Where possibilities begin

We’re a leading marketplace platform for learning and teaching online. Explore some of our most popular content and learn something new.

Blogjet më të fundit

Gëzuar Vitin e Ri 2024

Krijuar nga - Andi Haxhillari

Gëzuar Vitin e Ri 2024

Gëzuar Vitin e Ri 2024Dëshirojmë t'i shprehim një urim të ngrohtë dhe një falënderim të thellë për të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë, familjarët dhe të gjithë ata që kanë qenë përkrahës të zyrës tonë të kontabilitetit. Bashkëpunimi dhe mbështetja juaj kanë qenë burime frymëzimi për ne, duke na bërë të ndihemi të privilegjuar për të pasur një komunitet kaq të përkushtuar pranë nesh.Bashkëpunëtorët tanë janë partnerë të çmuar që kanë kontribuar në suksesin tonë përmes punës së tyre të palodhur dhe profesionalizmit. Ndjenjën e një ekipi të përkushtuar dhe të përbashkët e shohim si një pasuri e vërtetë që ka fuqizuar rrugën tonë drejt arritjeve dhe sukseseve. Ju falënderojmë për kontributin tuaj të vazhdueshëm dhe për besimin që keni treguar në vizionin tonë. https://www.youtube.com/watch?v=k_A84ityak8 Miqtë, familjarët, dhe të gjithë ata që na kanë mbështetur nga afër, ju dëshirojmë shumë gëzime dhe lumturi në çdo hap të jetës suaj. Për ne, suksesi i zyrës tonë ka qenë një udhëtim i përbashkët, dhe ndihemi të privilegjuar që keni qenë pjesë e kësaj udhëtimi. Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe shpresojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë të rritet dhe të sjellë suksese të reja në të ardhmen. Në këtë periudhë festive dhe në fillim të një vit të ri, dëshirojmë që lumturia dhe suksesi të jenë pjesë e përditshmërisë suaj. Gëzuar festat dhe vitin e ri! Shpresojmë që të vazhdojmë të ndajmë momente të lumtura dhe suksese të përbashkëta në vitin që vjen.

More details

Published - Sun, 31 Dec 2023

Ndryshime ligjore (tatimi i profesioneve të lira): Nga Janari 2024.

Krijuar nga - Andi Haxhillari

Ndryshime ligjore (tatimi i profesioneve të lira): Nga Janari 2024.

Në datë 22.12.2023 është miratuar VKM final https://alprofitconsult.al/vendim-nr-753-date-20-12-2023-per-dispozitat-zbatuese-te-ligjit-nr-29-2023-per-tatimin-mbi-te-ardhurat-i-ndryshuar-regjimi-i-vecante-ndertimi-dhe-profesionet-e-lira/ për kategorinë e bizneseve që konsiderohen profesione të lira. Kjo kategori, do të fillojë të paguajë tatim mbi fitimin nga Janari 2024. Më herët qarkullonte një dokument i ngjashëm por pritej finalizimi i tij dhe botimi në Fletoren Zyrtare.Sipas ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat, lista e profesioneve që caktohet nga kjo VKM; qofshin persona fizik apo kompani, do të paguajnë tatim mbi fitimin në nivelin 15% të fitimit. Ky është ndryshim ligjor që prek një kategori shumë të madhe të bizneseve. Përfshirja ose jo në listën e bizneseve të tatueshme do të kryhet me anë të kodit të veprimtarisë NVE.Në kategorinë e profesioneve të lira janë përfshirë pjesa më e madhe e shërbimeve dhe janë lënë jashtë tregtia, prodhimi, ndërtimi, transporti dhe akomodimi. Ndërkohë shërbimet e tjera si IT, agjensi imobiliare, shërbime teknike (ekonomist, jurist, arkitekt, etj), shëndetësia dhe të ngjashme do të konsiderohen profesione të lira dhe tatohen nga Janari 2024. Lista më poshtë tregon edhe kategorinë e profesioneve që do të tatohen.Për personat fizikë ka një skemë të veçantë që lejohet sipas ligjit të ri, ku tatimpaguesi mund ose të pranojë nga tatimet që fitimi të jetë 70% e shitjeve (dmth shpenzimet 30%) ose të dokumentojë shpenzimet që kryhen. Kushti është që shitjet të jenë më të vogla se 10 milion Lekë. Skema duhet të përdoret për  3 vite radhazi.Rasti pritet që të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese dhe ka mundësi që edhe të shfuqizohet në të ardhmen, por deri atëherë ne të duhet të zbatojmë këto ndryshime ligjore.Lexo VKM Nr. 753, datë 20.12.2023.vendim-2023-12-20-753-1-1Download

More details

Published - Sun, 31 Dec 2023

Vendim Nr. 753, datë 20.12.2023 "Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar: (regjimi i veçantë, ndërtimi dhe profesionet e lira).

