Ofruesi i Shërbimit.

<!--[if !supportLists]-->3.2. <!--[endif]-->Përdoruesi kupton dhe bie dakord që saktësia e informacionit që i jepet Kontraktorit, është vetëm përgjegjësi e Përdoruesit.

<!--[if !supportLists]-->3.3. <!--[endif]-->Kontraktori nuk është përgjegjës për prodhimin e projekteve të pasakta nëse të dhënat e paraqitura nga Përdoruesi janë të pasakta.

<!--[if !supportLists]-->4.       <!--[endif]-->AFATI

<!--[if !supportLists]-->4.1. <!--[endif]-->Kjo Marrëveshje hyn në fuqi në datën e nënshkrimit nga palët dhe do të mbetet në fuqi deri në ofrimin e shërbimit të rënë dakord në këtë marrëveshje; ashtu siç është publikuar në kartelën informative të faqes së internetit.

<!--[if !supportLists]-->4.2. <!--[endif]-->Palët në marrëveshje midis tyre, në të ardhmen, mund të vendosin që të ndryshojnë afatin e kësaj kontrate.

<!--[if !supportLists]-->4.3. <!--[endif]-->Ofruesi i shërbimit nuk mund të përfundojë këtë kontratë, pa përfunduar më parë detyrat aktuale të caktuara nga klienti. Detyrat aktuale do të quhen angazhimet për kryerjen e shërbimeve administrative të pa përfunduara.

<!--[if !supportLists]-->5.       <!--[endif]-->KONTRAKTORI I PAVARUR

<!--[if !supportLists]-->5.1. <!--[endif]-->Ofruesi i Shërbimit do të ofrojë shërbimet si një kontraktues i pavarur dhe nuk do të veprojë si një agjent, punonjës ose ndërmjetës i Përdoruesit.

<!--[if !supportLists]-->5.2. <!--[endif]-->Si një Kontraktor i Pavarur, Ofruesi i Shërbimit do të jetë vetë përgjegjës për pagimin e të gjitha taksave të parashikuara nga ligjet e aplikueshme në Republikën e Shqipërisë, mbi kompensimin e shërbimit të parashikuar në këtë Marrëveshje.  Ofruesi i Shërbimit kupton se Përdoruesi nuk do të mbajë ndonjë shumë për pagimin e tatimeve nga kompensimi Kontraktuesit.

<!--[if !supportLists]-->6.       <!--[endif]-->PAGESA

<!--[if !supportLists]-->6.1. <!--[endif]-->Tarifa për shërbimet e ofruara nga Ofruesi i shërbimit do të jetë, (a) Tarifa e publikuar në faqen e internetit të Ofruesit të Shërbimit, në të cilën do të jenë të publikuara edhe çmimet e ofrimit të shërbimit, ose (b) Komunikime të tjera, në formë të shkruar midis palëve dhe pjesë e kësaj kontrate.

<!--[if !supportLists]-->6.2. <!--[endif]-->Në raste të veçanta, me kërkesë të Përdoruesit dhe në marrëveshje mes tyre, palët mund të vendosin angazhimin e Ofruesit të Shërbimit në projekte dhe detyra që nuk janë parashikuar në pikën 6.1 më sipër. Në këto raste palët do të përcaktojnë edhe tarifën e këtyre angazhimeve shtesë.

<!--[if !supportLists]-->6.3. <!--[endif]-->Ofruesi i Shërbimit ka të drejtë të kërkojë rimbursimin e shpenzimeve të ndryshme të kryera nga ai në funksion të Shërbimeve të ofruara në emër dhe për llogari të Përdoruesit. Në të gjitha rastet Ofruesi i Shërbimit do të kërkojë miratimin paraprak të këtyre shpenzimeve dhe do të paraqesë faturat përkatëse.

<!--[if !supportLists]-->6.4. <!--[endif]-->Fatura për ofrimin e shërbimeve do të lëshohet përpara ofrimit të shërbimit, pasi Klienti të ketë rënë dakord në formë elektronike ose të shkruar, për kushtet e shprehura në këtë marrëveshje.. Fatura do të shoqërohet detyrimisht edhe me shënime shtesë në rast të shpenzimeve të kryera nga Ofruesi i Shërbimit apo Shërbime të tjera shtesë.

