Politikat e privatësisë

Kjo politikë ju informon se si Alprofit mbledh dhe përdor të dhënat personale të individëve, vizitorëve, kandidatëve që marrin pjesë në procesin e rekrutimit të nëpunësve/punonjësve të ardhshëm të klientëve të Alpfoit, dhe të vizitorëve të tjerë, dhe ku përpunimi i të cilave kryhet pas dhënies së pëlqimit nga subjekti i të dhënave personale dhe/ose në rastet e tjera të parashikuara nga ligji nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar.

Alprofit është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar që organizohet dhe funksionon në mbështetje dhe zbatim të ligjit Nr. 9 901, datë 14.4.2008 Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare, dhe të Statutit të shoqërisë dhe kuadrit ligjor në fuqi.

Alprofit disponon faqen www.alprofit.al , nëpërmjet së cilës mbledh dhe transmeton informacione për qytetarët, bizneset, grupet e interesuara, vizitorët etj, lidhur me objektin e aktivitetit të saj nl punët e përditshme të realizuara nga Alprofit, informacione në lidhje me shërbimet që ofron në fushat e trajnimeve, rekrutimit dhe shërbimeve online.

Objekti i Politikave të privatësisë

Ky dokument ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që janë marrë për të dhënat që deklarohen në faqen web, procese të cilat realizohen në përputhje të plotë me përcaktimet e kuadrit ligjor dhe rregullator për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë.

Përdorimi i të dhënave personale

Të dhënat personale mund të përdoren për të komunikuar me vizitorët, klientët apo çdo subjekt të interesuar, për qëllime statistikore,  për ndjekjen dhe përfundimin e procedurave të punësimit, të rregulluara nga legjislacioni përkatës etj, duke siguruar se ato nuk përpunohen për të marrë masa apo vendime për një individ, si dhe duke garantuar konfidencialitetin e informacionit të siguruar. Alprofit kryen përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale, duke respektuar dhe garantuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe, në veçanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private.

Siguria

Alprofit siguron çdo përdorues që të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave të saj, i sigurohen me sistemin më të lartë të sigurisë dhe njëkohësisht është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi që lidhet me të dhënat e perdoruesve, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar dhe çdo akti tjetër të miratuar nga Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Mbrojtja e të dhënave personale

Mbrojtja e të dhënave personale bazohet në:

<!--[if !supportLists]-->1.       <!--[endif]-->përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme;

<!--[if !supportLists]-->2.       <!--[endif]-->grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime;

<!--[if !supportLists]-->3.       <!--[endif]-->mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;

<!--[if !supportLists]-->4.       <!--[endif]-->mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar

<!--[if !supportLists]-->5.       <!--[endif]-->saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen, duke ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur.

Alprofit merr përsipër të mbrojë dhe të moskeqpërdorë për asnjë rast këto të dhëna.

E drejta për t'u ankuar

Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë, në përputhje me parashikimet e kuadrit ligjor në fuqi.

Komisionieri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale

Adresa: Rruga “A. Toptani”, Kati II-të.

www.idp.al

Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.

Pyetje/Ankesa/Informacion

Me anë të informacionit të mësipërm shpresojmë t’ju kemi informuar në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë, në funksion të përdorimit të faqes web të Alprofit.

Për çdo kërkesë, informacion apo problematikë të mundshme në lidhje me faqen web: www.alprofit.al lutemi të na kontaktoni në:

e-mail: ---

Ofruesi: Alprofit

Adresa: Rruga e Elbasanit, Pallati Fratari, Tershana 2, Shkalla 1, Kati 6, Apartamenti 27, Tiranë.