VENDIMNr. 753, datë 20.12.2023PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT NR. 29/2023, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUARNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 14, pika 3, 17, pika 6, 49 dhe 69, pika 1, shkronja “dh”, të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i MinistraveVENDOSI:Neni 1Lista e veprimtarive për zbatimin e regjimit të veçantë për personat fizikë tregtarë dhe të vetëpunësuar1. Në zbatim të nenit 14, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar, ndarja e veprimtarive të parashikuara në këtë nen bëhet duke u bazuar në kodet e përcaktuara në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2), të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe të publikuar nga INSTAT-i.2. Bazuar në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2), ndarja e llojeve të veprimtarive ekonomike përkatësisht sipas veprimtarive të parashikuara në shkronjën “a”, të pikës 1, të nenit 14, të ligjit, pasqyrohet në tabelën analitike nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. "Neni 14 i Ligjit 29/2023 Regjimi i veçantë për individët tregtarë dhe të vetëpunësuar 1. Personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar, me qarkullim vjetor deri në 10 000 000 lekë, për qëllime të njohjes së shpenzimeve të zbritshme kanë të drejtë të zgjedhin një nga metodat e mëposhtme: a) pranimin e një regjimi të veçantë, përmes të cilit shpenzimet e supozuara zbriten apriori sipas shumave të specifikuara në këtë shkronjë dhe pa iu nënshtruar kontrollit të regjistrimeve kontabël lidhur me to nga administrata tatimore; i. 60% të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese; ii. 90% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë; iii. 70% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual; iv. 60% të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj., të kësaj natyre; v. 50% të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtaritë artizanale dhe atyre zejtare; vi. 30% të të ardhurave për individët e vetëpunësuar; ose b) përllogaritjen e shpenzimeve të zbritshme bazuar në dokumentacionin dhe faturat respektive për çdo shpenzim. 2. Personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar sipas pikës 1 të këtij neni zgjedhin dhe deklarojnë pranë administratës tatimore metodën të cilën do të zgjedhin. Kalimi nga një metodë në tjetrën nuk mund të bëhet më shpesh se një herë në tre vjet. 3. Përcaktimi i llojit të veprimtarive të kryera nga personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar sipas pikës 1 të këtij neni bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me legjislacionin në fuqi rregullues lidhur me këto veprimtari të kryera nga personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar. 4. Personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar, të cilët kanë aplikuar regjimin e veçantë sipas shkronjës “a” të pikës 1 të këtij neni, nuk i lejohet të kërkojë zbritje apo kompensim tjetër përveç kompensimit personal sipas nenit 22 të këtij ligji Neni 2Vlerësimi i kostos dhe i çmimit të shitjes së sipërfaqeve të ndërtimit të përfituara si rezultat i një kontrate shkëmbimi truall me ndërtesë1. Në zbatim të pikës 6, të nenit 17, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar, parashikohet dispozita ligjore në lidhje me tatimin e fitimin kapital të realizuar nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme të përfituar nga një kontratë shkëmbimi. Në momentin e shkëmbimit të truallit me sipërfaqe ndërtimi, në bazë të një kontrate shkëmbimi, nuk lind detyrim për llogaritje të fitimit kapital nga transferimi i pasurisë së paluajtshme si për shoqëritë e ndërtimit, ashtu edhe për pronarët e truallit, pavarësisht nga statusi. Në këtë rast, fitimi kapital lind në momentin e tjetërsimit të pasurisë së paluajtshme të fituar nga shkëmbimi.2. Me termin “fitim kapital i realizuar” kuptohet diferenca pozitive ndërmjet vlerës në shitje dhe vlerës në blerje të pasurisë së paluajtshme. Në rastet kur kjo diferencë rezulton negative, atëherë fitimi kapital do të konsiderohet zero në çdo transaksion.3. Në rastin e shitjes së një pasurie të paluajtshme të përfituar nga një kontratë shkëmbimi truall–ndërtesë, për të llogaritur fitimin kapital të realizuar, vlera në blerje dhe vlera në shitje përcaktohen, si më poshtë vijon:a) Vlera në blerje do të konsiderohet vlera e pjesës së truallit që i takon sipërfaqes së ndërtesës që shitet:i. Vlera e truallit, për metër katror (m2) të dhënë në këmbim të përfitimit të sipërfaqes së banimit/tregtisë/shërbimit përcaktohet bazuar në vlerën, që ka pasur trualli i dhënë në transaksionin e fundit përpara shkëmbimit. Kur pronari i truallit e ka përfituar këtë truall me një transaksion, sikurse janë kontratë blerjeje, shkëmbimi, trashëgimi, dhurimi, heqje dorë apo rivlerësim i pasurisë së paluajtshme, për të cilin është llogaritur tatimi dhe ky akt është regjistruar pranë organit kompetent për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, vlera në blerje do të jetë vlera sipas regjistrimit të fundit të kësaj pasurie mbi të cilën është llogaritur tatimi. Kjo vlerë, në rast se ekziston një akt tjetërsimi pasurie, u mundësohet noterëve gjatë kërkesës për tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme nga organi kompetent për tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme;ii. Në rastet kur për truallin e këmbyer nuk ekziston një vlerë sipas parashikimeve të nënndarjes “i”, të kësaj shkronje, si vlerë e truallit për metër katror (m2) të dhënë në këmbim të përfitimit të sipërfaqes së banimit ose tregtisë, ose shërbimit do të konsiderohet vlera, sipas çmimeve për metër katror (m2) sipërfaqe trualli të dhënë, që parashikohen në hartën e vlerave të tokës në Republikën e Shqipërisë, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave në fuqi në momentin e regjistrimit të kontratës së shkëmbimit ndërmjet investitorit e pronarit të truallit në organin përgjegjës për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme;b) Vlera në shitje e ndërtesës përcaktohet në kontratën e shitjes, e cila është nënshkruar nga palët, shitësi dhe blerësi:i. Kontrata parashikon sipërfaqen në metër katror (m2) të pasurisë objekt të kontratës, çmimin për metër katror (m2) dhe vlerën e saj. Kontrata shoqërohet me hartën, planimetrinë dhe dokumentet e tjera, që shërbejnë për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme sipas legjislacionit të fushës. Kjo vlerë në shitje e përcaktuar në kontratën e shitjes, për efekt të llogaritjes së detyrimit tatimor nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme, krahasohet me çmimet e referencës;ii. Në rastet kur vlera e pasurisë sipas çmimit të shitjes për metër katror (m²) të përcaktuar në kontratë është më e ulët se vlera sipas çmimeve referuese, atëherë si çmim i supozuar shitjeje merret në konsideratë çmimi i referencës së zonës/qytetit. Çmimet e referencës janë çmimet mesatare referuese për metër katror (m2) sipërfaqe ndërtimi që përdoren për vlerësimin e vlerës së taksueshme për banesat, bazuar në udhëzimin e përbashkët të ministrit përgjegjës për financat dhe institucionit që ka në fushën e përgjegjësisë regjistrimin e pasurive të paluajtshme, të nxjerrë në zbatim të pikës 8, të nenit 17, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar.Neni 3Shpenzimet dhe të ardhurat në sektorin e ndërtimit1. Dispozitat e këtij neni zbatohen për përcaktimin e fitimit të tatueshëm të sipërmarrjeve, që operojnë në ndërtimin dhe/ose shitjen e ndërtesave për qëllim strehimi, veprimtari prodhuese, tregtare ose veprimtari të shërbimit, sipas parashikimit në nenin 49, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar.2. Tatimpaguesit që operojnë si sipërmarrës të punimeve të ndërtimit, për llogaritjen e të ardhurave dhe shpenzimeve veprojnë, si më poshtë vijon:a) Në rastet kur tatimpaguesit operojnë si sipërmarrës në punime ndërtimi në rolin e kontraktorit, nënkontraktorit, supervizorit, mbikëqyrësit etj., të ardhurat nga biznesi janë të ardhurat e faturuara, bazuar në situacionet e punimeve të kryera apo paradhëniet e marra nga porositësit e punimeve;b) Shpenzimet e tatimpaguesve, që operojnë si sipërmarrës në punime ndërtimi në rolin e kontraktorit, nënkontraktorit, supervizorit, mbikëqyrësit etj. përbëhen nga shpenzimet e biznesit brenda kufizimeve të ligjit për tatimin mbi të ardhurat.3. Tatimpaguesit, që operojnë si ndërtues dhe shitës të punimeve të ndërtimit, për llogaritjen e të ardhurave dhe shpenzimeve veprojnë, si më poshtë vijon:a) Në rastet kur tatimpaguesit operojnë si ndërtues të objekteve të ndërtimit dhe njëkohësisht janë pronarë plotësisht apo pjesërisht të produktit të ndërtimit, të cilin e shesin apo e japin me qira, të ardhurat nga biznesi janë të ardhurat nga pjesa, që shitet e produktit të ndërtimit, si dhe të ardhurat nga qiraja për pjesën e produktit të ndërtimit që jepet me qira:i. Në rastet kur tatimpaguesi është 100% pronar i truallit ku ndërtohet, të ardhurat nga shitja apo dhënia me qira e produktit të ndërtimit do të llogariten për 100 % të produktit të ndërtimit;ii. Në rastet kur tatimpaguesi nuk është pronar 100% i truallit ku ndërtohet, por ka një kontratë shkëmbimi truall–ndërtesë me pronarët e truallit, të ardhurat nga shitja apo dhënia me qira e produktit të ndërtimit llogariten për pjesën përfituese të produktit të ndërtimit bazuar në kontratën e shkëmbimit ndërmjet palëve;b) Të ardhurat nga shitja e produkteve të ndërtimit, si dhe të ardhurat nga dhënia me qira e tyre llogariten bazuar në kontratat e shitjes, por duke marrë në konsideratë çmimet minimale të shitjes apo tarifat minimale të qiradhënies të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë;c) Shpenzimet e tatimpaguesve, që operojnë si ndërtues të objekteve të ndërtimit dhe njëkohësisht janë pronarë plotësisht apo pjesërisht të produktit të ndërtimit, përbëhen nga shpenzimet e zbritshme të biznesit për fazën e ndërtimit, fazën e shitjes apo të mirëmbajtjes për pjesën e objekteve që jepen me qira, sipas dispozitave të ligjit për tatimin mbi të ardhurat;ç) Në rastet kur shoqëritë e ndërtimit disponojnë në aktivet e shoqërisë troje të blera dhe, bazuar në lejet e ndërtimit, përdorin pjesë të tyre për ndërtimin e godinave me qëllim rishitjeje, për pjesën e truallit, i cili i përket pjesës së shitur të godinës, truall që çregjistrohet si pronë e entitetit në ASHK dhe kalon në pronësi/bashkëpronësi të blerësve të produktit të ndërtimit, vlera në kontabilitet e tij kalohet si shpenzim i zbritshëm i veprimtarisë së ndërtimit me qëllim shitjeje. Nëse entiteti mban produkte ndërtimi për nevoja të veprimtarisë së tij, si: zyra, magazina, dhënie me qira, bare, restorante etj., pjesa përkatëse e truallit, që u përket proporcionalisht këtyre aktiveve, nuk do kalojë si shpenzim i zbritshëm biznesi.3. Tatimpaguesit, që operojnë si investitorë dhe shitës të produkteve të ndërtimit, për llogaritjen e të ardhurave dhe shpenzimeve veprojnë, si më poshtë vijon:Në rastet kur tatimpaguesit operojnë si investitorë, financues të produktit të ndërtimit, të ardhurat nga biznesi janë të ardhurat nga shitja e produktit të ndërtimit, si dhe të ardhurat nga qiraja për pjesën e produktit të ndërtimit që mbahet nga ana e tyre për t’u dhënë me qira.a) Të ardhurat nga shitja e produkteve të ndërtimit, si dhe të ardhurat nga dhënia me qira e tyre llogariten bazuar në kontratat ligjore të shitjes, por duke marrë në konsideratë çmimet minimale të shitjes apo tarifat minimale të qiradhënies të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë;b) Shpenzimet e tatimpaguesve, që operojnë si investitorë (financues) të produktit të ndërtimit dhe njëkohësisht janë pronarë të këtij produkti, përbëhen nga shpenzimet e faturuara për ta nga sipërmarrësit e punimeve apo shpenzimet e tjera të nevojshme në fazën e shitjes apo të dhënies me qira, sipas dispozitave të ligjit për tatimin mbi të ardhurat.Neni 4Lista e shërbimeve objekt tatimi nga 1 janari 20241. Në zbatim të nenit 69, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar, përcaktohet lista analitike e veprimtarive ekonomike të tatimpaguesve, persona fizikë të vetëpunësuar dhe entitete, që ofrojnë shërbime profesionale, me të ardhura vjetore deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale nga biznesi apo tatim mbi të ardhurat e korporatës, duke filluar nga viti fiskal 2024. Lista analitike përbëhet nga veprimtaritë sipas kodeve të parashikuara në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2), të paraqitura në tabelën analitike nr. 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.2. Në rastet kur tatimpaguesit nuk janë të qartë në lidhje me kategorizimin e veprimtarisë ekonomike që ushtrojnë apo për normën e tatimit mbi të ardhurat në lidhje me veprimtarinë e tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2), përcakton ndarjen dhe aktivitetin, në të cilin bën pjesë tatimpaguesi përkatës. "Pjesë nga neni 69 i Ligjit 29/2023 Dispozitë kalimtare 1. Lehtësitë dhe përjashtimet tatimore të parashikuara në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, vazhdojnë të zbatohen si më poshtë: ..... dh) për: i. individët tregtarë; ii. të vetëpunësuarit, si dhe; iii. entitetet: me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri më 31 dhjetor 2029. Norma e tatimit 0% nuk aplikohet për tatimpaguesit e përcaktuar në nënndarjet “ii” dhe “iii” të kësaj shkronje, të cilët furnizojnë shërbime profesionale. Lista analitike e shërbimeve profesionale përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave në përputhje me legjislacionin në fuqi rregullues lidhur me këto shërbime profesionale. ... " Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.Shkarko VKM Nr. 753, datë 20.12.2023vendim-2023-12-20-753-1DownloadShkarko Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2)Tabela analitike nr. 1Lloji i veprimtarisëNdarja NVE Rev 2Kodi NVE Rev 2PërshkrimiVeprimtaritë prodhueseNdarja 01A111, A112, A113, A114, A115, A116, A119, A121, A122, A123, A124, A125, A126, A127, A128, A129, A130, A141, A142, A143, A144, A145, A146, A147, A149, A150, A161, A162, A163, A164, A170Prodhimi bimor dhe shtazor, gjuetia dhe shërbime të lidhura me toNdarja 02A210, A220, A230, A240Pyjet dhe shfrytëzimi i pyjeveNdarja 03A311, A312, A321, A322Peshkimi dhe AkuakulturaNdarja 05B510, B520Nxjerrja e qymyrit dhe linjiteveNdarja 06B610, B620Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyrorNdarja 07B710, B721, B729Nxjerrja e mineraleve metaloreNdarja 08B811, B812, B891, B892, B893, B899Nxjerrja e mineraleve të tjera nga minierat apo karrieratNdarja 09B910, B990Aktivitete mbështetëse minerareNdarja 10C1011, C1012, C1013, C1020, C1031, C1032, C1039, C1041, C1042, C1051, C1052, C1061, C1062, C1071, C1072, C1073, C1081, C1082, C1083, C1084, C1085, C1086, C1089, C1091, C1092Përpunimi i produkteve ushqimoreNdarja 11C1101, C1102, C1103, C1104, C1105, C1106, C1107Prodhimi i pijeveNdarja 12C1200Prodhimi i produkteve të duhanitNdarja 13C1310, C1320, C1330, C1391, C1392, C1393, C1394, C1395, C1396, C1399Përpunimi i tekstileveNdarja 14C1411, C1412, C1413, C1414, C1419, C1420, C1431, C1439Konfeksionimi i veshjeveNdarja 15C1511, C1512, C1520Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkureNdarja 16C1610, C1621, C1622, C1623, C1624, C1629Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobilieve; prodhimin e artikujveNdarja 17C1711, C1712, C1721, C1722, C1723, C1724, C1729Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letreNdarja 18C1811, C1812, C1813, C1814, C1820Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruaraNdarja 19C1910, C1920Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftësNdarja 20C2011, C2012, C2013, C2014, C2015, C2016, C2017, C2020, C2030, C2041, C2042, C2051, C2052, C2053, C2059, C2060Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimikeNdarja 21C2110, C2120Përpunimi i produkteve farmaceutike dhe preparateve farmaceutikeNdarja 22C2211, C2219, C2221, C2222, C2223, C2229Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikësNdarja 23C2311, C2312, C2313, C2314, C2319, C2320, C2331, C2332, C2341, C2342, C2343, C2344, C2349, C2351, C2352, C2361, C2362, C2363, C2364, C2365, C2369, C2370, C2391, C2399Prodhimi i produkteve minerale jo metalikeNdarja 24C2410, C2420, C2431, C2432, C2433, C2434, C2441, C2442, C2443, C2444, C2445, C2446, C2451, C2452, C2453, C2454MetalurgjiaNdarja 25C2511, C2512, C2521, C2529, C2530, C2540, C2550, C2561, C2562, C2571, C2572, C2573, C2591, C2592, C2593, C2594, C2599Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeveNdarja 26C2611, C2612, C2620, C2630, C2640, C2651, C2652, C2660, C2670, C2680Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikëNdarja 27C2711, C2712, C2720, C2731, C2732, C2733, C2740, C2751, C2752, C2790Prodhimi i pajisjeve elektrikeNdarja 28C2811, C2812, C2813, C2814, C2815, C2821, C2822, C2823, C2824, C2825, C2829, C2830, C2841, C2849, C2891, C2892, C2893, C2894, C2895, C2896, C2899Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve p.k.tNdarja 29C2910, C2920, C2931, C2932Prodhimi i mjeteve të transportit, rimorkiove dhe gjysmë rimorkioveNdarja 30C3011, C3012, C3020, C3030, C3040, C3091, C3092, C3099Prodhimi i mjeteve të tjera të transportitNdarja 31C3101, C3102, C3103, C3109Prodhimi i mobileveNdarja 32C3211, C3212, C3213, C3220, C3230, C3240, C3250, C3291, C3299Industri të tjera p.k.tNdarja 35D3511, D3512, D3513, D3514, D3521, D3522, D3523, D3530Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuarNdarja 36E3600Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujëNdarja 37E3700Ujërat e zezaNdarja 38E3811, E3812, E3821, E3822, E3831, E3832Aktivitetet e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve; rikuperimi i materialeveNdarja 39E3900Shërbime të tjera të pastrimit e të menaxhimit të mbetjeveNdarja 41F4110, F4120Ndërtimi i ndërtesaveNdarja 42F4211, F4212, F4213, F4221, F4222, F4291, F4299Punime inxhinierikeNdarja 43F4311, F4312, F4313, F4321, F4322, F4329, F4331, F4332, F4333, F4334, F4339, F4391, F4399Punime të specializuara ndërtimiNdarja 98T9810, T9820Aktivitete të prodhimit të mallrave e shërbimeve të pandryshueshme të familjeve për përdorim të vetVeprimtaritë e tregtimit me shumicëNdarja 46G4611, G4612, G4613, G4614, G4615, G4616, G4617, G4618, G4619, G4621, G4622, G4623, G4624, G4631, G4632, GG4633, G4634, G4635, G4636, G4637, G4638, G4639, G4641, G4642, G4643, G4644, G4645, G4646, G4647, G4648, G4649, G4651, G4652, G4661, G4662, G4663, G4664, G4665, G4666, G4669, G4671, G4672, G4673, G4674, G4675, G4676, G4677, G4690Tregtia me shumicë, përveç automjeteve dhe motoçikletaveVeprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individualNdarja 45G4511, G4519, G4520, G4531, G4532, G4540Tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletaveNdarja 47G4711, G4719, G4721, G4722, G4723, G4724, G4725, G4726, G4729, G4730, G4741, G4742, G4743, G4751, G4752, G4753, G4754, G4759, G4760, G4761, G4762, G4763, G4764, G4765, G4771, G4772, G4773, G4774, G4775, G4776, G4777, G4778, G4779, G4781, G4782, G4789, G4791, G4799Tregtia me pakicë, përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletaveNdarja 49H4910, H4920, H4931, H4932, H4939, H4941, H4942, H4950Transporti tokësor dhe me tubacioneNdarja 50H5010, H5020, H5030, H5040Transporti ujorNdarja 51H5110, H5121, H5122Transporti ajrorVeprimtaritë bare, restorante, disko, etj., të kësaj natyreNdarja 56I5610, I5621, I5629, I5630Shërbime ushqimi dhe pijeVeprimtaritë e shërbimeve, veprimtaritë artizanale dhe zejtareNdarja 52H5210, H5221, H5222, H5223, H5224, H5229Magazinimi dhe aktivitete mbështetëse për transportinNdarja 53H5310, H5320Aktivitete të postës dhe korrierësNdarja 55I5510, I5520, I5530, I5590AkomodimiNdarja 60J6010, J6020Aktivitete të programimit dhe shpërndarjesNdarja 61J6110, J6120, J6130, J6190TelekomunikacioniNdarja 85P8510, P8520, P8531, P8532, P8541, P8542, P8551, P8552, P8553, P8559, P8560ArsimiNdarja 91R9101, R9102, R9103, R9104Bibliotekat, arkivat, muzeumet dhe të tjera aktivitete kulturoreNdarja 92R9200Aktivitete të lojërave të fatit dhe basteveNdarja 93R9311, R9312, R9313, R9319, R9321, R9329Aktivitete sportive, argëtuese dhe çlodhëseIndividët e vetëpunësuarNdarja 33C3311, C3312, C3313, C3314, C3315, C3316, C3317, C3319, C3320Riparimi dhe instalimi i makinerive dhe pajisjeveNdarja 58J5811, J5812, J5813, J5814, J5819, J5821, J5829Aktivitete publikimiNdarja 59J5911, J5912, J5913, J5914, J5920Filma, video dhe prodhimi i programeve televizivë, regjistrimi i zërit dhe aktivitete publikimi të muzikësNdarja 62J6201, J6202, J6203, J6209Shërbime të teknologjisë së informacionitNdarja 63J6311, J6312, J6391, J6399Aktivitete të shërbimit të informacionitNdarja 64K6411, K6419, K6420, K6430, K6491, K6492, K6499Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneveNdarja 65K6511, K6512, K6520, K6530Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëmNdarja 66K6611, K6612, K6619, K6621, K6622, K6629, K6630Aktivitete të tjera financiareNdarja 68L6810, L6820, L6831, L6832Aktivitete të pasurive të paluajtshmeNdarja 69M6910, M6920Aktivitete juridike dhe të kontabilitetitNdarja 70M7010, M7021, M7022Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve dhe aktivitete të konsultimitNdarja 71M7111, M7112, M7120Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike; aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknikeNdarja 72M7211, M7219, M7220Kërkim dhe zhvillim shkencorNdarja 73M7311, M7312, M7320Publiciteti dhe kërkimet e tregutNdarja 74M7410, M7420, M7430, M7490Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknikeNdarja 75M7500Aktivitete VeterinareNdarja 77N7711, N7712, N7721, N7722, N7729, N7731, N7732, N7733, N7734, N7735, N7739, N7740Aktivitete të marrjes e dhënies me qiraNdarja 78N7810, N7820, N7830Aktivitete të punësimitNdarja 79N7911, N7912, N7990Agjenci udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimitNdarja 80N8010, N8020, N8030Aktivitete të sigurimit dhe hetimitNdarja 81N8110, N8121, N8122, N8129, N8130Shërbime ndaj ndërtesave dhe shesheveNdarja 82N8211, N8219, N8220, N8230, N8291, N8292, N8299Administrim zyrash, mbështetje administrative dhe të tjera aktivitete mbështetëse të ndërmarrjeveNdarja 84O8411, O8412, O8413, O8421, O8422, O8423, O8424, O8425, O8430Administrimi publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëmNdarja 86Q8610, Q8621, Q8622, Q8623, Q8690Aktivitete të shëndetitNdarja 87Q8710, Q8720, Q8730, Q8790,Aktivitete të qendrave të kujdesit mjekësor e socialNdarja 88Q8810, Q8891, Q8899Aktivitete të kujdesit social pa akomodimNdarja 90R9001, R9002, R9003, R9004Aktivitete krijuese, arte, dhe aktivitete çlodhëseNdarja 94S9411, S9412, S9420, S9491, S9492, S9499Aktivitetet e shoqatave e organizataveNdarja 95S9511, S9512, S9521, S9522, S9523, S9524, S9525, S9529Riparimi i kompjuterëve dhe artikujve personale dhe familjarëNdarja 96S9601, S9602, S9603, S9604, S9609Aktivitete të tjera shërbimiNdarja 97T9700Aktivitete të familjeve si punëdhënës të personelit shtëpiakNdarja 99U9900Aktivitete të organizatave dhe organizmave ndërkombëtareTabela analitike nr. 2NdarjaGrupi/ klasaKodi NVE Rev 2Lloji i aktivitetitNdarja 59  Filma, video dhe prodhimi i programeve televizivë, regjistrimi i zërit dhe aktivitete të prodhimit të muzikës 59.2 Regjistrimi i zërit dhe aktivitete të publikimit të muzikës 59.20J5920Regjistrimi i zërit dhe aktivitete të publikimit të muzikësNdarja 62  Shërbime të teknologjisë së informacionit 62.0 Programacioni, këshillime dhe aktivitete të tjera informatike 62.01J6201Aktivitete të programimit informatik 62.02J6202Aktivitete të këshillimeve informatike 62.03J6203Aktivitete të menaxhimit të instalimeve informatike 62.09J6209Shërbime të tjera të teknologjisë së informacionitNdarja 63  Aktivitete të shërbimit të informacionit 63.1 Përpunimi i të dhënave, aktivitete mbajtëse (hosting) të informacionit dhe aktivitete të lidhura me to, portat web 63.11J6311Përpunimi i të dhënave, aktivitete mbajtëse (hosting) të informacioni dhe aktivitete të lidhura me to 63.12J6312Portat web 63.9 Shërbime të tjera të informacionit 63.91J6391Aktivitete të agjencive të lajmeve 63.99J6399Shërbime të tjera informacioni p.k.tNdarja 64  Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneve 64.1 Ndërmjetësim Monetar 64.19K6419Ndërmjetësime të tjera financiare 64.9 Ndërmjetësime të tjera financiare 64.91K6491Leasing (Qiramarrja financiare) 64.92K6492Aktivitete të tjera garantimit të kredisë 64.99K6499Ndërmjetësime të tjera financiare, përveç sigurimit dhe fondeve të pensionit, p.k.t.Ndarja 65 Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëm 65.1 Sigurimi 65.11K6511Sigurimi i jetës 65.12K6512Sigurime jo jetësore 65.2 Risigurimi 65.20K6520Risigurimi 65.3 Financimi i Pensioneve 65.30K6530Financimi i PensioneveNdarja 66  Aktivitete të tjera financiare 66.1 Aktivitete ndihmëse të ndërmjetësimit financiar përveç sigurimit dhe financimit të pensioneve 66.11K6611Administrimi i tregjeve financiare 66.12K6612Aktivitete të sigurimit dhe kontratave të të mirave 66.19K6619Aktivitete ndihmëse të ndërmjetësimit financiar, përveç sigurimit dhe financimit të pensioneve p.k.t 66.2 Aktivitete ndihmëse të sigurimeve dhe financimit të pensioneve 66.21K6621Vlerësimi i riskut dhe dëmit 66.22K6622Aktivitete të agjentëve të sigurimit dhe komisionerëve 66.29K6629Të tjera aktivitete ndihmëse të sigurimeve dhe financimit të pensioneve 66.3 Menaxhimi i fondeve 66.30K6630Menaxhimi i fondeveNdarja 68  Aktivitete të pasurive të paluajtshme 68.1 Blerja dhe shitja e pasurive të paluajtshme 68.10L6810Blerja dhe shitja e pasurive të paluajtshme në pronësi të vet 68.2 Dhënia me qira dhe funksionimi i pasurive të paluajtshme të veta ose të marra me qira 68.20L6820Dhënia me qira dhe funksionimi i pasurive të paluajtshme të veta ose të marra me qira 68.3 Aktivitete të pasurive të paluajtshme me pagesë ose kontratë 68.31L6831Agjencitë e pasurive të paluajtshme 68.32L6832Menaxhimi i pasurive të paluajtshme me pagesë ose kontratëNdarja 69  Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit 69.1 Aktivitete juridike 69.10M6910Aktivitete juridike 69.2 Aktivitete të llogarive, mbajtjes së llogarive dhe aktivitete auditimi; konsulencë për taksat 69.20M6920Aktivitete të llogarive, mbajtjes së llogarive dhe aktivitete auditimi; konsulencë për taksatNdarja 70  Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve dhe aktivitete të konsultimit 70.1 Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve 70.10M7010Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve 70.2 Aktivitete të konsulencës menaxheriale 70.21M7021Aktivitete të marrëdhënieve publike dhe të komunikimit 70.22M7022Aktivitete të këshillimit për biznes dhe këshilla të tjera për menaxhiminNdarja 71  Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike; aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike 71.1 Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike dhe konsulenca teknike të lidhura me to 71.11M7111Aktivitete arkitekturore 71.12M7112Aktivitete inxhinierike dhe konsulenca teknike të lidhura me to 71.2 Testimet dhe analizat teknike 71.20M7120Testimet dhe analizat teknikeNdarja 73  Publiciteti dhe kërkimet e tregut 73.1 Publicitet 73.11M7311Agjenci publiciteti 73.12M7312Shërbime të përfaqësimit të mediave 73.2 Studimi i tregut dhe sondazhet 73.20M7320Studimi i tregut dhe sondazhetNdarja 74  Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike 74.1 Aktivitete të specializuara skicimi 74.10M7410Aktivitete të specializuara skicimi 74.2 Aktivitete fotografike 74.20M7420Aktivitete fotografike 74.3 Aktivitete përkthimi dhe interpretimi 74.30M7430Aktivitete përkthimi dhe interpretimi 74.9 Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike p.k.t 74.90M7490Të tjera aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike p.k.tNdarja 75  Aktivitete veterinare 75.0 Aktivitete veterinare 75.00M7500Aktivitete veterinareNdarja 77  Aktivitete të marrjes e dhënies me qira 77.1 Dhënia me qira dhe hua e mjeteve të transportit 77.11N7711Dhënia me qira dhe hua e mjeteve të transportit 77.12N7712Dhënia me qira dhe hua e kamionëve 77.2 Dhënia me qira dhe hua e orendive personale dhe shtëpiake 77.21N7721Dhënia me qira dhe hua e pajisjeve të kohës së lirë dhe mallra sportive 77.22N7722Dhënia me qira e video-kasetave dhe disqeve 77.29N7729Dhënia me qira dhe hua e sendeve personale dhe e orendive shtëpiake të papërfshira 77.3 Dhënia me qira dhe hua e makinerive, pajisjeve dhe mallra të tjera të trupëzuara 77.31N7731Dhënia me qira dhe hua e makinerive bujqësore dhe pajisjeve 77.32N7732Dhënia me qira dhe hua e makinerive dhe pajisjeve të ndërtimit e të punimeve inxhinierike 77.33N7733Dhënia me qira dhe hua e makinerive dhe pajisjeve të zyrës (përfshirë kompjuterët) 77.34N7734Dhënia me qira dhe hua e pajisjeve të transportit të ujit 77.35N7735Dhënia me qira dhe hua të pajisjeve të transportit ajror 77.39N7739Dhënien me qira dhe hua të makinerive dhe pajisjeve të tjera dhe mallrave të prekshëm të papërfshira 77.4 Dhënia me qira e të mirave jo-financiare të patrupëzuara 77.40N7740Dhënia me qira e të mirave jo-financiare të patrupëzuaraNdarja 78  Aktivitete të punësimit 78.0 Aktivitete të agjencive të punësimit 78.10N7810Aktivitete të agjencive të punësimit 78.2 Agjenci të punësimit të përkohshëm 78.20N7820Agjenci të punësimit të përkohshëm 78.3 Sigurimi i burimeve njerëzore dhe menaxhimi i funksioneve të burimeve njerëzore 78.30N7830Sigurimi i burimeve njerëzore dhe menaxhimi i funksioneve të burimeve njerëzoreNdarja 79  Agjenci udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit 79.1 Agjenci udhëtimi dhe aktivitete të operatorëve turistikë 79.11N7911Aktivitete të agjencive të udhëtimit 79.12N7912Aktivitete të operatorëve turistikë 79.9 Të tjera aktivitete shërbimi për rezervim 79.90N7990Të tjera aktivitete shërbimi për rezervimNdarja 80  Aktivitete të sigurimit dhe hetimit 80.1 80.1 Aktivitete private sigurimi 80.10N801080.10 Aktivitete private sigurimi 80.2 80.2 Aktivitete të shërbimeve të sigurimit 80.20N802080.20 Aktivitete të shërbimeve të sigurimit 80.3 80.3 Aktivitete hetimi 80.30N803080.30 Aktivitete hetimiNdarja 82  Administrim zyrash, mbështetje administrative dhe të tjera aktivitete mbështetëse 82.1 Administrim zyrash dhe aktivitete mbështetëse 82.11N8211Aktivitete të kombinuara të shërbimit të administrimit të zyrave 82.2 Aktivitete të qendrave telefonike (call center) 82.20N8220Aktivitete të qendrave telefonike (call center) 82.3 Organizatorë të konferencave dhe panaireve 82.30N8230Organizatorë të konferencave dhe panaireve 82.9 Aktivitete shërbimi mbështetëse për bizneset p.k.t. 82.91N8291Aktivitete të agjencive të mbledhjes së dokumentacionit dhe zyra krediti 82.99N8299Aktivitete të tjera shërbimi mbështetëse për bizneset p.k.tNdarja 84  Administrimi publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm 84.2 Kryerja e shërbimeve ndaj komunitetit 84.23O8423Drejtësi dhe aktivitete juridikeNdarja 85  Arsimi 85.1 Arsimi parashkollor 85.10P8510Arsimi parashkollor 85.2 Arsimi fillor (cikli i parë i arsimit bazë) 85.20P8520Arsimi fillor 85.3 Arsimi mesëm 85.31P8531Arsimi mesëm i përgjithshëm (klasat 7-8-9 të arsimit bazë + klasat 10-11-12 të gjimnazit) 85.32P8532Arsim mesëm teknik dhe profesional 85.4 Arsimi lartë 85.41P8541Arsimi pas të mesmes jo i lartë 85.42P8542Arsimi lartë 85.5 Arsim tjetër 85.51P8551Arsimi për sporte dhe argëtim 85.52P8552Arsim kulturor 85.53P8553Aktivitete të shkollave të drejtimit të mjeteve 85.59P8559Të tjera shkollime 85.6 Shërbime arsimore mbështetëse 85.60P8560Shërbime arsimore mbështetëseNdarja 86  Aktivitete të shëndetit 86.1 Aktivitete të spitaleve 86.10Q8610Aktivitete të spitaleve 86.2 Aktivitete të mjekëve dhe dentistëve 86.21Q8621Aktivitete të mjekëve të përgjithshëm 86.22Q8622Aktivitete të mjekëve të specializuar 86.23Q8623Aktivitete të dentistëve 86.9 Të tjera aktivitete të shëndetit 86.90Q8690Të tjera aktivitete të shëndetitNdarja 87  Aktivitete të qendrave të kujdesit mjekësor e social 87.1 Aktivitete të qendrave të kujdesit infermieror 87.10Q8710Aktivitete të qendrave të kujdesit infermieror 87.2 Aktivitete të qendrave të kujdesit për prapambetjet mendore, shëndetit mendor dhe abuzimit me substanca narkotike 87.20Q8720Aktivitete të qendrave të kujdesit për prapambetjet mendore, shëndetit mendor dhe abuzimit me substanca narkotike 87.3 Aktivitete qendrave të kujdesit shëndetësor për të moshuarit dhe personave me paaftësi 87.30Q8730Aktivitete qendrave të kujdesit shëndetësor për të moshuarit dhe personave me paaftësi 87.9 Aktivitete të qendrave të tjera kujdesit p.k.t 87.90Q8790Aktivitete të qendrave të tjera kujdesit p.k.tNdarja 88  Aktivitete të kujdesit social pa akomodim 88.1 Aktivitete të kujdesit social pa akomodim për të moshuar dhe të paaftë 88.10Q8810Aktivitete të kujdesit social pa akomodim për të moshuar dhe të paaftë 88.9 Të tjera aktivitete të kujdesit social pa akomodim 88.91Q8891Aktivitete të kujdesit ditor të fëmijëve 88.99Q8899Aktivitete të tjera të kujdesit sociale pa akomodim p.k.t.Ndarja 90  Aktivitete krijuese, arte, dhe aktivitete çlodhëse 90.0 Aktivitete krijuese, arte, dhe aktivitete çlodhëse 90.01R9001Shfaqje artistike 90.02R9002Aktivitete mbështetëse për shfaqje artistike 90.03R9003Krijimtari artistike 90.04R9004Shfrytëzimi i strukturave dhe pajisjeve artistikeNdarje 93  Aktivitete sportive, argëtuese dhe çlodhëse 93.1 Aktivitete sportive 93.11R9311Funksionimi i strukturave sportive 93.12R9312Aktivitete të klubeve sportive 93.13R9313Palestra 93.19R9319Aktivitete të tjera sportive 93.2 Të tjera aktivitete argëtuese dhe çlodhëse 93.21R9321Aktivitete të parqeve të argëtimit dhe atyre me orientim të caktuar 93.29R9329Aktivitete të tjera argëtimi dhe çlodhëse p.k.t.Ndarja 96  Aktivitete të tjera shërbimi 96.0 Aktivitete të tjera shërbimi 96.04S9604Aktivitete të mirëmbajtjes trupore