<!--[if !supportLists]-->7.       <!--[endif]-->KONFLIKTI I INTERESAVE

<!--[if !supportLists]-->7.1. <!--[endif]-->Gjatë periudhës së kësaj Marrëveshjeje, Ofruesi i Shërbimit nuk do të angazhohet në asnjë aktivitet biznesi ose veprimtari tjetër, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, konkurrojnë me aktivitetet e biznesit të Përdoruesit, pa marrë pëlqimin paraprak me shkrim të Përdoruesit.

<!--[if !supportLists]-->8.       <!--[endif]-->KONFIDENCIALITETI

<!--[if !supportLists]-->8.1. <!--[endif]-->Kontraktori gjatë periudhës së ofrimit të Shërbimeve të përmendura në Marrëveshje, mund te këtë akses në dokumente konfidenciale ose informacion tjetër në pronësi te Përdoruesit. “Informacione Konfidenciale” përfshijnë te gjitha informacionet ne lidhje me aktivitetin qe i përkasin Përdoruesit, çdo të dhënë, dokument, diskutim ose informacion tjetër i zhvilluar nga Kontraktori  tani e mbrapa dhe çdo sekret tjetër pronësie ose tregtar te Përdoruesit, qofte ky verbal ose grafik, me shkrim ose i lexueshëm me makineri.

<!--[if !supportLists]-->8.2. <!--[endif]-->Kontraktori, është dakord që të mbajë këtë informacion konfidencial të Përdoruesit ne konfidencë dhe që nuk do ta shpërhapë atë pa lejen e mëparshme me shkrim të Përdoruesit,

<!--[if !supportLists]-->8.2.1. <!--[endif]-->shpërhapja e këtij informacioni palëve të treta; ose

<!--[if !supportLists]-->8.2.2. <!--[endif]-->përdorimi i këtij informacioni konfidencial për ndonjë qëllim të çfarëdoshëm, të ndryshëm nga ai për zhvillimin e detyrimeve të parashikuara në këtë Marrëveshje.

<!--[if !supportLists]-->8.3. <!--[endif]-->Detyrimi i parashikuar në këtë dispozitë do të mbetet në fuqi edhe me zgjidhjen ose mbarimin e kësaj Marrëveshje.

<!--[if !supportLists]-->9.       <!--[endif]-->TË DREJTAT DHE DETYRIMET E KLIENTIT

Klienti bie dakord që:

<!--[if !supportLists]-->9.1. <!--[endif]-->Të paguajë Ofruesin e Shërbimeve për shërbimet dhe konsulencën që do të japi, sipas kushteve dhe formës që është përcaktuar në nenin 6 të kësaj kontrate.

<!--[if !supportLists]-->9.2. <!--[endif]-->Të bashkëpunoje dhe ti sigurojë Ofruesit të Shërbimit të gjithë informacionin e nevojshëm për realizimin me sukses të shërbimit.

<!--[if !supportLists]-->9.3. <!--[endif]-->Të rezervojë të drejtën që t’i kthejë për rishikim raporte apo detyra, në rast se ato nuk janë bërë sipas kërkesës së tij.

<!--[if !supportLists]-->10.   <!--[endif]-->PËRFUNDIMI I MARRËVESHJES

<!--[if !supportLists]-->10.1. <!--[endif]-->Kjo kontratë mund të mbarojë dhe Ofruesi i Shërbimit mund ti ndërpresë shërbimet dhe konsulencën e tij për Klientin ne rrethanat e mëposhtme:

<!--[if !supportLists]-->10.1.1. <!--[endif]-->Ofruesit të Shërbimit i lind e drejta që të përfundojë këtë kontrate në çdo kohë në rast se Klienti nuk i përmbush detyrimet e tij, të përcaktuara në këtë kontrate, apo nuk paguan detyrimet dhe shpenzimet përkatëse.