More details

Published - Sun, 31 Dec 2023

Tatimi mbi të ardhurat e korporatës: Dispozita të përgjithshme mbi përcaktimin e fitimit : pjesa e dytë (ndryshimet ligjore pas Janar 2024)

Krijuar nga - Andi Haxhillari

Tatimi mbi të ardhurat e korporatës: Dispozita të përgjithshme mbi përcaktimin e fitimit : pjesa e dytë (ndryshimet ligjore pas Janar 2024)

Rregullat e zbatueshme mbi riorganizimet e biznesitRiorganizimet e biznesit përfshijnë bashkimet, ndarjet, ndarjet e pjesshme, shkëmbimin e aksioneve dhe transferimet e degëve të veprimtarisë.Një riorganizim biznesi nuk shkakton tatim të fitimeve kapitale mbi aktivet e transferuara për t'i dhënë efekt riorganizimit, përveç ndonjë pagese në para që tejkalon pagesën e cilësuar në të holla.Për qëllime të këtij neni:“Bashkim me përthithje” është çdo transferim nga një entitet i të gjitha veprimtarive të tij të biznesit (personi transferues) në një shoqëri (shoqëria përthithëse) në shkëmbim të emetimit apo transferimit të aksioneve ose kuotave që përfaqësojnë kapitalin e shoqërisë përthithëse;“Transferim i një dege të veprimtarisë” është çdo operacion nëpërmjet të cilit një shoqëri (shoqëria transferuese) transferon pa u shpërbërë një ose më shumë degë të veprimtarisë të saj në një shoqëri tjetër (shoqëria përthithëse), në këmbim të emetimit ose transferimit të aksioneve ose kuotave që përfaqësojnë kapitalin e shoqërisë përthithëse. Një “degë e veprimtarisë” nënkupton të gjitha aktivet e pasivet e një sektori të një shoqërie, të cilat nga pikëpamja organizative përbëjnë një veprimtari të pavarur ekonomike dhe përfshin, gjithashtu, transferimin e të gjitha aktiveve e të pasiveve të një shoqërie.“Shkëmbim i aksioneve ose kuotave” është çdo operacion nëpërmjet të cilit një shoqëri (shoqëria blerëse) përfiton një pjesëmarrje në kapitalin e një shoqërie tjetër (shoqëria e blerë), në këmbim të emetimit ose të transferimit tek aksionari ose ortaku i shoqërisë së blerë, në këmbim për aksionet ose kuotat e tyre, të aksioneve ose kuotave që përfaqësojnë kapitalin e shoqërisë së blerë dhe, nëse zbatohet, një pagesë e cilësuar në të holla, duke pasur parasysh se shoqëria blerëse merr shumicën e të drejtës së votës në shoqërinë e blerë me këtë operacion.“Shkrirje/bashkim” është çdo operacion përmes së cilit:një ose më shumë shoqëri (shoqëritë transferuese), që shpërbëhen pa kaluar në procesin e likuidimit, i transferojnë të gjitha aktivet e pasivet e tyre në një tjetër shoqëri ekzistuese (shoqëria përthithëse), në këmbim të emetimit ose të transferimit tek aksionari ose ortaku të aksioneve ose kuotave që përfaqësojnë kapitalin e shoqërisë përthithëse dhe, nëse zbatohet, një pagesë të cilësuar në të holla; ose dy apo më shumë shoqëri (shoqëritë transferuese), që shpërbëhen pa kaluar në procesin e likuidimit, i transferojnë të gjitha aktivet e pasivet e tyre te një shoqëri që ata formojnë (shoqëria përthithëse), në këmbim të emetimit ose të transferimit tek aksionari ose ortaku të aksioneve ose kuotave që përfaqësojnë kapitalin e shoqërisë përthithëse dhe, nëse zbatohet, një pagesë të cilësuar në të holla; osenjë shoqëri (shoqëria transferuese), që shpërbëhet pa kaluar në procesin e likuidimit, i transferon të gjitha aktivet e pasivet e saj te shoqëria (shoqëria përthithëse) dhe mban të gjitha aksionet ose kuotat që përfaqësojnë kapitalin e saj.“Ndarje” është çdo operacion përmes të cilit:një shoqëri (shoqëria transferuese), që shpërbëhet pa kaluar në proces likuidimi, transferon të gjitha aktivet e pasivet të dy apo më shumë shoqëri ekzistuese ose të reja (shoqëri pritëse), në këmbim të emetimit të aksioneve ose kuotave proporcionale ose të transferimit tek aksionari ose ortaku i saj të aksioneve ose kuotave që përfaqësojnë kapitalin e shoqërisë pritëse dhe, nëse zbatohet, një pagesë të cilësuar në të holla; osenjë shoqëri (shoqëria transferuese) transferon një ose më shumë degë të veprimtarisë të një shoqëri që ajo formon (shoqëria pritëse), në këmbim për emetimin ose transferimin tek aksionari ose ortaku të aksioneve ose kuotave që përfaqësojnë kapitalin e shoqërisë pritëse dhe, nëse zbatohet, një pagesë të cilësuar në të holla.“Pagesë e cilësuar në të holla” është pagesa në të holla që bëhet nga një shoqëri përthithëse ose blerëse, përveç emetimit ose transferimit të aksioneve ose kuotave, që nuk i tejkalojnë në total 10% të vlerës nominale të aksioneve ose kuotave të emetuara ose të transferuara në këmbim.“Vlerë për qëllime tatimore” nënkupton vlerën mbi bazën e së cilës çdo fitim ose humbje do të ishte llogaritur për qëllime të tatimit mbi të ardhurat, fitimet ose fitimet kapitale të shoqërisë transferuese nëse këto aktive ose detyrime do të ishin shitur në momentin e riorganizimit, por në mënyrë të pavarur prej tij.Shoqëria që merr aktive gjatë riorganizimit të biznesit:vlerëson aktivet dhe detyrimet e marra me vlerën e tyre kontabël në shoqërinë transferuese në momentin e riorganizimit;zhvlerëson aktivet e biznesit sipas rregullave që do të zbatoheshin për shoqërinë transferuese sikur të mos kishte ndodhur riorganizimi;mbart rezervat dhe provigjionet e krijuara nga shoqëria transferuese, në varësi të kushteve që do të zbatoheshin për shoqërinë transferuese sikur të mos kishte ndodhur riorganizimi. Shoqëria marrëse merr përsipër të drejtat dhe detyrimet e shoqërisë transferuese në lidhje me rezervat dhe provigjionet e tilla.Në rastin e transferimit të një dege veprimtarie, shoqëria transferuese përjashtohet nga tatimi për fitimet kapitale të realizuara për shkak të riorganizimit, përveç çdo pagese në para që tejkalon pagesën e cilësuar në të holla. Shoqëria transferuese u atribuon titujve të marrë nga riorganizimi i biznesit vlerën e tyre të tregut në momentin e riorganizimit. Nëse shoqëria transferuese shet letrat me vlerë të marra brenda tre vjetëve nga riorganizimi i biznesit, kostoja e blerjes për llogaritjen e fitimeve kapitale do të jetë më e ulët se:vlera e tregut të letrave me vlerë në momentin e riorganizimit; dhevlerat kontabël kumulative të aktiveve dhe detyrimeve të transferuara për shkak të riorganizimit, ashtu siç ishin në shoqërinë transferuese përpara riorganizimit.Në rastin e bashkimit, ndarjes ose shkëmbimit të aksioneve, aksionari ose ortaku i shoqërisë transferuese:nuk i nënshtrohet tatimit në lidhje me ndonjë fitim kapital të realizuar për shkak të riorganizimit, me përjashtim të çdo pagese në para që tejkalon pagesën e cilësuar në të holla;aksionarët ose ortakët nuk u atribuojnë titujve që marrin në këmbim një vlerë për qëllime tatimore më të madhe se vlera e titujve që ata mbanin menjëherë përpara riorganizimit.Ky nen zbatohet vetëm për transferimin e një dege ose degësh aktiviteti që ndodhen në Republikën e Shqipërisë, nëse shoqëria ose personi transferues dhe shoqëria marrëse janë të dy rezidentë në Republikën e Shqipërisë.Tatimi i llogaritur për transferimin e aktiveve të biznesitTransferimi i aktiveve të biznesit konsiderohet i tatueshëm në rastet e mëposhtme:një tatimpagues rezident transferon aktivet e biznesit nga zyra qendrore e tij vendase në një seli të përhershme jashtë vendit dhe Republika e Shqipërisë nuk ka më të drejtë të tatojë aktivet e transferuara të biznesit për shkak të transferimit;një tatimpagues rezident transferon rezidencën e tij tatimore në një vend tjetër, me përjashtim të atyre aktiveve të biznesit që mbeten efektivisht të lidhura me një seli të përhershme në Republikën e Shqipërisë.Baza e tatueshme që do t'i nënshtrohet tatimit është shuma e barabartë me vlerën e tregut të aktiveve të transferuara të biznesit minus vlerën e tyre për qëllime tatimore në momentin e daljes së aktiveve të biznesit.Kur transferimi i aktiveve të biznesit ose i rezidencës tatimore bëhet në Republikën e Shqipërisë, Republika e Shqipërisë pranon vlerën e tregut në hyrje si vlerën fillestare të aktiveve të biznesit për qëllime tatimore.Për qëllime të pikave 1 deri në 3 të këtij neni, termi “vlerë tregu” është shuma me të cilën mund të shkëmbehet një aktiv biznesi ose mund të vendosen me vullnet detyrimet e ndërsjella midis blerësve dhe shitësve të palidhur në një transaksion të drejtpërdrejtë.Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

More details

Published - Mon, 04 Dec 2023

Tatimi mbi të ardhurat e korporatës: Dispozita të përgjithshme mbi përcaktimin e fitimit : pjesa e parë (ndryshimet ligjore pas Janar 2024)

Krijuar nga - Andi Haxhillari

Tatimi mbi të ardhurat e korporatës: Dispozita të përgjithshme mbi përcaktimin e fitimit : pjesa e parë (ndryshimet ligjore pas Janar 2024)

Fitimi i tatueshëmFitimi i tatueshëm përfshin çdo të ardhur të realizuar nga një person, subjekt i këtij kreu, gjatë vitit tatimor, duke zbritur shpenzimet e zbritshme.Fitimi i tatueshëm dhe shpenzimet e zbritshme përcaktohen në bazë të pasqyrave financiare, të cilat përgatiten në përputhje me legjislacionin në fuqi për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare, me dispozitat e këtij ligji, si dhe me aktet nënligjore në zbatim të tij.Parimi i tregutTransaksionet ndërmjet palëve të lidhura duhet të jenë në përputhje me parimin e tregut. Fitimet e tatueshme të një personi që merr pjesë në një apo më shumë transaksione të kontrolluara konsiderohen në përputhje me parimin e tregut nëse kushtet e këtyre transaksioneve nuk janë të ndryshme nga kushtet që do të ishin aplikuar ndërmjet palëve të pavarura në transaksione të krahasueshme, të kryera në rrethana të krahasueshme.Më udhëzim të ministrit përgjegjës për financat, miratohen rregullat dhe procedurat për zbatimin e këtij neni.Kontratat afatgjataNjë kontratë afatgjatë është një kontratë, e cila është në përputhje me kushtet e mëposhtme:lidhet për qëllime të prodhimit, instalimit, ndërtimit ose kryerjes së shërbimeve;afati i saj tejkalon ose pritet të tejkalojë 12 muaj.Të ardhurat, që lidhen me një kontratë afatgjatë, duhet të njihen nga organet përgjegjëse tatimore për qëllim të tatimit mbi të ardhurat personale dhe të tatimit mbi të ardhurat e korporatave, me shumën që korrespondon me pjesën e kontratës së përfunduar në vitin tatimor përkatës. Përqindja e përfundimit të kontratës përcaktohet ose duke iu referuar raportit të kostove të atij viti me shpenzimet e përgjithshme të vlerësuara ose duke iu referuar standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit.Shpenzimet e zbritshme tatimore, që lidhen me kontratat afatgjata, merren parasysh në vitin tatimor në të cilën ato kryhen në përputhje me standardet kontabile që përcaktohen sipas urdhrit të ministrit përgjegjës për financat.Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.ShkarkoLIGJ-NR.-29-2023-PER-TATIMIN-MBI-TE-ARDHURAT-4Download

More details

Published - Mon, 27 Nov 2023

Udhëzim Nr. 29, datë 16.11.2023 Për transferimin e çmimit dhe marrëveshjet e çmimit në avancë

Krijuar nga - Andi Haxhillari

Udhëzim Nr. 29, datë 16.11.2023 Për transferimin e çmimit dhe marrëveshjet e çmimit në avancë

UDHËZIMNr. 29, datë 16.11.2023PËR TRANSFERIMIN E ÇMIMIT DHE MARRËVESHJET E ÇMIMIT NË AVANCËNë zbatim të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 70, pika 2, të ligjit nr. 29/2023, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, ministri i Financave dhe Ekonomisë,UDHËZON:1. Dispozita të përgjithshmeKy udhëzim përcakton rregullat dhe procedurat për administrimin dhe zbatimin e nenit 3, paragrafi 13, neneve 32–39 dhe nenit 44, të ligjit nr. 29/2023, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, këtu e më poshtë referuar si “ligji”.- TRANSFERIMI I ÇMIMIT2. Mbështetja tek udhëzuesit e OECD-së për transferimin e çmimit2.1 Ky udhëzim bazohet në parimet e udhëzuesve të OECD-së (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim) “Për transferimin e çmimit për shoqëritë shumëkombëshe dhe administratat tatimore” (OECD Transfer Pricing Guidelines), të përditësuar.2.2 Në rast të ndryshimeve ose konflikteve midis udhëzuesve të OECD-së edhe ligjit dhe udhëzimeve shqiptare për tatimin mbi të ardhurat, ligji dhe udhëzimet shqiptare do të kenë përparësi.3. Transaksionet e kontrolluara3.1 Përkufizimi për transaksionet e kontrolluara në nenin 32, paragrafi 2, të ligjit, përfshin të gjithë llojet e transaksioneve që mund të ndikojnë fitimin e tatueshëm të një tatimpaguesi, duke përfshirë, por pa u kufizuar në:- transaksionet që përfshijnë mallrat, si lënda e parë, produkte përfundimtare etj.;- transaksionet e shërbimeve;- transaksionet që përfshijnë pasuritë jomateriale, si të drejtat e autorit, licenca, pagesat për përdorimin e patentave, markat tregtare, njohuritë etj., dhe çdo pronësi tjetër intelektuale;- transaksionet financiare, që përfshijnë qiratë, interesat, pagesat e garancive etj.;- transaksionet kapitale, që përfshijnë blerjen ose shitjen e aksioneve apo investimeve të tjera, blerjen ose shitjen e aktiveve afatgjata materiale dhe jomateriale.3.2 Për qëllime të nenit 3, paragrafi 13, të ligjit, konsiderohet se dy persona janë të lidhur nëse njëri ose të dy personat mund të vepronin sipas udhëzimeve, kërkesave, sugjerimeve ose vullnetit të personit tjetër ose të një personi të tretë, nëse ky person:a) mban, ose mund të kontrollojë, 50% ose më shumë të të drejtave të votës të personit tjetër, i cili është një person juridik;b) mund të kontrollojë përbërjen e bordit të drejtorëve të personit tjetër, i cili është një person juridik;c) ka të drejtën të shpërndajë 50% ose më shumë të fitimeve të personit tjetër;d) personi tjetër është i afërm, ose palë e lidhur me një të afërm; osee) bazuar në fakte dhe rrethana të verifikuara, kontrollon vendimet e biznesit të personit tjetër.3.3 Për qëllime të këtij udhëzimi, “i afërm” nënkupton: bashkëshort e bashkëshorte, bashkëjetues e bashkëjetuese, pasardhës dhe paraardhës në shkallë të parë.3.4 Barra e provës për të vërtetuar se dy persona janë të lidhur nëse njëri ose të dy personat mund të vepronin sipas udhëzimeve, kërkesave, sugjerimeve ose vullnetit të personit tjetër ose të një personi të tretë, i përket administratës tatimore.3.5 Kapitali aksionar i zotëruar nga palë të lidhura të një personi do të merret në konsideratë në përcaktimin nëse ai person zotëron indirekt 50% ose më shumë të kapitalit aksionar në një tjetër person juridik.Shembull. Në qoftë se shoqëria A zotëron 60% të aksioneve në shoqërinë B dhe shoqëria B zotëron 55% të aksioneve në shoqërinë C, atëherë shoqëria A do të konsiderohet se zotëron indirekt mbi 50% të kapitalit aksionar në shoqërinë C.3.6 Lista e juridiksioneve specifike për qëllime të nenit 32, paragrafi 2, shkronja (ç) të ligjit, jepet në aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij udhëzimi.4. Parimi i tregut4.1 Parimi i tregut i referuar në nenet 36 dhe 44 të ligjit është i njëvlershëm me parimin “arm’s length” në nenin 9, paragrafi 1 të Modelit të Konventës Tatimore të OECD-së për të ardhurat dhe kapitalin dhe sipas referimit në udhëzuesit e transferimit të çmimit të OECD-së (OECD TPG).4.2 Në përputhje me nenin 36, paragrafi 2 të ligjit, zbatimi i parimit të tregut duhet të bazohet në një krahasim të kushteve në transaksionet e kontrolluara me kushtet e transaksioneve të krahasueshme të pakontrolluara.5. Krahasueshmëria5.1 Krahasueshmëria vlerësohet bazuar në standardin e krahasueshmërisë të shtjelluar në nenin 33, paragrafi 1 dhe duke marrë në konsideratë pesë faktorët e krahasueshmërisë të specifikuar në nenin 33, paragrafi 2 të ligjit.5.2 Në analizën e karakteristikave të pronës ose shërbimeve të transferuara, elementet përkatëse mund të përfshijnë, por pa u kufizuar në:a) në rastin e mallrave: karakteristikat fizike, cilësinë, sigurinë, disponueshmërinë e furnizimit etj.;b) në rastin e shërbimeve: natyrën dhe shtrirjen e shërbimit, pavarësisht nëse shërbimi përfshin ose jo eksperienca specifike, njohuri teknike ose përdorim të aktiveve jomateriale etj.;c) në rastin e transaksioneve të financimit: vlerën e principalit, periudhën, garancitë, monedhën, aftësinë paguese të debitorit, sigurimin, normën e interesit etj.;d) në rastin e aktiveve jomateriale: formën e transaksionit (p.sh. licencim ose shitje), tipin e pronës (p.sh. patentë, markë tregtare ose njohuri), kohëzgjatjen dhe shkallën e mbrojtjes, përfitimet e pritshme nga përdorimi i pasurisë etj.;e) në rastin e tjetërsimit të aksioneve ose investimeve të tjera: llogaria e përditësuar e kapitalit të emetuesit, vlera aktuale e përfitimeve ose lëvizjeve të parashikuara të parasë, kuotimi i tregut për stokun e aksioneve në momentin e transfertës etj.5.3 Në analizën e funksioneve të ndërmarra, aktiveve të përdorura dhe risqeve të parashikuara, elementët përkatës mund të përfshijnë, por pa u kufizuar në:a) funksionet, si: projektimi, prodhimi, montimi, kërkimi dhe zhvillimi, shërbimi, blerja, shpërndarja, marketingu, reklamimi, transportimi, financimi, menaxhimi etj.;b) aktivet, si: makineri dhe pajisje, përdorimi i aktiveve jomateriale të vlerësuara, aktiveve financiare etj., dhe marrjen në konsideratë të natyrës së aktiveve të përdorura, si: vjetërsia, vlera e tregut, vendndodhja, mbrojtje të disponueshme të së drejtës së pronësisë etj.;c) risqe, si: risqet e tregut, risqet e humbjes të lidhura me investimin dhe përdorimin e pronës, makinerive dhe pajisjeve, risqet e suksesit ose dështimit të investimit në kërkim dhe zhvillim, risqet financiare si ato të shkaktuara nga kurset e këmbimit të monedhave dhe ndryshueshmëria e normave të interesit, risqet e kreditit etj.5.4 Në analizën e kushteve kontraktuale, përveç parashikimeve të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë mbi interpretimin e kontratave, nenet 681–689, duhet të ndërmerret një ekzaminim për të përcaktuar nëse sjellja e palëve përputhet me kushtet e kontratës, ose nëse sjellja e palëve tregon që nuk janë zbatuar kushtet kontraktuale, ose nëse gjendemi para një rasti mashtrimi. Në rastin e fundit, kërkohen analiza të mëtejshme për të përcaktuar kushtet e vërteta të transaksionit. Kur nuk ka asnjë kontratë të shkruar, kushtet e transaksionit mund të evidentohen/konkludohen nga korrespondenca/komunikime të tjera ndërmjet palëve, sjellja e tyre dhe/ose parimet ekonomike që përgjithësisht udhëheqin marrëdhëniet midis shoqërive të pavarura.5.5 Në analizën e kushteve ekonomike, elementët përkatës mund të përfshijnë, por pa u kufizuar në: vendndodhjen gjeografike; madhësinë e tregut; shtrirjen e konkurrencës në tregje dhe pozitat përkatëse konkurruese të blerësve dhe shitësve; disponueshmërinë (pra, riskun) e mallrave dhe shërbimeve zëvendësuese; nivelet e ofertës dhe kërkesës së tregut në përgjithësi dhe në rajone të veçanta, fuqinë blerëse të konsumatorit, natyrën dhe shtrirjen e rregullimeve të qeverisë në treg, kostot e prodhimit (duke përfshirë kostot e tokës, punës dhe kapitalit) kostot e transportit; nivelin e tregut (p.sh. me pakicë apo me shumicë); dhe datën dhe kohën e transaksioneve.5.6 Në analizën e strategjive të biznesit, elementët përkatës mund të përfshijnë, por pa u kufizuar në strategjitë e lidhura me depërtimin e tregut, diversifikimin, inovacionin, zhvillimin e produktit, shmangien e riskut, ndryshimet politike etj.5.7 Procesi i mëposhtëm, duhet të merret në konsideratë në vlerësimin e krahasueshmërisë. Gjithsesi ndjekja e këtij procesi nuk është e detyrueshme - me rëndësi është rezultati dhe jo procesi.1. Përcaktimi i viteve që do të mbulohen;2. Analiza me bazë të gjerë e rrethanave të tatimpaguesit;3. Kuptimi i transaksionit(eve) të kontrolluar(a) nën ekzaminim, bazuar veçanërisht në një analizë funksionale, në mënyrë që të ndihmojë për zgjedhjen e palës së testuar në përputhje me këtë udhëzim (kur është e nevojshme); zgjedhja e metodës më të përshtatshme të transferimit të çmimit me rrethanat e rastit në përputhje me këtë udhëzim; zgjedhja e treguesit financiar që do të testohet (kur është e nevojshme); dhe të identifikohen faktorët e rëndësishëm të krahasueshmërisë që duhet të merren në konsideratë;4. Rishikimi i transaksioneve ekzistuese të brendshme të krahasueshme të pakontrolluara, nëse ka;5. Përcaktimi i burimeve të disponueshme të informacionit mbi transaksionet e jashtme të krahasueshme, kur këto transaksione të jashtme të krahasueshme janë të nevojshme, duke marrë në konsideratë besueshmërinë e tyre relative;6. Zgjedhja e metodës më të përshtatshme të transferimit të çmimit në përputhje me këtë udhëzim dhe, në varësi të metodës, përcaktimi i treguesve financiarë përkatës;7. Identifikimi i transaksioneve potenciale të krahasueshme: përcaktimi i karakteristikave kryesore që duhet të plotësohen nga çdo transaksion i pakontrolluar në mënyrë që të konsiderohet si potencialisht i krahasueshëm, bazuar në faktorët përkatës të identifikuar në hapin 3 dhe në përputhje me faktorët e krahasueshmërisë të specifikuar në nenin 33, paragrafi 2 të ligjit;8. Përcaktimi dhe kryerja e veprimeve rregulluese të krahasueshmërisë kur është e nevojshme, duke marrë në konsideratë pikën 6 më poshtë;9. Interpretimi dhe përdorimi i të dhënave të mbledhura, përcaktimi i kushteve në përputhje me parimet e tregut.6. Veprimet rregulluese të krahasueshmërisë6.1 Për qëllime të nenit 33, paragrafi 1, shkronja “b” të ligjit, veprimet rregulluese të krahasueshmërisë duhet të merren në konsideratë vetëm nëse pritet që ato të rrisin besueshmërinë e rezultateve, duke marrë parasysh konsiderata, të tilla si:a) materialiteti i diferencës për të cilën rregullimi është marrë në konsideratë;b) cilësia e të dhënave që janë subjekt i rregullimit;c) qëllimi i rregullimit; dhed) besueshmëria e metodës së përdorur për kryerjen e rregullimit.6.2 Veprimet rregulluese të krahasueshmërisë mund të përfshijnë, por pa u kufizuar në to, rregullime për:a) sigurimin e qëndrueshmërisë kontabël, p.sh. rregullime të përcaktuara për të eliminuar diferencat që mund të vijnë nga ndryshimi i praktikave kontabël të përdorura në lidhje me transaksionet e kontrolluara dhe transaksionet e pakontrolluara;b) diferenca në kapital, funksione, aktive, risqe;c) diferenca në kushtet aktuale; osed) diferenca midis tregjeve gjeografike.Shembull. Gjatë vitit 2014, shoqëria X i shiti 8 milionë, njësi të produktit G shoqërisë Y, palë e lidhur dhe 1 milion njësi të të njëjtit produkt një pale të pavarur, shoqërisë A. E vetmja diferencë e rëndësishme ndërmjet transaksioneve, duke marrë në konsideratë pesë faktorët e krahasueshmërisë, të specifikuar në nenin 33, paragrafi 1, shkronja “b”, është se shoqërisë Y i ofrohet një zbritje në sasi prej 5%. Shoqëria A nuk bleu një sasi të mjaftueshme të njësive të produktit për të përfituar nga zbritja në sasi. Zbritja në sasi e ofruar shoqërisë Y është në përputhje me praktikat e industrisë dhe kushtet kontraktuale zbulojnë se e njëjta zbritje duhej të ishte vendosur në dispozicion të shoqërisë A nëse do të ishte blerë një sasi e njëjtë me atë të blerë nga shoqëria X. Në një rast të tillë, një veprim rregullues i krahasueshmërisë duhet të kryhet për të eliminuar efektet e kësaj diference.7. Burimet e informacionit të krahasueshëm7.1 Transaksionet e krahasueshme të pakontrolluara mund të jenë:a) Transaksionet e brendshme të krahasueshme të pakontrolluara, të cilat janë transaksione të krahasueshme të pakontrolluara, ku njëra nga palët e transaksionit të kontrolluar është gjithashtu palë në transaksionin e krahasueshëm të pakontrolluar;b) Transaksionet e jashtme të krahasueshme të pakontrolluara, të cilat janë transaksione të krahasueshme të pakontrolluara, ku asnjëra nga palët e transaksionit të kontrolluar nuk është palë në transaksionin e krahasueshëm të pakontrolluar.7.2 Një transaksion i pakontrolluar mund të përdoret nga autoritetet tatimore për qëllimet e kryerjes së një veprimi rregullues sipas nenit 32, paragrafi 1 të ligjit, vetëm nëse elementet përkatëse të transaksionit nuk përmbajnë një sekret tatimor dhe ka burime të tjera informacioni për këtë transaksion.7.3 Në mungesë të transaksioneve të brendshme të krahasueshme të pakontrolluara, autoritetet tatimore do të pranojnë përdorimin e transaksioneve të huaja të krahasueshme të pakontrolluara me kusht që të analizohet ndikimi i diferencave gjeografike dhe faktorëve të tjerë mbi treguesin financiar që po ekzaminohet sipas metodës së përshtatshme, të transferimit të çmimit, dhe, kur është e përshtatshme, të kryhen veprime rregulluese të krahasueshmërisë.7.4 Në mungesë të transaksioneve të jashtme të krahasueshme të pakontrolluara, që i përkasin të njëjtit vit fiskal si transaksioni(et) i(e) kontrolluar(a), të disponueshme në momentin e përgatitjes së dokumentacionit të transferimit të çmimit të specifikuar në nenin 37 të ligjit, tatimpaguesi mund të mbështetet në informacionin që lidhet me transaksionet e jashtme të krahasueshme të pakontrolluara, nga periudha më e fundit, për të cilën ky informacion është i vlefshëm, me kusht që standardi i krahasueshmërisë në nenin 33 të ligjit të jetë përmbushur.8. Metodat e transferimit të çmimitMetoda e çmimit të krahasueshëm të pakontrolluar8.1 Çmimi është treguesi financiar i duhur për zbatimin e metodës së çmimit të krahasueshëm të pakontrolluar siç përcaktohet në nenin 34, paragrafi 1, shkronja “a” të ligjit. Ky çmim mund të jetë një shumë e specifikuar në një monedhe të dhënë, ose një përcaktim direkt i tillë si një normë interesi ose tarifë e së drejtës së autorit. Krahasimi i çmimit në transaksionin e kontrolluar mund të bëhet me çmimin e transaksionit të krahasueshëm të pakontrolluar të brendshëm ose me çmimin e transaksionit të krahasueshëm të pakontrolluar të jashtëm, në varësi të disponueshmërisë së informacionit dhe/ose ekzistencës së këtyre transaksioneve.Shembull. Supozojmë se shoqëria X prodhon produktin ujë me shishe nga i cili i shet një pale të pavarur (shoqërisë A) dhe një pale të lidhur (shoqërisë Y) dhe shitjet për të dyja palët janë ujë me shishe të njëjtit tip, cilësi dhe markë; përfshijnë sasi të ngjashme; kryhen pothuajse në të njëjtën kohë, në të njëjtën fazë të zinxhirit të prodhimit/shpërndarjes dhe në kushte të ngjashme, dhe, janë në tregje të krahasueshme. Nëse midis transaksioneve nuk ka diferenca që ndikojnë në mënyrë materiale çmimin, ose, kur këto diferenca ekzistojnë, efekti mund të eliminohet nëpërmjet rregullimeve të arsyeshme dhe të sakta të krahasueshmërisë, atëherë qëndrueshmëria e kushteve në transaksionet e kontrolluara mund të përcaktohet nëpërmjet krahasimit direkt të çmimit të vendosur me çmimin e vendosur në transaksionin me palën e pavarur.Metoda e çmimit të rishitjes8.2 Treguesi financiar përkatës për zbatimin e metodës së çmimit të rishitjes, siç përcaktohet në nenin 34, paragrafi 1, shkronja “b” të ligjit, është marzhi i çmimit të rishitjes. Ky marzh është fitimi bruto (pra fitimi përpara zbritjeve të shpenzimeve operative dhe të tjera të shitjeve), si një përqindje e të ardhurave nga shitja e mallrave. Krahasimi i marzhit të çmimit të rishitjes mund të kryhet me marzhin(et) e çmimit të rishitjes të transaksionit të krahasueshëm të pakontrolluar të brendshëm ose të transaksionit të krahasueshëm të pakontrolluar të jashtëm, në varësi të disponueshmërisë së informacionit dhe/ose ekzistencës së transaksioneve të tilla.Shembull.Shoqëria X, rezidente e shtetit X, prodhon produkte elektronike duke përdorur teknologjinë që ajo ka zhvilluar dhe i shet këto produkte tek një palë e lidhur me të, shoqëria Y, e cila është rezidente e shtetit Y. Shoqëria Y e shpërndan produktin në tregun e shtetit Y tek palë të pavarura dhe nuk ndërmerr ndonjë funksion të rëndësishëm për shtimin e vlerës. Një kërkim për shpërndarësit e krahasueshëm të pavarur, të cilët operojnë në shtetin Y, identifikoi 7 shpërndarës të pavarur me marzhe të çmimit të rishitjes që varionin nga 39% në 46%. Një analizë krahasueshmërie zbulon se nuk ka diferenca të rëndësishme të cilat do të ndikonin në mënyrë materiale marzhin e çmimit të rishitjes. Për rrjedhojë, duke supozuar se metoda e çmimit të rishitjes është metoda më e përshtatshme, nëse shoqëria Y fiton një marzh të çmimit të rishitjes nga 39% në 46%, mund të konkludohet se kushtet e transaksionit(ve) të kontrolluar (p.sh. shitja e produkteve nga shoqëria X tek shoqëria Y) janë në përputhje me parimin e tregut.Metoda “kosto plus”8.3 Treguesi financiar përkatës për aplikimin e metodës “kosto plus”, siç përcaktohet në nenin 34, paragrafi 1, shkronja “c” të ligjit, është kosto plus marzhin e kërkuar. Marzhi i kërkuar i “kostos plus” përcaktohet si marzhi mbi kostot direkte dhe indirekte, por jo kostot operative. Kur aplikohet metoda kosto plus është shumë e rëndësishme të aplikohet një marzh i kërkuar i kostos plus i krahasueshëm me një bazë kosto të krahasueshme (p.sh. duke përfshirë të njëjtat tipa të kostove direkte dhe indirekte). Krahasimi i marzhit të kërkuar të kostos plus mund të bëhet me marzhin e kërkuar të kostos plus në transaksionet e krahasueshme të pakontrolluara të brendshme ose në transaksionet e krahasueshme të pakontrolluara të jashtme, në varësi të disponueshmërisë së informacionit dhe/ose ekzistencës së transaksioneve të tilla.Shembull.Shoqëria X, rezidente në shtetin X, prodhon rroba bazuar në specifikimet e dhëna nga një palë e lidhur me të, shoqëria Y, e cila është rezidente në shtetin Y. Dizenjot e përdorura nga shoqëria X jepen nga shoqëria Y me kushtin që shoqëria Y mund t’i përdorë këto dizenjo vetëm për të prodhuar një numër të caktuar njësish të cilat më pas blihen nga shoqëria Y me kushtin e plotësimit të standardit të cilësisë. Një kërkim për prodhuesit e krahasueshëm të pavarur që operojnë në shtetin X identifikoi 5 prodhues të pavarur me marzhe kosto plus që variojnë nga 20% në 25%. Një analizë krahasueshmërie tregon se nuk ka diferenca të rëndësishme të cilat do të ndikonin në mënyrë materiale marzhin. Për rrjedhojë, duke supozuar se metoda “kosto plus” është metoda më e përshtatshme, nëse shoqëria X aplikon një marzh të kërkuar të kostos plus nga 20% në 25% (me një bazë të krahasueshme kostoje) atëherë mund të konkludohet se kushtet e transaksionit(ve) të kontrolluar (p.sh. shitja e rrobave nga shoqëria X tek shoqëria Y) janë në përputhje me parimin e tregut.Metoda e marzhit neto të transaksionit8.4 Treguesi financiar i përshtatshëm për aplikimin e metodës së marzhit neto të transaksionit, siç përcaktohet në nenin 34, paragrafi 1, shkronja “ç” të ligjit, është fitimi neto mbi një bazë të përshtatshme. Treguesit financiarë gjatë aplikimit të metodës së marzhit neto të transaksionit mund të përfshijnë, por pa u kufizuar në:a) raportin e fitimit neto (përpara interesave dhe taksave) ndaj shitjeve;b) raportin e fitimit neto (përpara interesave dhe taksave) ndaj kostove totale (duke përfshirë kostot direkte, indirekte