<!--[if !supportLists]-->11.   <!--[endif]-->DELEGIMI I DETYRIMEVE

<!--[if !supportLists]-->11.1. <!--[endif]-->Kontraktori nuk do të japë asnjë nga të drejtat e fituara me ketë marrëveshje, as ti delegojë performancën e ndonjë detyrimi ose detyre të parashikuar, pa miratimin e mëparshëm me shkrim të Përdoruesit dhe çdo tentative e Kontraktorit të transferoje, japë ose nënkontraktoje ndonjë te drejtë, detyre ose detyrim të lindur nga kjo marrëveshje do te jete i pavlefshëm dhe pa efekte.

<!--[if !supportLists]-->11.2. <!--[endif]-->Delegimi i detyrave dhe ofrimin i shërbimit me punonjës të Ofruesi të Shërbimit nuk do të konsiderohet si delegim i detyrave. Ofruesi i Shërbimit ka të drejtë që të Kontraktojë apo Punësojë punonjës për të ofruar shërbimet sipas kësaj Marrëveshje. Në të gjitha rastet përgjegjësia për kryerjen e detyrave të caktuara mbetet detyrë e Ofruesit të Shërbimit.

<!--[if !supportLists]-->12.   <!--[endif]-->LIGJI I APLIKUESHEM

<!--[if !supportLists]-->12.1. <!--[endif]-->Kjo marrëveshje do te interpretohet dhe zbatohet në përputhje me ligjet kombëtare të aplikuara në territorin e Republikës së Shqipërisë.

<!--[if !supportLists]-->13.   <!--[endif]-->ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE

<!--[if !supportLists]-->13.1. <!--[endif]-->Të gjitha mosmarrëveshjet që lindin nga kjo Marrëveshje, do te zgjidhen miqësisht mes Palëve.

<!--[if !supportLists]-->13.2. <!--[endif]-->Çdo mosmarrëveshje, kundërshtim, apo pretendim që mund të linde apo që ka lidhje me këtë kontratë do te zgjidhet  nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, përkatës.

<!--[if !supportLists]-->14.   <!--[endif]-->NDARJA E KONTRATËS

<!--[if !supportLists]-->14.1. <!--[endif]-->Nëse ndonjë nga dispozitat e marrëveshjes do të konsiderohet jo ne përputhje me ligjin, i pavlefshëm ose i pazbatueshëm, sipas legjislacionit aktual ose të ardhshëm, këto dispozita do të konsiderohet të ndashme dhe kjo marrëveshje do te interpretohet dhe zbatohet, sikur këto pjese jo ligjore, te pavlefshme ose te pazbatueshme nuk kane qene pjese e kësaj  marrëveshje; dhe, pjesa qe mbetet e dispozitave te kësaj marrëveshje do të mbeten ne fuqi.

<!--[if !supportLists]-->15.   <!--[endif]-->MARRËVESHJA SI E TËRË, AMENDIMET

<!--[if !supportLists]-->15.1. <!--[endif]-->Kjo Marrëveshje është përfundimtare, e plotë dhe ekskluzive për Palët përsa i përket çështjeve të parashikuara në të, dhe zëvendëson e bashkon të gjitha përfaqësimet, diskutimet, propozimet, negocimet, kushtet, komunikimet dhe marrëveshjet e mëparshme ose të tashme, qofshin këto verbale apo me shkrim ndërmjet Palëve në lidhje me çështjet e parashikuara dhe të gjitha kurset e trajtimit ose detyrimeve industriale.

<!--[if !supportLists]-->15.2. <!--[endif]-->Asnjë modifikim ose amendim i kësaj Marrëveshje nuk do te jete efektiv përveç se me nënshkrimin dhe firmosjen e të dyja palëve.

<!--[if !supportLists]-->16.   <!--[endif]-->TË NDRYSHME

<!--[if !supportLists]-->16.1. <!--[endif]-->Kjo Marrëveshje nuk do të ndryshohet dhe asnjë kusht apo afat i saj nuk do të ndryshohet pa miratimin e të dyja palëve.