dhe operative);c) raportin e fitimit neto përpara taksave ndaj kapitalit aksionar;d) raportin e fitimit neto përpara interesave dhe taksave ndaj aktiveve.Përzgjedhja e treguesit financiar duhet të jetë në përputhje me analizën e krahasueshmërisë, duke përfshirë analizën funksionale. Për shembull, fitimi neto (përpara interesave dhe taksave) ndaj treguesit financiar të shitjeve përdoret gjerësisht kur transaksioni i kontrolluar është blerja e pasurisë materiale nga pala e testuar e cila më pas i shitet palëve të pavarura, dhe fitimi neto (përpara interesave dhe taksave) ndaj kostos totale përdoret gjerësisht kur transaksioni i kontrolluar është ofrimi i shërbimeve nga pala e testuar për një palë të lidhur. Në përcaktimin e fitimit neto duhet treguar kujdes për të përjashtuar çdo të ardhur ose shpenzim të jashtëzakonshëm.Kur zbatohet metoda e marzhit neto të transaksionit është e rëndësishme të sigurohet që treguesi financiar është përcaktuar në një mënyrë të krahasueshme për transaksionet e krahasueshme të kontrolluara dhe të pakontrolluara. Krahasimi i marzhit neto me një bazë të përshtatshme mund të bëhet me marzhin neto të bazës së përshtatshme në transaksionet e krahasueshme të pakontrolluara të brendshme ose në transaksionet e krahasueshme të pakontrolluara të jashtme, në varësi të disponueshmërisë së informacionit dhe/ose ekzistencës së transaksioneve të tilla.Shembulli 1. Supozojmë se shoqëria X, rezidente në shtetin X, i ofron shërbime të teknologjisë së informacionit një pale të lidhur me të, shoqërisë Y, rezidente në shtetin Y. Një kërkim për ofruesit e krahasueshëm të pavarur të shërbimeve që operojnë në shtetin X identifikoi 9 ofrues të pavarur të shërbimeve të teknologjisë së informacionit me marzh mbi koston totale (p.sh. një raport i fitimit neto (përpara interesave dhe taksave) ndaj kostove totale (direkte, indirekte dhe operative) që variojnë nga 6% në 9%. Një analizë krahasueshmërie tregon se nuk ka diferenca të rëndësishme të cilat do të ndikonin në mënyrë materiale marzhin ndaj kostove totale. Për rrjedhojë, duke supozuar se metoda e marzhit neto të transaksioneve që përdor një tregues financiar bazuar në kosto, është metoda më e përshtatshme, nëse shoqëria X aplikon një marzh ndaj kostove totale nga 6% në 9%, ndaj kostove që lidhen me ofrimin e shërbimeve të teknologjisë së informacionit tek Shoqëria Y, atëherë mund të konkludohet se kushtet e transaksionit(ve) të kontrolluar (p.sh. shërbimi i faturuar nga Shoqëria X tek Shoqëria Y) janë në përputhje me parimin e tregut.Shembulli 2. Shoqëria X, rezidente në shtetin X, prodhon produkte kancelarie duke përdorur teknologjinë dhe markën tregtare që ka zhvilluar vetë dhe i shet këto produkte te një palë e lidhur me të, shoqëria Y, e cila është rezidente në shtetin Y. Shoqëria Y shpërndan pajisjet e palëvizshme në tregun e shtetit Y te palë të pavarura dhe nuk ndërmerr ndonjë funksion të rëndësishëm për shtimin e vlerës. Një kërkim për shpërndarësit e krahasueshëm të pavarur që operojnë në shtetin Y identifikoi 6 shpërndarës të pavarur me fitim neto (përpara interesave dhe taksave) ndaj shkallës së shitjeve që variojnë nga 2% në 5%. Një analizë krahasueshmërie tregon se nuk ka diferenca të rëndësishme të cilat do të ndikonin në mënyrë material fitimin neto (përpara interesave dhe taksave) ndaj shkallës së shitjeve. Për rrjedhojë, duke supozuar se metoda e marzhit neto, duke përdorur një tregues financiar bazuar në shitje, është metoda më e përshtatshme, nëse shoqëria Y merr një fitim neto (përpara interesave dhe taksave) ndaj shkallës së shitjeve nga 2% në 5%, atëherë mund të konkludohet se kushtet e transaksionit(ve) të kontrolluar (p.sh. shitjet e produkteve nga shoqëria X tek shoqëria Y) janë në përputhje me parimin e tregut.Metoda e ndarjes së fitimit8.5 Kur zbatohet metoda e ndarjes së fitimit, siç përcaktohet në nenin 34, paragrafi 1 të ligjit, nënparagrafi “d”, kur është e mundur të përcaktohet qëndrueshmëria me parimin e tregut, për disa nga funksionet e kryera nga palët në lidhje me transaksionin(et) e kontrolluar(a) që përdorin njërën nga metodat e transferimit të çmimit të përshkruara, në nenin 34, paragrafi 1, nënparagrafët “a”-”d” të ligjit, metoda e ndarjes së fitimit për transaksionet do të aplikohet bazuar në fitimin (ose humbjen) e përbashkët të mbetur që rezulton kur këto funksione shpërblehen në këtë mënyrë. Në shpërndarjen e fitimit (ose humbjes) së mbetur, kriteri i përdorur për të arritur një shpërndarje në përputhje me parimin e tregut do të varet nga faktet dhe rrethanat e rastit, duke marrë në konsideratë se kriteri (ose faktori i shpërndarjes) duhet të bazohet në të dhëna objektive (p.sh. shitjet në palë të pavarura ose shpenzimet e paguara palëve të pavarura) dhe jo të dhëna të lidhura me transaksionet e kontrolluara (p.sh. shitjet te palët e lidhura) dhe duhet, sa më shumë që të jetë e mundur, të mbështetet në të dhëna të krahasueshme, të dhëna të brendshme, ose të dyja.8.6 Kur nuk është e mundur të përcaktohet një shpërblim që është në përputhje me parimin e tregut për disa nga funksionet e kryera nga palët në lidhje me transaksionin e kontrolluar, metoda e ndarjes së fitimit mund të zbatohet bazuar në një analizë të kontributit.Metoda të tjera8.7 Në përputhje me nenin 34, paragrafi 2 të ligjit, një tatimpagues mundet që në rrethana të caktuara të zbatojë një metodë të transferimit të çmimit të ndryshme nga ndonjë nga metodat e aprovuara, të tilla si për shembull, një aktualizim të flukseve të parasë ose teknika vlerësimi.9. Përzgjedhja e metodës së transferimit të çmimit9.1 Për qëllime të nenit 34, paragrafi 1 të ligjit, metoda më e përshtatshme për transferimin e çmimit do të përzgjidhet duke marrë në konsideratë kriteret e mëposhtme:a) Fuqitë dhe dobësitë përkatëse të metodave të aprovuara të transferimit të çmimit;b) Përshtatshmëria e një metode të aprovuar të transferimit të çmimit në funksion të natyrës së transaksionit të kontrolluar, përcaktohet veçanërisht nëpërmjet një analize të funksioneve të kryera nga çdo shoqëri në transaksionin e rregulluar (duke marrë në konsideratë asetet e përdorura dhe risqet e marra përsipër);c) Disponueshmëria e informacionit të besueshëm të nevojshëm për zbatimin e metodës së zgjedhur të transferimit të çmimit dhe/ose metodave të tjera; dhed) Shkallën e krahasueshmërisë midis transaksioneve të kontrolluara dhe të pakontrolluara, duke përfshirë besueshmërinë e rregullimeve të krahasueshmërisë, nëse ka, që mund të kërkohen për të eliminuar diferencat midis tyre.9.2 Sipas nenit 34, paragrafi 3 të ligjit, një tatimpaguesi nuk i kërkohet të përcaktojë përputhshmërinë e kushteve të një transaksioni të kontrolluar me parimin e tregut duke aplikuar më shumë se një metodë. Kërkesa sipas nenit 34 është që përputhshmëria me parimin e tregut duhet të arrihet duke zbatuar metodën më të përshtatshme. Megjithatë tatimpaguesi ka të drejtë të kryqëzojë ose të mbështesë zbatimin e metodës më të përshtatshme nëpërmjet zbatimit të një ose më shumë prej metodave shtesë të transferimit të çmimit.9.3 Kur një tatimpagues ka zbatuar njërën nga metodat e transferimit të çmimit të përcaktuar në nenin 34, paragrafi 1, sipas nenit 34, paragrafi 4 të ligjit, kontrolli i autoriteteve tatimore për faktin nëse kushtet e transaksionit të kontrolluar janë në përputhje me parimin e tregut, do të bazohet në metodën e transferimit të çmimit të zbatuar nga tatimpaguesi, përveçse nëse provohet nga autoriteti tatimor se metoda e zbatuar nga tatimpaguesi nuk është metoda më e përshtatshme.10. Përzgjedhja e palës së testuar10.1 Në aplikimin e metodës “kosto plus”, metodës së çmimit të rishitjes ose metodës së marzhit neto të transaksionit, është e rëndësishme të përzgjidhet një palë e testuar. Pala e testuar duhet të jetë palë në transaksionin e kontrolluar për të cilin treguesi financiar po testohet.10.2 Përzgjedhja e palës së testuar duhet të jetë në përputhje me analizën funksionale të transaksionit(ve) të kontrolluar. Si rregull i përgjithshëm, pala e testuar është palë në transaksionin e kontrolluar për të cilin njëra nga metodat e transferimit të çmimit në nenin 34, paragrafi 1 të ligjit, mund të zbatohet në mënyrën më të besueshme dhe për të cilën transaksionet më të besueshme të krahasueshme të pakontrolluara mund të identifikohen, p.sh. më shpesh ajo do të jetë pala që ka funksionet më pak komplekse në lidhje me transaksionet e kontrolluara dhe nuk kontribuon me ndonjë aset jomaterial të vlefshëm.10.3 Përdorimi i një pale të testuar të huaj, për shembull një palë e testuar që nuk është tatimpaguese shqiptare, do të pranohet nga autoritetet tatimore, me kusht që të jenë përmbushur kërkesat e mëposhtme:a) metoda e zbatuar e transferimit të çmimit të jetë njëra nga metodat e aprovuara të transferimit të çmimit që është metoda më e përshtatshme e transferimit të çmimit;b) pala e testuar të jetë përzgjedhur në përputhje me këtë pikë; dhec) tatimpaguesi vendos në dispozicion të autoriteteve tatimore informacionin e mjaftueshëm në lidhje me palën e testuar në mënyrë që të lejojë një vlerësim ku kushtet e transaksioneve të kontrolluara të jenë në përputhje me parimin e tregut.11. Llojet specifike të transaksioneveTransaksionet e shërbimit11.1 Një pagesë për një transaksion të kontrolluar, që është ofrimi ose marrja e një shërbimi, do të konsiderohet në përputhje me parimin e tregut kur:a) është paguar për një shërbim që është dhënë në fakt;b) shërbimi ofron, ose kur pritej të ofronte për marrësin, një vlerë ekonomike ose tregtare për të përmirësuar pozicionin e tij tregtar;c) është paguar për një shërbim që një palë e pavarur në rrethana të krahasueshme do të kishte qenë e gatshme të paguante për të nëse do të kryhej nga një palë e pavarur, ose do ta kishte kryer për vete; dhed) vlera e tij korrespondon me vlerën për të cilën duhet të ishte rënë dakord midis palëve të pavarura për shërbime të krahasueshme në rrethana të krahasueshme.11.2 Kur është e mundur të identifikohen shërbimet specifike të ofruara nga njëra palë tek tjetra, përcaktimi nëse shërbimi i paguar është në përputhje me parimin e tregut, do të bëhet për çdo shërbim specifik.11.3 Kur shërbime të veçanta ofrohen nga njëra palë për palë të ndryshme të lidhura dhe jo për ndonjë palë të pavarur, dhe nuk është e mundur të identifikohen shërbimet specifike të ofruara secilës, shërbimi total i paguar do të shpërndahet, ndërmjet palëve të lidhura që përfitojnë ose presin të përfitojnë nga shërbimet, sipas kritereve të arsyeshme të shpërndarjes. Për qëllime të kësaj dispozite, kriteret e shpërndarjes do të shihen si të arsyeshme kur ato bazohen mbi një variabël ose variabla që:a) marrin në konsideratë natyrën e shërbimeve, rrethanat në të cilat ato ofrohen dhe përfitimet e marra ose që pritej të merreshin nga palët për të cilat shërbimi ishte menduar;b) lidhen ekskluzivisht me transaksione të pakontrolluara, më shumë se sa me transaksione të kontrolluara; dhec) janë të mundshme për të qenë të matshëm në një mënyrë të arsyeshme dhe të besueshme.Transaksionet që përfshijnë asete jomateriale11.4 Zbatimi i parimit të tregut për transaksionet e kontrolluara që përfshijnë licencat, shitjet ose transferta të tjera të pronave të paluajtshme do të marrë në konsideratë si perspektivën e transferuesit të pronës, ashtu dhe perspektivën e marrësit, duke përfshirë në veçanti çmimin në të cilin palë të krahasueshme të pavarura do të ishin të gatshme të transferonin pronën dhe vlerën dhe dobishmërinë e pronës jomateriale të marrësit në biznesin e tij.11.5 Në vlerësimin e krahasueshmërisë në përputhje me nenin 33 të ligjit, për një transaksion që përfshin licencimin, shitjen ose transferime të tjera të pronave të paluajtshme, duhet t’i kushtohet vëmendje çdo faktori të veçantë të rëndësishëm për krahasueshmërinë e transaksioneve të kontrolluara dhe të pakontrolluara, duke përfshirë:a) përfitime të pritshme nga pasuria jomateriale;b) çdo kufizim gjeografik në ushtrimin e të drejtave të pronës jomateriale;c) karakteri ekskluziv ose joekskluziv i të drejtave të transferuara; dhed) nëse marrësi ka të drejtë të marrë pjesë në zhvillime të mëtejshme të pronës jomateriale nga transferuesi.12. Rregullimi i transferimit të çmimit12.1 Një rregullim sipas nenit 32, paragrafi 1 të ligjit do të kryhet nga autoritetet tatimore vetëm me miratimin me shkrim të drejtorit të Drejtorisë Rajonale Tatimore.12.2 Sipas nenit 32, paragrafi 1 dhe nenit 36 të ligjit, kur treguesi financiar që rrjedh nga transaksioni(et) i(e) kontrolluar(a) është jashtë gamës së tregut, autoriteti tatimor mund të kryejë një rregullim të fitimit të tatueshëm të tatimpaguesit për ta barazuar treguesin financiar me medianën e gamës së tregut, përveçse nëse autoriteti tatimor ose tatimpaguesi provon se rrethanat e rastit garantojnë rregullimin në një pikë të ndryshme të gamës së tregut.12.3 Mediana e gamës së tregut është 50-të përqindëshi i rezultateve që rrjedh nga transaksionet e krahasueshme të pakontrolluara që formojnë gamën e tregut.Për këtë qëllim, 50-të përqindëshi është rezultati më i ulët i tillë që 50 për qind e rezultateve janë nën vlerën e këtij rezultati. Gjithsesi, nëse ekzaktësisht 50 për qind e rezultateve janë në ose nën një rezultat, atëherë 50-të përqindëshi është i barabartë me kuptimin aritmetik të atij rezultati dhe rezultati pasardhës më i lartë i derivuar nga transaksionet e krahasueshme të pakontrolluara.Shembulli 1Nëse gama e tregut përbëhet nga 7 rezultate, mediana do të jetë rezultati i katërt kur këto rezultate renditen sipas rendit rritës. Nëse këto rezultate janë, për shembull, 2.8%, 2.9%, 2.9%, 3.0% 3.1%, 3.6% dhe 3.7%, mediana do të jetë 3.0%.Shembulli 2Nëse gama e tregut përbëhet nga 8 rezultate, mediana do të jetë mesatarja e rezultatit të katërt dhe të pestë, kur këto rezultate renditen sipas rendit rritës. Nëse këto rezultate janë, për shembull, 5.8%, 5.9%, 5.9%, 6.0% 7.1%, 7.6%, 7.7% dhe 7.7%, mediana do të jetë 6.55% ((6.0%+7.1%)/2).12.4 Në mënyrë që të provohet se rrethanat e rastit garantojnë rregullimin në një pikë të gamës së tregut të ndryshme nga mediana, tatimpaguesi ose autoriteti tatimor, në varësi të rastit se cili është duke kërkuar rregullimin në një pikë të ndryshme të gamës së tregut, merr barrën e provës, për të provuar përse bazuar në fakte dhe rrethana specifike të rastit, rregullimi në këtë pikë tjetër do të reflektojë më mirë zbatimin e parimit të tregut.12.5 Kontrolli i autoriteteve tatimore i një transaksioni të kontrolluar duhet zakonisht të bazohet në transaksionin e ndërmarrë aktualisht nga palët dhe që është strukturuar prej tyre. Në kryerjen e rregullimeve sipas nenit 36, paragrafi 3 të ligjit, autoritetet tatimore nuk duhet të anashkalojnë transaksionin aktual të ndërmarrë ose të zëvendësojnë transaksione të tjera, përveçse në raste përjashtimore, kur:a) thelbi ekonomik i transaksionit të kontrolluar ndryshon nga forma e tij;b) rregullimet e kryera në lidhje me transaksionin e kontrolluar, të para në tërësinë e tyre, ndryshojnë nga ato të cilat do të ishin pranuar nga palë të pavarura që veprojnë në një mënyrë tregtare racionale dhe struktura aktuale praktikisht pengon autoritetin tatimor të përcaktojë përputhshmërinë e parimit të tregut.13. Rregullimet korresponduese13.1 Kërkesa nga një tatimpagues për një rregullim korrespondues në përputhje me nenin 38 duhet të bëhet me shkrim në Drejtorinë Rajonale Tatimore dhe duhet të përfshijë informacionin e nevojshëm për autoritetin tatimor për shqyrtimin e përputhshmërisë së rregullimit të kryer nga administrata tatimore e vendit tjetër me parimin e tregut, duke përfshirë:a) emrin, adresën e regjistruar dhe, kur është e aplikueshme, emrin(at) tregtar të palës së lidhur dhe detajet e regjistrimit;b) vitin(et) në të cilin(ët) transaksionet e rregulluara kanë ndodhur;c) vlerën e rregullimit përkatës të kërkuar dhe vlerat e rregullimeve të kryera nga administrata tatimore e partnerëve të marrëveshjes tatimore;d) vërtetimin e rezidencës tatimore të palës së lidhur, për shembull një letër ose certifikatë rezidence e lëshuar nga administrata tatimore e vendit të partnerit të marrëveshjes tatimore;e) vërtetimin e rregullimit të kryer nga administrata tatimore e partnerit të marrëveshjes tatimore dhe baza për rregullim, për shembull një kopje e vlerësimit dhe analizës mbështetëse dhe detaje të çdo apelimi administrativ ose procedure gjyqësore të ndërmarrë, kur është e aplikueshme;f) detaje të faktorëve të krahasueshmërisë, metodën e aplikuar të transferimit të çmimit etj.;g) konfirmimin se pala e lidhur nuk do të ndjekë, ose nuk ka mundësi të ndjekë, asnjë rekurs të mëtejshëm sipas ligjit të vendit të partnerit të marrëveshjes tatimore, që mund të rezultojë në rregullimin e kryer nga administrata tatimore e partnerit të marrëveshjes tatimore që zvogëlohet ose anulohet;h) çdo informacion tjetër që mund të jetë i rëndësishëm për të ekzaminuar përputhshmërinë e rregullimit me parimin e tregut.13.2 Kërkesa duhet të kryhet në përputhje me dispozitat e marrëveshjes përkatëse për eliminimin e tatimeve të dyfishta dhe procedurave dhe afateve kohore të rëna dakord ndërmjet autoriteteve kompetente për zbatimin e marrëveshjes.13.3 Drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore, brenda 3 muajve nga data e marrjes së kërkesës që plotëson kushtet e mësipërme, do të njoftojë tatimpaguesin nëse rregullimet korresponduese të kërkuara do të kryhen ose jo, pjesërisht ose tërësisht, në përputhje me nenin 38 të ligjit.13.4 Kur drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore, në përputhje me afatin e përcaktuar në pikën 13.3, ka refuzuar kërkesën e tatimpaguesit për një rregullim korrespondues, pjesërisht ose tërësisht, arsyeja për këtë vendim duhet t’i dërgohet tatimpaguesit me shkrim. Këto arsye mund të përfshijnë, por pa u kufizuar në:a) kërkesa e bërë nuk përmbushte kushtet e pikës 13;b) tatimpaguesi nuk ka arritur të vendosë në dispozicion të autoriteteve tatimore informacionin e nevojshëm për ta, për të ekzaminuar përputhshmërinë e rregullimit me parimin e tregut;c) autoriteti tatimor, bazuar në vlerësimin e tij të informacionit që i është vënë në dispozicion, është i mendimit se rregullimi i kryer nga administrata tatimore e vendit tjetër nuk është në përputhje me parimin e tregut, dhe jep një shpjegim për këtë efekt.13.5 Kërkesa e tatimpaguesit për një rregullim korrespondues në përputhje me nenin 38 të ligjit, nuk i kufizon të drejtat e tatimpaguesit për të kërkuar çlirim nga tatimi i dyfishtë në përputhje me dispozitat e marrëveshjes tatimore të aplikueshme (p.sh. nëpërmjet procedurave të marrëveshjeve të përbashkëta).14. Njoftimi për transaksionet e kontrolluara14.1 Sipas nenit 37, paragrafi 2 të ligjit, tatimpaguesit e përfshirë në transaksione të kontrolluara (duke përfshirë tepricat e huave), të cilat në total, brenda periudhës raportuese kalojnë 50,000,000 (pesëdhjetë milionë) lekë, duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë në drejtorinë rajonale tatimore në të cilën janë të regjistruar, një “Njoftim vjetor për transaksionet e kontrolluara”. Në përcaktimin e transaksioneve totale, të ardhurat dhe shpenzimet nuk mund të përjashtohen.14.2 Forma dhe përmbajtja e “Njoftimit vjetor për transaksionet e kontrolluara” specifikohet në aneksin 2 që i bashkëlidhet këtij udhëzimi. Ai mund të dorëzohet dorazi bashkë me bilancin dhe pasqyrat financiare, ose në rrugë elektronike, siç kërkohet nga autoriteti tatimore.14.3 Afati për dorëzimin e “Njoftimit vjetor për transaksionet e kontrolluara” është data e përcaktuar për dorëzimin e “Formularit të deklarimit dhe pagesës së tatimit mbi fitimin”.15. Dokumentacioni për transferimin e çmimit15.1 Neni 37 i ligjit kërkon që tatimpaguesit të përgatisin dhe paraqesin informacion të mjaftueshëm dhe analiza për të verifikuar që kushtet e transaksioneve të tyre të kontrolluara janë në përputhje me parimin e tregut, pra kanë barrën e provës fillestare për të vërtetuar se kushtet në transaksionet e tyre të kontrolluara janë në përputhje me parimin e tregut të tatimpaguesit. Kjo barrë do të konsiderohet e përfunduar kur tatimpaguesi të ketë përgatitur dokumentacionin e transferimit të çmimit në përputhje me këtë udhëzim.15.2 Kur një tatimpagues ka përgatitur dokumentacionin në përputhje me këtë udhëzim dhe e ka paraqitur në autoritetin tatimor brenda 45 ditëve nga data e kërkesës së bërë, ky tatimpagues do të përjashtohet nga penaliteti i vendosur sipas nenit 115/1, paragrafi 3 të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Përgatitja dhe paraqitja e dokumentacionit të transferimit të çmimit nuk do të ndalojë autoritetin tatimor për të bërë një rregullim për efekt të transferimit të çmimit sipas nenit 32, paragrafi 1 të ligjit, kur autoriteti tatimor mund të provojë se kushtet e transaksionit(ve) të kontrolluar nuk janë në përputhje me parimin e tregut.15.3 Dokumentacioni i transferimit të çmimit duhet të përfshijë sa vijon:a) Përmbledhje të operacioneve të biznesit të tatimpaguesit (historia, zhvillimet e fundit dhe një përshkrim të përgjithshëm të tregjeve përkatëse të referencës) dhe skemën organizative (detaje të grupit në të cilin tatimpaguesi është anëtar (duke përfshirë detajet e të gjithë anëtarëve të grupit, formën ligjore të tyre dhe përqindjet e tyre të pjesëmarrjes) dhe strukturën operative të grupit (duke përfshirë një përshkrim të përgjithshëm të rolit që secili anëtar i grupit ka në lidhje me aktivitetet e grupit, si të lidhura me transaksionin(et) e kontrolluar(a);b) Përshkrimin e transaksionit(eve) të kontrolluar(a), duke përfshirë analizën e faktorëve të krahasueshmërisë të specifikuar në nenin 33, paragrafi 2 të ligjit, dhe detaje të politikave të zbatuara të transferimit të çmimit (atëherë kur është e nevojshme);c) Shpjegimin e përzgjedhjes së metodës(ave) më të përshtatshme të transferimit të çmimit, dhe, atëherë kur është e nevojshme, të treguesit financiar;d) Analizën e krahasueshmërisë, duke përfshirë: përshkrimin e procesit të kryer për të identifikuar transaksionet e krahasueshme të pakontrolluara; shpjegimin e bazës për refuzimin e ndonjë transaksioni potencial të brendshëm të krahasueshëm të pakontrolluar (kur është e zbatueshme); përshkrimin e transaksioneve të krahasueshme të pakontrolluara; analizën e krahasueshmërisë së transaksionit(eve) të kontrolluar(a) dhe transaksioneve të krahasueshme të pakontrolluara (duke marrë në konsideratë nenin 33 të ligjit); dhe detajimin dhe shpjegimet e çdo rregullimi të kryer të krahasueshmërisë;e) Shpjegimin e çdo analize ekonomike dhe projekti mbështetës;f) Detaje mbi çdo marrëveshje paraprake të çmimit, ose marrëveshje të ngjashme në vende të tjera, të zbatueshme në transaksionet e kontrolluara;g) Konkluzionin për përputhshmërinë e kushteve të transaksioneve të kontrolluara me parimin e tregut, duke përfshirë detajet e çdo rregullimi të kryer për arritjen e përputhshmërisë;h) Çdo informacion tjetër që mund të ketë një ndikim material në përcaktimin e përputhshmërisë së tatimpaguesit me parimin e tregut në lidhje me transaksionet e kontrolluara.15.4 Dokumentacioni i transferimit të çmimit i përgatitur sipas kërkesave të detajuara në Kodin e Sjelljes të Bashkimit Evropian (BE) dhe anekset përkatëse të tij mbi dokumentacionin e transferimit të çmimit për shoqëritë e lidhura, të miratuara nga rezoluta 2006/c176/01, e datës 27 qershor 2006, nga Këshilli i BE-së dhe përfaqësuesit e qeverive të Shteteve Anëtare, do të konsiderohet se përmbush kërkesat e nenit 37 të ligjit të dhëna në “Masterfile” dhe në “Dokumentacionin specifik të shtetit” për Shqipërinë (ku adresohet informacioni i përshkruar në Kodin e Sjelljes të sipër-përmendur) përgatitet dhe paraqitet në autoritetin tatimor brenda 45 ditëve nga data e kërkesës.15.5 Tatimpaguesit me transaksione të kontrolluara nën shumën totale prej 50,000,000 (pesëdhjetë milionë) lekësh do të konsiderohen se përmbushin kërkesat për dokumentacionin e transferimit të çmimit, edhe kur në rastin e përdorimit të transaksioneve të jashtme të krahasueshme, seria e transaksioneve të jashtme të krahasueshme të pakontrolluara, përditësohen vetëm një herë në tre periudha raportuese, me kusht që nuk ka pasur ndryshime materiale në transaksionet e kontrolluara, transaksionet e krahasueshme të pakontrolluara të jashtme ose rrethanat ekonomike përkatëse.15.6 Dokumentacioni i transferimit të çmimit duhet të dorëzohet në gjuhën shqipe ose angleze. Gjithsesi, kur dokumentacioni është dorëzuar në gjuhën angleze, në vijim të kërkesës për përkthim nga administrata tatimore, duhet të jetë i shoqëruar me përkthimin e legalizuar në gjuhën shqipe. Shpenzimi i përkthimit mbulohet nga tatimpaguesi shqiptar dhe duhet të dorëzohet brenda 45 ditëve nga kërkesa për përkthim.15.7 Dokumentacioni i transferimit të çmimit mund të dorëzohet si në format elektronik, ashtu edhe në letër.15.8 Tatimpaguesi nuk konsiderohet të ketë përmbushur kërkesat e nenit 37 të ligjit nëse dokumentacioni i transferimit të çmimit i vendosur në dispozicion është i paplotë, përmban informacion të rremë ose fakte të pasakta ose lë jashtë fakte apo informacione të lidhura me çështjen.- MARRËVESHJET E ÇMIMIT NË AVANCË (MÇA)16. Marrëveshjet e Çmimit në Avancë (MÇA) dhe llojet e tyre16.1 “Marrëveshje Çmimi në Avancë” (MÇA) është një marrëveshje procedurale ndërmjet një apo më shumë tatimpaguesve dhe një apo më shumë administratave tatimore, me qëllim zgjidhjen në avancë të mosmarrëveshjeve të mundshme të transferimit të çmimit, duke përcaktuar para kryerjes së transaksioneve të kontrolluara, një grup kriteresh të përshtatshme për përcaktimin e përputhshmërisë së këtyre transaksioneve me parimin e tregut.16.2 Llojet e marrëveshjeve që mbulohen nga ky udhëzim përfshijnë:a) Marrëveshjet e Njëanshme të Çmimit në Avancë – përmes të cilave lidhet një marrëveshje ndërmjet një tatimpaguesi dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) në lidhje me zbatimin e nenit 3, paragrafi 13, neneve 32–39, dhe nenit 44, të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, për transaksionet e kontrolluara të specifikuara.b) Marrëveshjet Dypalëshe të Çmimit në Avancë –përmes të cilave një tatimpagues kërkon që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të arrijë marrëveshje me një partner të konventës së shmangies së tatimit të dyfishtë (autoriteti tatimor i shtetit tjetër kontraktues) në lidhje me zbatimin e nenit mbi ndërmarrjet e lidhura, të konventës përkatëse të shmangies së tatimit të dyfishtë në transaksionet e kontrolluara të specifikuara.c) Marrëveshjet Shumëpalëshe të Çmimit në Avancë –përmes të cilave një tatimpagues kërkon që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të arrijë marrëveshje me dy apo më shumë partnerë të konventës së shmangies së tatimit të dyfishtë në lidhje me aplikimin e neneve mbi ndërmarrjet e lidhura për transaksionet e kontrolluara të specifikuara.16.3 Kur një marrëveshje dypalëshe apo shumëpalëshe e çmimit në avancë e nënshkruar ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe një apo më shumë partnerëve të konventave tatimore të tatimit të dyfishtë hyn në fuqi, kjo marrëveshje reciproke (në bazë të nenit mbi procedurën e marrëveshjes reciproke të konventës përkatëse tatimore) do të jetë bazë për Marrëveshjen e Çmimit në Avancë në Shqipëri dhe në përputhje me këtë marrëveshje.16.4 Shkronjat (b) dhe (c), të pikës 16.2, janë të zbatueshme vetëm në rastet kur një apo më shumë konventa tatimore, apo konventa të ngjashme, janë të zbatueshme, dhe konventat në fjalë përmbajnë dispozitat në lidhje me ndërmarrjet e lidhura.17. Garancia e dhënë nga Marrëveshjet e Çmimit në Avancë17.1 Në zbatim të nenit 39, pika 2, të ligjit nr. 29/2023, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, kur një tatimpagues ka hyrë në një Marrëveshje të Çmimit në Avancë, asnjë rregullim nuk do të bëhet në përputhje me nenin 32, pika 1, të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, te transaksionet e kontrolluara të specifikuara, me kushtin që të jenë plotësuar afatet dhe kushtet e Marrëveshjes së Çmimit në Avancë.17.2 Përveçse në rrethana të veçanta, Marrëveshjet e Çmimit në Avancë nuk kanë për qëllim të përcaktojnë fitimet e tatueshme apo të ardhurat për t’u tatuar në Shqipëri. Marrëveshjet e Çmimit në Avancë do të specifikojnë dhe përcaktojnë një sërë kriteresh të përshtatshme (p.sh. metodën e transferimit të çmimit, krahasueshmëritë apo faktorët e krahasueshmërisë dhe rregullimet e përshtatshme mbi to, supozimet kritike për sa u përket ngjarjeve të ardhshme) në përputhje me parimin e palëve të pavarura për ato transaksione të kontrolluara gjatë një periudhe të caktuar kohe.18. Pritshmëritë dypalëshe të tatimpaguesit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve18.1 Pritshmëritë e përbashkëta të tatimpaguesit dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kur ato janë të nevojshme, parashikohen në aneksin 3 që i bashkëlidhet këtij udhëzimi.Mungesa e plotësimit të pritshmërive të përbashkëta, qoftë nga DPT-ja apo tatimpaguesi, mund të rezultojnë në përfundimin apo revokimin e procesit të MÇA-së, qoftë nga ana e DPT-së, apo edhe nga ana e tatimpaguesit.19. Pranueshmëria19.1 Kërkesat e çmimit në avancë do të merren në konsideratë nëse transaksionet e kontrolluara për të gjithë periudhën që do të mbulojë marrëveshja, tejkalojnë në shumë totale vlerën prej 30,000,000 (tridhjetë milionë) euro. Pra, nëse do të kemi një marrëveshje për periudhë 3-vjeçare, shuma e transaksioneve me palët e lidhura duhet të kalojë 30,000,000 (tridhjetë milionë) euro për të tre vjetët të marrë së bashku. Nëse do të kemi një marrëveshje për një periudhë 5-vjeçare, shuma e transaksioneve me palët e lidhura duhet të kalojë 30,000,000 (tridhjetë milionë) euro për të pesë vitet e marrë së bashku.19.2 Kur transaksionet e kontrolluara të parashikuara për t’u mbuluar nga marrëveshja nuk e tejkalojnë shumën e parashikuar në pikën 19.1, kërkesat mund të pranohen nga DPT-ja, me kushtin që rasti është mjaftueshmërisht kompleks ose është i një rëndësie të lartë tregtare apo ekonomike për Shqipërinë.20. Pagesa e komisionit të aplikimit20.1 Aplikimi për një marrëveshje të çmimit në avancë i paraqitur sipas pikës 25 të këtij udhëzimi, shoqërohet me një pagesë të pakthyeshme prej 50,000 lekësh.20.2 Me përfundimin e fazës 1 të procedurës së MÇA-së, në përputhje me pikën 23.1, në momentin e fillimit të fazës 2, aplikimit zyrtar, tatimpaguesi duhet të ketë paguar tarifën administrative si më poshtë:a) në rastin e një marrëveshje të njëanshme të çmimit në avancë, 300,000 lekë;b) në rastin e një marrëveshje dypalëshe të çmimit në avancë, 1,200,000 lekë; dhec) në rastin e një marrëveshje shumëpalëshe të çmimit në avancë, 1,200,000 lekë.20.3 Në rastet kur DPT-ja, pas analizimit paraprak të dokumentacionit, me përfundimin e fazës 2 dhe 3 sipas pikës 23.1 të këtij udhëzimi, refuzon aplikimin në rrugë zyrtare, atëherë DPT-ja i rimburson tatimpaguesit 90% të tarifës së paguar sipas pikës 20.2 më lart, brenda 30 ditëve nga data e refuzimit.20.4 Pagesa e tarifës nuk i heq të drejtën tatimpaguesit të tërhiqet nga procesi i marrëveshjes së çmimit në avancë, ose të drejtën DPT-së për t’u tërhequr nga bisedimet, në zbatim të pikës 30 të këtij udhëzimi.20.5 Me pranimin e kërkesës së tatimpaguesit për marrëveshjen e çmimit në avancë dhe fillimin e negociatave sipas pikës 23.1, faza 4, “Negocimi”, pagesa e tarifës së aplikimit nuk i kthehet tatimpaguesit për asnjë rrethanë.20.6 Tarifat e përcaktuara në këtë dispozitë paguhen nga tatimpaguesit në emër të DPT-së, në llogarinë e të ardhurave të thesarit, të Degës së Thesarit Tiranë, në klasën 46655, “Depozitime të përkohshme për marrëdhëniet me Administratën Tatimore”, në llogarinë ekonomike 4665501, “Depozitime të përkohshme nga tarifat e aplikimit të Marrëveshjeve të Çmimit në Avancë”. Për këtë tatimpaguesi do të plotësojë faturën për arkëtim, me formatin ekzistues, të cilin e paraqet në bankë në momentin e pagesës. Dega e Thesarit bën kontabilizimin e transaksionit duke e evidentuar atë për çdo tatimpagues (në nënllogarinë teknike të çelur specifikisht në SIFQ për çdo tatimpagues).DPT-ja rakordon rregullisht, në mbyllje të periudhës kontabël ose përpara saj nëse është e domosdoshme, me Degën e Thesarit Tiranë, dhe shumat nga tarifat që nuk i kthehen tatimpaguesve, do t’i transferojnë në llogarinë përkatëse të të ardhurave nëpërmjet metodës së xhirimeve të brendshme brenda institucionit. Këto shuma përdoren nga DPT-ja vetëm në funksion të administrimit të procesit të negocimit dhe zbatimit të Marrëveshjeve të Çmimit në Avancë.21. Periudha maksimale e mbulimit21.1 Data e fillimit e MÇA-së duhet të jetë viti fiskal që vijon datën e nënshkrimit të marrëveshjes.21.2 Periudha maksimale e mbulimit për Marrëveshjet e Çmimit në Avancë është 5 (pesë) vjet, me përjashtim të rasteve kur Marrëveshja e Çmimit në Avancë i përket zbatimit të një marrëveshje reciproke qeveritare të ratifikuar me ligj.21.3 Tatimpaguesit nuk mund të kërkojnë një MÇA për një periudhë të mbuluar të disa viteve të mëparshme (referuar si “rikthimi viteve”.) Megjithatë, në kuptimin që MÇA-ja është nënshkruar dhe përfunduar pas vitit të parë fiskal të MÇA-së së propozuar, viti fiskal gjatë të cilit është propozuar MÇA-ja do të mbulohet nga marrëveshja.22. Fusha e kërkesës dhe trajtimi i çështjeve anësore22.1 Fusha e kërkesës kufizohet te marrëveshjet në lidhje me zbatimin e parimit të palëve të pavarura në transaksionet e kontrolluara.22.2 Kur transaksionet e kontrolluara që do të mbulohen nga MÇA-ja, mbulohen nga një konventë tatimore në zbatim, aplikimet duhet të bëhen për MÇA-në dypalëshe ose shumëpalëshe. Aplikimet për MÇA-të e njëanshme në raste të tilla do të pranohen vetëm në raste të veçanta (p.sh. kur partneri i konventës tatimore nuk dëshiron të hyjë në negociata).22.3 Në rastet kur çështjet indirekte (të tilla si: zbritshmëria e shpenzimeve, zbatueshmëria e tatimit në burim, ekzistenca e selisë së përhershme, atribuimi i fitimit te njësia e përhershme etj.) identifikohen në fazën e paradorëzimit, fazën e aplikimit apo vlerësimit, këto çështje mund t’i paraqiten DPT-së për t’u marrë në konsideratë për hartimin e një marrëveshje në avancë, në pajtueshmëri me nenin 39 të ligjit. Çështjet indirekte nuk do të trajtohen në vetë Marrëveshjen e Çmimit në Avancë dhe marrëveshja do të negociohet apo do të hyjë në fuqi pavarësisht çështjeve të tilla.22.4 DPT-ja ka të drejtën të shtojë në kërkesën e Marrëveshjes së Çmimit në Avancë të tatimpaguesit, transaksione të tjera që do të mbulohen nga marrëveshja, në rastet kur transaksionet janë të ndërlidhura në mënyrë të tillë që duhen analizuar së bashku.23. Procedura e MÇA-së (Marrëveshjes së Çmimit në Avancë)23.1 Procedura e Marrëveshjes së Çmimit në Avancë në Shqipëri përfshin 6 faza:Faza 1 – Takimi i paradorëzimit të kërkesës;Faza 2 – Aplikimi zyrtar;Faza 3 – Vlerësimi;Faza 4 – Negocimi;Faza 5 – Hartimi dhe marrëveshja;Faza 6 – Raporti vjetor i pajtueshmërisë.23.2 Secila prej 6 fazave trajtohet në detaje në pikat 24–29 të këtij udhëzimi.24. Takimi paradorëzimit të kërkesës (faza 1)24.1 Procedura e MÇA-së fillon me zhvillimin e takimeve paradorëzimit. Qëllimi i këtyre takimeve është t’i lejojë të gjitha palëve të vlerësojnë suksesin e marrëveshjes së propozuar të çmimit në avancë. Ajo lejon DPT-në që të bëjë një gjykim paraprak nëse aplikimi do jetë i pranueshëm, si dhe të qartësojë pritshmëritë e të dyja palëve.24.2 Për të mundësuar vlerësimin e suksesit të marrëveshjes shqiptare të çmimit në avancë të propozuar, bëhen takime para dorëzimit të dosjes në përputhje me formularin e pyetësorit të para dorëzimit të specifikuar në aneksin 4.24.3 Mbledhjet e paradorëzimit mbahen në baza konfidenciale nëse sigurohet informacion i mjaftueshëm nga tatimpaguesi ose përfaqësuesi i tyre, si pjesë e pyetësorit të paradorëzimit të aneksit 4.24.4 Me marrjen e pyetësorit të paradorëzimit, DPT-ja do të kontaktojë tatimpaguesin ose përfaqësuesin e tij për të diskutuar për kohën dhe vendin e takimit. Takimet duhet të mbahen brenda 60 ditëve nga paraqitja e kërkesës për takimin e paradorëzimit, përveçse kur palët bien dakord ndryshe.24.5 Materialet shtesë apo dosja për prezantimin në takimin e paradorëzimit, do t’i dërgohen DPT-së të paktën një javë para takimit. Në rast të kundërt takimi mund të riplanifikohet.24.6 Çdo deklaratë ose paraqitje e bërë gjatë takimit të paradorëzimit nga DPT-ja përbën këshillë jo zyrtare lidhur me aplikimin e propozuar dhe nuk është detyruese për DPT-në.24.7 Nëse gjatë takimeve të paradorëzimit përcaktohet që aplikimi për MÇA-në i tatimpaguesit, që do t’i nënshtrohet pikës 25 të këtij udhëzimi, është i pranueshëm për DPT-në, tatimpaguesi duhet të informohet me shkrim brenda 60 ditëve nga takimi i paradorëzimit.24.8 Nëse gjatë takimeve të paradorëzimit, përcaktohet se aplikimi për MÇA-në i tatimpaguesit nuk pranohet nga DPT-ja, tatimpaguesi informohet me shkrim brenda 30 ditëve nga mbledhja e paradorëzimit duke dhënë edhe arsyet e mospranimit të aplikimit, siç ishte përcaktuar në takimin e paradorëzimit. Arsyet e mundshme të papranueshmërisë së aplikimit për MÇA-në, janë si më poshtë vijon:24.8.1 transaksionet e propozuara për t’u mbuluar nga Marrëveshja e Çmimit në Avancë nuk konsiderohen si të përshtatshme për një Marrëveshje të Çmimit në Avancë;24.8.2 tatimpaguesi paraqet risk për mospërmbushje të detyrimeve; ose24.8.3 ka çështje të tjera komplekse që kërkojnë rizgjidhje paraprake përpara konsiderimit të Marrëveshjes së Çmimit në Avancë (p.sh. ekzistenca e një selie të përhershme dhe konsiderata të tjera materiale).24.9 Nëse gjatë takimeve të paradorëzimit përcaktohet se kërkohet informacion shtesë përpara se aplikimi për MÇA-në nga tatimpaguesi të mund të pranohet nga DPT-ja, tatimpaguesi do të informohet me shkrim mbi informacionin shtesë të kërkuar dhe tatimpaguesit do t’i jepen mundësitë e arsyeshme për ta prezantuar informacionin e kërkuar brenda 30 ditëve, para se të bëhet njoftimi sipas pikës 24.7 apo pikës 24.8.25. Aplikimi zyrtar (faza 2)25.1 Nëse tatimpaguesi ka si qëllim të procedojë me një aplikim zyrtar për një Marrëveshje Çmimi në Avancë, siç parashikohet në takimin e paradorëzimit, aplikimi për një Marrëveshje Çmimi në Avancë bëhet në përputhje me informacionin e paraqitur në aneksin 5, duke marrë në konsideratë kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në pikën 19 të këtij udhëzimi.25.2 Nëse kërkesa bëhet për një MÇA dypalëshe ose shumëpalëshe, tatimpaguesi duhet të dorëzojë aplikimin në të njëjtën kohë tek autoritetet kompetente të të gjitha juridiksioneve të huaja tatimore, në të gjitha rastet.25.3 DPT-ja do të pranojë marrjen e aplikimit zyrtar të MÇA-së me shkrim nëpërmjet një shkrese informuese brenda 60 ditëve nga konfirmimi i marrjes së aplikimit në zyrën e DPT-së. Shkresa informuese duhet të njoftojë nëse aplikimi është pranuar ose jo.25.4 Nëse aplikimi pranohet, letra informuese do të përmbajë informacionet si më poshtë vijon:1) nëse aplikimi për MÇA-në reflekton mirëkuptimin e DPT-së në takimin e paradorëzimit;2) nëse aplikimi për MÇA-në është në thelb i plotësuar, bazuar në informacionin e kërkuar, të përcaktuar në aneksin 5;3) tarifa përkatëse e aplikimit për MÇA-në është paguar dhe pranuar; dhe4) të dhënat e personit/personave të kontaktit të DPT-së të caktuar për vlerësimin e aplikimit.25.5 Nëse aplikimi refuzohet, shkresa informuese do të përmbajë arsyet e refuzimit.25.6 Në rastet kur aplikimi nuk i përmbush kërkesat e aneksit 5, shkresa informuese jep ndryshimet e kërkuara për procedimin e aplikimit në vlerësimin e MÇA-së.25.7 Një pranim i aplikimit për një MÇA, nuk sugjeron apo përcakton me siguri që DPT-ja dhe tatimpaguesi do të përfundojnë MÇA, apo të sigurojë se do të përdoren metodat e propozuara. Megjithatë, një aplikim i pranuar i MÇA-së nënkupton që DPT-ja do të ndërmarrë procedurat, sikurse parashikohen në pikat 25 dhe 26 të këtij udhëzimi, në varësi të plotësisë së informacionit të paraqitur, siç përcaktohet në aneksin 5.25.8 Për aplikimet për MÇA dypalëshe, sapo të jetë administrativisht e mundur, por jo më vonë se 60 ditë pas marrjes dhe pranimit të aplikimit zyrtar për MÇA-në, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të kontaktojë me partnerin/partnerët e konventës tatimore dhe do të pyesë nëse ai/ata dëshirojnë të procedojnë me aplikimin brenda kontekstit të konventës tatimore.25.9 Nëse tatimpaguesi nuk ka pasur më parë një takim paradorëzimit me DPT-në, sipas pikës 24 të këtij udhëzimi, DPT-ja me nismën e saj, mund të kërkojë takimin me tatimpaguesin.26. Vlerësimi (faza 3)26.1 Pasi aplikimi për MÇA-në është pranuar dhe është në thelb i plotë, DPT-ja, brenda 60 ditëve pune, kryen një analizë kritike të aplikimit për MÇA-në përpara se të ndërmarrë punën fillestare për të vendosur përfundimin e çmimit të pavarur. Megjithatë, DPT-ja mund të ndërmarrë punën fillestare duke përfshirë punën në terren, kur kushtet e garantojnë.26.2 Si pjesë e analizës, gjatë vlerësimit të MÇA-së, DPT-ja mund të ndërmarrë veprimtaritë e mëposhtme:26.2.1 i kërkon tatimpaguesit të japë informacion shtesë, duke përfshirë informacionin lidhur me palët e lidhura;26.2.2 kërkon takime me tatimpaguesin me qëllim që të diskutojnë çështje specifike;26.2.3 ndërmerr kërkime të fushës dhe vizita në terren për të inspektuar veprimtaritë e tatimpaguesit;26.2.4 interviston personelin e tatimpaguesit;26.2.5 kërkon informacione të vlefshme nga partnerët e konventës tatimore nën shkëmbimin e informacionit, në pajtim me dispozitat përkatëse të një konvente të aplikueshme tatimore; dhe/ose26.2.6 ushtron çdo kompetencë përkatëse sipas legjislacionit fiskal për vlerësimin e marrëveshjes.26.3 Kur DPT-ja bën një vlerësim të ndryshëm nga ai që përmban aplikimi i tatimpaguesit, ajo do ta diskutojë vlerësimin e saj me tatimpaguesin. DPT-ja do të kërkojë që tatimpaguesi të shprehet mbi pozicionin e tij në lidhje me këtë vlerësim, me qëllimin për të arritur një marrëveshje të përbashkët me tatimpaguesin.26.4 Gjatë vlerësimit të MÇA-së, tatimpaguesit i kërkohet, që:26.4.1 të mundësojë personelin dhe mjediset e nevojshme respektivisht për intervistë dhe inspektim; dhe26.4.2 Të marrë dhe japë informacione lidhur me palët e lidhura.26.5 nëse aplikimi është dypalësh ose shumëpalësh nën kushtet e një Konvente tatimore, do të aplikohet procedura e mëposhtme:26.5.1 tatimpaguesi duhet të këshillojë Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për informacionin/dokumentacionin e kërkuar nga partnerët e konventës tatimore në lidhje me aplikimin dhe duhet të sigurohet që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është pajisur me kopjet e çdo informacioni/dokumentacioni të paraqitur te partneri/ët e konventës tatimore, qoftë nga ai vetë apo një palë e lidhur.27. Negocimi (faza 4)MÇA-ja e njëanshme27.1 Sapo DPT-ja përfundon analizat e saj, ajo njofton me shkrim brenda 10 ditëve tatimpaguesin me anë të një letre, e cila paraqet pozicionin e DPT-së, dhe jep shpjegimin në masën që pozicioni i saj është i ndryshëm nga propozimi i tatimpaguesit në aplikim.27.2 Nëse ka ndryshime ndërmjet pozicionit të tatimpaguesit dhe pozicionit të DPT-së lidhur me MÇA-në, tatimpaguesi duhet t’i paraqesë me shkrim DPT-së arsyetimin e tij lidhur me metodën e transferimit të çmimit apo kushteve të tjera të MÇA-së së propozuar, para fillimit të takimeve individuale.27.3 Pas marrjes së përgjigjes nga tatimpaguesi, sikurse parashikohet në pikën 27.2, nëse ka ende ndryshime ndërmjet pozicioneve, DPT-ja do t’i mundësojë tatimpaguesit një takim brenda 15 ditëve për të diskutuar çështjet, me synimin për të arritur një marrëveshje.MÇA dypalëshe ose shumëpalëshe27.4 Në rastin e një MÇA-je dypalëshe ose shumëpalëshe, DPT-ja do të shkëmbejë letra për qëndrimin e saj me autoritetin/et kompetent/e të huaj/a palë e MÇA-së, dhe do të ndjekë procedurat e mëposhtme:27.4.1 Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mund të bëjë takime individuale me palën e autoritetit kompetent të huaj në MÇA;27.4.2 Tatimpaguesi nuk e ka të drejtën të shohë qëndrimin e shprehur ose materiale të tjera të shkëmbyera me shkrim ndërmjet autoriteteve kompetente si palë në procesin e negocimit. Dokumente të tilla jepen sipas procedurës së marrëveshjes reciproke të konventës përkatëse tatimore, e cila kufizon përdorimin dhe zbulimin e saj;27.4.3 Tatimpaguesi nuk ka të drejtën të jetë i pranishëm në negocimin e Autoritetit Kompetent, përveç rasteve kur aprovimi për paraqitje në mbledhjet e Autoriteteve Kompetente është marrë nga të gjithë Autoritetet Kompetente të interesuara; dhe27.4.4 Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të mbajë tatimpaguesin të përditësuar mbi statusin e negociatave dypalëshe dhe do t’i komunikojë çdo afat kohor të rënë dakord me autoritetin tjetër kompetent, sipas nevojës;27.4.5 Në rastin e marrëveshjeve dypalëshe, autoritetet kompentente të shteteve kontraktore mund të bien dakord me një marrëveshje të përbashkët me shkrim e cila përcakton metodën e pranuar të transferimit të çmimit, aplikimin e saj dhe supozimet kritike. Marrëveshja e përbashkët mund të jetë në çdo formë shkresore, e shkëmbyer midis Autoriteteve Kompetente të dy palëve;27.4.6 Tatimpaguesi mund të pranojë ose të refuzojë marrëveshjen e përbashkët për MÇA-në. Tatimpaguesi duhet të njoftojë Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve me shkrim, nëse marrëveshja e përbashkët është pranuar apo jo, brenda 30 ditëve kalendarike;27.4.7 Kur marrëveshja e përbashkët është pranuar, DPT-ja harton një MÇA bazuar në marrëveshjen e përbashkët dhe ia paraqet këtë tatimpaguesit për nënshkrim. Tatimpaguesit i kërkohet ta nënshkruajë MÇA-në përfundimtare dhe t’ia kthejë atë DPT-së.27.5 Në rastet kur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk është në gjendje të arrijë marrëveshjen me partnerin (ose partnerët) e konventës tatimore brenda 90 ditëve, atëherë një MÇA e njëanshme mund të lidhet me tatimpaguesin. Në këto raste Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton me shkrim tatimpaguesin.27.6 Në rastin e të gjitha MÇA-ve, përmbajtja e marrëveshjes së arritur (transaksionet e mbuluara, personat juridikë të mbuluar, periudha, metoda e aplikuar e transferimit të çmimit, rezultatet dhe konsideratat përkatëse) e rënë dakord në MÇA, mund të ndryshojë nga ajo e propozuar në aplikimin e tatimpaguesit.28. Hartimi dhe marrëveshja (faza 5)28.1 Në përputhje me sa është rënë dakord në negociata, DPT-ja do të përgatisë versionin përfundimtar të MÇA-së dhe do t’ia dërgojë atë tatimpaguesit, për ta nënshkruar e zbatuar. Një kopje e nënshkruar i kthehet DPT-së brenda 10 ditëve.28.2 Forma dhe përmbajtja e MÇA-së së përfunduar.Një MÇA e përfunduar duhet të përmbajë së paku informacionin e mëposhtëm:28.2.1 Emrin dhe adresat e palëve në MÇA;28.2.2 Transaksionet e kontrolluara të mbuluara nga MÇA-ja;28.2.3 Periudhën dhe vitet fiskale të mbuluara nga MÇA-ja;28.2.4 Metodologjinë e transferimit të çmimit të rënë dakord dhe zbatimin e saj ndaj transaksioneve të kontrolluara të mbuluara;28.2.5 Nëse është e aplikueshme, vargun e çmimeve të palëve të pavarura të pranuar nën MÇA;28.2.6 Një përcaktim të kushteve përkatëse të cilat formojnë bazën e llogaritjes së metodologjisë së transferimit të çmimit;28.2.7 Standardet e llogaritjeve të bëra mbi të cilat bazohet deklarimi financiar;28.2.8 Gjykimet kritike mbi të cilat është bazuar metodologjia e transferimit të çmimit;28.2.9 Procedurat që duhen ndjekur nëse është e nevojshme për të bërë rregullime kompensuese; dhe28.2.10 Detyrimet që rrjedhin për tatimpaguesin si rezultat i MÇA-së (p.sh. detyrimi i tatimpaguesit për të dorëzuar Raportet Vjetore të Pajtueshmërisë dhe regjistrimet e tatimpaguesit që plotësojnë kërkesat).Supozimet kritike28.3 Një MÇA do të përcaktojë në avancë supozimet kritike, duke përfshirë edhe ato supozime të cilat nuk janë në kontrollin e tatimpaguesit ose të DPT-së. Këto supozime përfshijnë çdo fakt mbi tatimpaguesin, një filial, një palë të tretë, një industri apo kushte ekonomike të përgjithshme.Supozimi është kritik nëse shkelja e tij mund të ndikojë ndjeshëm në zbatimin e kushteve thelbësore të MÇA-së ose në bazat mbi të cilat ajo është rënë dakord. Supozimet kritike nga natyra e tyre janë thelbësore për MÇA-në dhe duhen hartuar me kujdes për të siguruar që MÇA-ja reflekton parimin e tregut dhe mbron sigurinë e MÇA-së.28.4 DPT-ja do të vlerësojë nëse palët e pavarura kanë parashikuar ngjarje ose rrethana në kohën kur MÇA-ja ka hyrë në fuqi dhe nëse metodologjia e transferimit të çmimit e pranuar është marrë ose jo sa duhet në konsideratë. DPT-ja do të përdorë testin e palëve të pavarura për të përcaktuar nëse ato do të kishin rinegociuar një marrëveshje të tillë për arsye të ndryshimit në supozimet kritike.28.5 Tatimpaguesi duhet të njoftojë me shkresë zyrtare DPT-në se një supozim kritik është shkelur, dhe të dorëzojë dokumentacionin mbështetës me një kurs veprimi të propozuar (p.sh. rishikimin e MÇA-së), brenda 30 ditëve.28.6 DPT-ja do vlerësojë nëse palët e pavarura kanë parashikuar ngjarje ose rrethana në kohën kur MÇA-ja ka hyrë në fuqi dhe nëse metodologjia e transferimit të çmimit e pranuar është marrë sa duhet në konsideratë. DPT-ja do të përdorë testin e palëve të pavarura për të përcaktuar nëse palët e pavarura do të kishin rinegociuar një marrëveshje të tillë për arsye të ndryshimit në supozimet kritike.Nëse MÇA-ja rishikohet, data efektive e rishikimit të MÇA-së do të shprehet në MÇA-në e rishikuar. MÇA-ja e rishikuar duhet të shënojë gjithashtu datën mbi të cilën MÇA-ja origjinale nuk është më efektive.Nëse një MÇA e rishikuar nuk mund të negociohet, ajo do të anulohet ose pezullohet. MÇA-ja do të anulohet ose pezullohet nga fillimi i vitit në të cilin ndodhi ngjarja që solli ndryshimin e rrethanave. Në përgjithësi, një MÇA ka si qëllim të jetë e zbatueshme për të gjithë vitin ose të jetë e pazbatueshme për të gjithë atë vit.29. Raporti Vjetor i Pajtueshmërisë (faza 6)29.1 DPT-ja mund të auditojë një tatimpagues që është palë në një MÇA, si pjesë e auditit të rregullt të tij tatimor, megjithatë, në lidhje me transaksionin e mbuluar në MÇA, qëllimi i auditimit do të kufizohet në plotësimin e dispozitave të MÇA-së.29.2 Për çdo periudhë tatimore të mbuluar nga MÇA, tatimpaguesi është i detyruar të dorëzojë në DPT Raportin Vjetor të Pajtueshmërisë së MÇA-së së përfunduar. Forma dhe përmbajtja e Raportit Vjetor të Pajtueshmërisë të MÇA-së specifikohet në aneksin 6 të këtij udhëzimi.29.3 Data për dorëzimin e Raportit Vjetor të Pajtueshmërisë të MÇA-së, është data e detyrueshme për dorëzimin e “Deklaratës së tatimit mbi fitimin” dhe “Formularit të pagesës”. Ajo mund të dorëzohet e printuar me bilancin dhe pasqyrat financiare ose në mënyrë elektronike, siç kërkohet nga DPT-ja.29.4 Nëse tatimpaguesi nuk dorëzon Raportin Vjetor të Pajtueshmërisë, ose dorëzon një njoftim të pasaktë ose të paplotësuar të Raportit Vjetor të Pajtueshmërisë, kjo do të konsiderohet si papajtueshmëri me një nga dispozitat e MÇA, për qëllimin e pikës 31 të këtij udhëzimi.30. E drejta e tërheqjes dhe refuzimit30.1 Në rastin e Marrëveshjeve të Njëanshme të Çmimit në Avancë, tatimpaguesi ose DPT-ja, mundet që në çdo kohë gjatë procesit, të tërhiqen nga procesi nëse ata vërejnë qartë se do të jetë e pamundur të përfundojnë me sukses një MÇA. Tërheqja duhet të njoftohet me shkrim dhe arsyet e tërheqjes duhet të specifikohen qartë. Gjykohet që tërheqja të jetë rezultat i sjelljes në kundërshtim me aneksin 3.30.2 Në rastin e tërheqjes nga ana e DPT-së, tatimpaguesi ka të drejtë të ankimojë me shkrim pranë drejtorit të përgjithshëm tërheqjen, brenda 30 ditëve. DPT-ja, pas marrjes me shkrim të ankimimit mund ta rikonsiderojë tërheqjen e mëparshme dhe të riangazhohet në negocime.30.3 Në rastin e MÇA-ve, dypalëshe apo shumëpalëshe, tatimpaguesi mund të komunikojë me shkrim në çdo kohë synimin e tij për të refuzuar pranimin e rezultatit të negociatave, dhe mos të hyjë në një MÇA. Megjithatë, kjo bëhet pavarësisht nëse Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tërhiqet apo jo, nga negocimet me partnerin(ët) e konventës tatimore.30.4 Në rastin kur është arritur një marrëveshje reciproke ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe partnerit/ëve të tij të konventës tatimore, tatimpaguesi mund të rrëzojë marrëveshjen me anën e refuzimit për të hyrë në MÇA. Në raste të tilla, tatimpaguesi humbet të drejtën e aplikimit për procedurën e marrëveshjes reciproke, në lidhje me transaksionet e kontrolluara të mbuluara nga kjo marrëveshje. Përveç kësaj, tatimpaguesi humbet gjithashtu të drejtën për çdo MÇA të njëanshme lidhur me transaksionet e kontrolluara në fjalë.31. Mosplotësimi i kërkesave të marrëveshjes31.1 Nëse janë shkelur një ose më shumë dispozita të MÇA-së, DPT-ja mundet që, në përputhje me pikat 32-34 të këtij udhëzimi, të ndryshojë, anulojë ose revokojë MÇA.31.2 Pikat 32-34 të këtij udhëzimi janë të zbatueshme në të gjitha rastet dhe nuk mund të parandalohen nga dispozitat e një Marrëveshjeje specifike të Çmimit në Avancë.32. Rishikimi32.1 DPT-ja, në konsultim me tatimpaguesin, mundet të rishikojë dispozitat e Marrëveshjes së Njëanshme të Çmimit në Avancë, nëse plotësohet njëra nga kushtet e mëposhtme:32.1.1 ka një ndryshim material në zbatimin e Legjislacionit Tatimor Shqiptar; ose32.1.2 të dyja palët, DPT-ja dhe tatimpaguesi, kanë shprehur me shkrim dëshirën për të rishikuar dispozitat që vijnë si pasojë e ndryshimeve në ekonomi ose konsiderata të tjera përkatëse.32.2 Data efektive e çdo rishikimi duhet të miratohet ndërmjet DPT-së dhe tatimpaguesit.32.3 Në rastin e një rishikimi të marrëveshjes reciproke, MÇA-ja që zbaton atë marrëveshje reciproke, për aq sa kërkohet, do të rishikohet në përputhje me rrethanat.33. Anulimi33.1 Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mund të anulojë një Marrëveshje të Njëanshme të Çmimit në Avancë, kur plotësohet njëra nga kushtet e mëposhtme:33.1.1 ka pasur një keqprezantim, gabim ose mosveprim që nuk është pasojë e neglizhencës apo pakujdesisë, ose mosveprim të qëllimshëm të tatimpaguesit kur ka plotësuar aplikimin, gjatë negocimeve të marrëveshjes, ose në përputhje me raportimin dhe përmbushjen e kërkesave;33.1.2 tatimpaguesi nuk përmbush një ose më shumë nga dispozitat e MÇA-së;33.1.3 ka shkelje materiale të një apo më shumë nga supozimet kritike; dhe/ose33.1.4 kur pika 32 është e aplikueshme, por asnjë marrëveshje nuk është e mundur të arrihet ndërmjet DPT-së dhe tatimpaguesit, brenda një periudhë prej 60 ditësh.33.2 MÇA do të pushojë së qeni e zbatueshme nga data e anulimit.33.3 Data e anulimit do të përcaktohet sipas datës së ngjarjes që solli anulimin. Nëse një datë e tillë nuk mund të përcaktohet, p.sh. kur ndodh një ndryshim material në një nga supozimet kritike, anulimi do të jetë efektiv nga viti fiskal në të cilin ka ndodhur ngjarja. Efekti i anulimit është i tillë që DPT-ja dhe tatimpaguesi nuk do të jenë më të detyruar nga marrëveshja, që nga data e anulimit.33.4 DPT-ja mund të heqë dorë nga anulimi nëse tatimpaguesi mund të tregojë se ka shkaqe të arsyeshme, dhe palët bien dakord për një rishikim të marrëveshjes në përputhje me pikën 32 të udhëzimit.33.5 Në rastin e MÇA- së dypalëshe ose shumëpalëshe, marrëveshja anulohet vetëm në përputhje me dispozitat e marrëveshjes arritur mes autoriteteve kompetente.34. Revokimi34.1 DPT-ja mund të revokojë një Marrëveshjë të Njëanshme të Çmimit në Avancë kur ka pasur një shtrembërim, gabim ose mosveprim që është pasojë e neglizhencës apo pakujdesisë, ose mospagim të qëllimshëm të tatimpaguesit kur ka plotësuar aplikimin, gjatë negocimeve të marrëveshjes, ose në përputhje me raportimin dhe kërkesat.34.2 Efekti i revokimit sjell pasoja të atilla sikur marrëveshja të mos ketë ekzistuar asnjëherë.34.3 Në rastin e një MÇA-je dypalëshe ose shumëpalëshe, marrëveshja revokohet vetëm në përputhje me dispozitat e marrëveshjes së arritur ndërmjet autoriteteve kompetente.35. Rinovimi35.1 Dorëzimi i një aplikimi për të kërkuar rinovimin e një MÇA-je, duhet të ndjekë të njëjtat procedura të parashikuara në pikat 23–29 të këtij udhëzimi.35.2 Ndërsa në praktikë termat dhe kushtet e Marrëveshjes së mëparshme të Çmimit në Avancë do të jenë influencuese kundrejt negocimit të rinovimit, termat dhe kushtet e pranuara në Marrëveshjen e mëparshme të Çmimit në Avancë janë pa paragjykim për rinovimin.36. Konfidencialiteti36.1 Në përputhje me nenin 25, “Konfidencialiteti”, të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, informacioni i paraqitur nga tatimpaguesi gjatë takimit paradorëzimit, në aplikim, gjatë negocimit dhe në marrëveshjen përfundimtare, është konfidencial dhe duhet të përfaqësojë një sekret tatimor. Megjithatë, DPT-ja rezervon të drejtën e dhënies së informacionit statistikor publik mbi baza anonime, siç kërkohet për plotësimin e “Raportit Vjetor të Programit të MÇA-së” (shiko pikën 37).36.2 Në lidhje me MÇA-në dypalëshe ose shumëpalëshe, dispozita e shkëmbimit të informacionit të konventës përkatëse tatimore, aplikohet në shkëmbimin e informacionit për qëllimet e dispozitave të MÇA-së. Kështu ruhet konfidencialiteti i informacionit të shkëmbyer për qëllimet e MÇA-së.37. Raporti Vjetor i Programit të MÇA-së37.1 DPT-ja, është e detyruar të përgatisë dhe të japë një Raport Vjetor mbi Programin e Marrëveshjes së Çmimit në Avancë.37.2 Raporti Vjetor duhet të specifikojë për vitin zbatues:- numrin dhe llojin e aplikimeve të pranuara të MÇA-së, të evidentuar sipas llojit të marrëveshjes dhe rinovimeve;- numrin e aplikimeve të pranuara dhe të refuzuara, të evidentuara sipas llojit të marrëveshjes dhe rinovimit;- tarifat totale të aplikimeve të arkëtuara dhe të rimbursuara;- numrin e MÇA-ve të hyra në fuqi dhe numrin e MÇA-ve në pritje (nën negocim), të evidentuara sipas llojit të marrëveshjeve dhe rinovimeve;- periudhën mesatare kohore nga pranimi i aplikimit deri tek arritja e marrëveshjes, të evidentuara sipas llojit të marrëveshjes;- numrin e MÇA-ve të ripara, revokuara apo anuluara, të evidentuara sipas llojit të marrëveshjes dhe rinovimeve;- numrin e MÇA-ve të hyra në fuqi, apo të rinovuara, sipas klasifikimit të industrisë së tatimpaguesit;- numrin e MÇA-ve të hyra në fuqi, ose të rinovuara, sipas llojit të transaksionit(eve) të mbuluar(a);- numrin e MÇA-ve të hyra në fuqi, ose të rinovuara, sipas metodës së pranuar të transferimit të çmimit;- numrin e MÇA-ve të hyra në fuqi gjatë vitit, me secilin partner të konventës tatimore.38. ShfuqizimeKy udhëzim shfuqizon udhëzimin nr. 16 datë, 18.6.2014, “Për transferimin e çmimit” dhe udhëzimin nr. 9, datë 27.2.2015 “Mbi marrëveshjet e çmimit në avancë”39. Hyrja në fuqiKy udhëzim botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi me fillimin e efekteve të ligjit nr. 29/2023, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar.Shkarkoudhezim-2023-11-16-29-1DownloadBurimi: Qendra e Botimeve Zyrtare.

More details

Published - Wed, 22 Nov 2023

Popular blogs

Ndryshime ligjore (tatimi i profesioneve të lira): Nga Janari 2024.

Krijuar nga - Andi Haxhillari

Ndryshime ligjore (tatimi i profesioneve të lira): Nga Janari 2024.

Në datë 22.12.2023 është miratuar VKM final https://alprofitconsult.al/vendim-nr-753-date-20-12-2023-per-dispozitat-zbatuese-te-ligjit-nr-29-2023-per-tatimin-mbi-te-ardhurat-i-ndryshuar-regjimi-i-vecante-ndertimi-dhe-profesionet-e-lira/ për kategorinë e bizneseve që konsiderohen profesione të lira. Kjo kategori, do të fillojë të paguajë tatim mbi fitimin nga Janari 2024. Më herët qarkullonte një dokument i ngjashëm por pritej finalizimi i tij dhe botimi në Fletoren Zyrtare.Sipas ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat, lista e profesioneve që caktohet nga kjo VKM; qofshin persona fizik apo kompani, do të paguajnë tatim mbi fitimin në nivelin 15% të fitimit. Ky është ndryshim ligjor që prek një kategori shumë të madhe të bizneseve. Përfshirja ose jo në listën e bizneseve të tatueshme do të kryhet me anë të kodit të veprimtarisë NVE.Në kategorinë e profesioneve të lira janë përfshirë pjesa më e madhe e shërbimeve dhe janë lënë jashtë tregtia, prodhimi, ndërtimi, transporti dhe akomodimi. Ndërkohë shërbimet e tjera si IT, agjensi imobiliare, shërbime teknike (ekonomist, jurist, arkitekt, etj), shëndetësia dhe të ngjashme do të konsiderohen profesione të lira dhe tatohen nga Janari 2024. Lista më poshtë tregon edhe kategorinë e profesioneve që do të tatohen.Për personat fizikë ka një skemë të veçantë që lejohet sipas ligjit të ri, ku tatimpaguesi mund ose të pranojë nga tatimet që fitimi të jetë 70% e shitjeve (dmth shpenzimet 30%) ose të dokumentojë shpenzimet që kryhen. Kushti është që shitjet të jenë më të vogla se 10 milion Lekë. Skema duhet të përdoret për  3 vite radhazi.Rasti pritet që të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese dhe ka mundësi që edhe të shfuqizohet në të ardhmen, por deri atëherë ne të duhet të zbatojmë këto ndryshime ligjore.Lexo VKM Nr. 753, datë 20.12.2023.vendim-2023-12-20-753-1-1Download

More details

Published - Sun, 31 Dec 2023

Trajnim QuickBooks

Krijuar nga - Andi Haxhillari

Trajnim QuickBooks

Pasqyrë e kursitKonsiderohet një nga platformat më të përdorura për administrimin kontabël dhe financiar në të gjithë botën. Lehtësia në përdorim, fleksibiliteti, njohja e tij nga përdoruesit në shkallë më të gjerë, kostoja relativisht e ulët, mundësia e madhe e përzgjedhjeve, etj.Pa asnjë diskutim QuickBooks është programi më popullor. Në çdo kërkim të mundshëm të programit më të mirë të kontabilitetit dhe në çdo shkrim mbi programet e rekomanduara të kontabilitetit QuickBooks është gjithmonë pjesë e zgjidhjeve; dhe në pothuajse të gjitha rastet zgjidhja më e mirë.Pse ? Ka shumë arsye për të cilat mund të rekomandohet përdorimi i kësaj platforme për të administruar informacionin financiar në sipërmarrjen tuaj. Lehtësia e konfigurimit, shembuj dhe udhëzime të vetë aplikacionit, Ju lejojnë që të përdorni atë, edhe pa qenë nevoja të jeni ekonomist apo ekspert i fushës. I krijuar dhe përshtatur për ti ardhur në ndihmë, kryesisht kompanive të vogla dhe të mesme, ai mund të përdoret nga të gjitha kompanitë, në të gjitha fushat. Lista mund të zgjatet pafundësisht.Në eksperiencën e Shqipërisë, për arsye kryesisht të madhësisë së tregut, por edhe të mungesës së kërkesës nga grupi i profesionistëve në fushën e kontabilitetit, emri i QuickBooks nuk është shumë i njohur.Edhe pse zhvillimet e fundit teknologjike dhe ndarje e shpejtë e në kohë reale të informacionit, ka dhënë mundësi të mira për të zgjeruar njohuritë në fushën e teknologjisë apo praktikave të tjera më të mira, ky proces, duhet të pranohet që ka ecuri me rritmë paksa më të ngadalta në vendin tonë. Vërehet mangësi e theksuar e kuptimit në thelb të zbatimeve në fushën teknologjike; edhe pse aksesi ndaj tyre është i hapur pothuajse për të gjithë, me kosto relativisht shumë të ulët.Tregues i këtij zhvillimi mund të shihet fare mirë edhe në llojin e programeve të kontabilitetit që përdoret në vendin tonë. Për fat të keq, ka më shumë se 20 vjet, që platformat teknologjike nuk kanë ndryshuar pothuajse fare. Në kohën e zhvillimeve të shpejta teknologjike dhe përshtatjes së vazhduar të tyre, mesa duket, aplikacionet e zbatimeve në fushën e kontabilitetit në vendin tonë, ecin me hapa shumë më të ngadalta.Për fat të keq, në mungesë edhe të një tregu më të madh dhe hapjes, duke parë platforma alternative të tjera, vetë ne, praktikantët në fushën e kontabilitetit, kemi mbrojtur me fanatizëm disa platforma (programe) kontabiliteti, duke mos kërkuar ndryshime apo përshtatje. Ky proces ka qenë kaq i ngadaltë, sa në thelb, ne kemi barazuar edhe përvojën e ekonomistit e kontabilistit me aftësinë e ti për të përdorur programet tona kombëtare; Alpha dhe Financa 5.Duke vepruar kështu, ne kemi krijuar një treg të mbyllur, pa hapësira ku bizneset dhe ekonomistët të kenë mundësi të punimit me platforma të kolegëve të tyre jashtë vendit. Një numër mjaft i vogël kanë  informacion për platformat globalisht më të përdorshme të kontabilitetit. Në një kohë kur edhe sistemi operativ më popullor i përdorshëm Windows ndryshon të paktën çdo 10 vjet arkitekturën në thelb të sistemit të operimit dhe pothuajse çdo muaj me përditësime të rëndësishme, kur edhe platformat në fusha të tjera, më të njohura përshtaten me ritme të shpejta, për ti vazhduar të jenë funksionale dhe ti përgjigjen në kohë zhvillimeve në sferave të tjera teknologjike, në realitetin tonë, për fat të keq edhe në këtë fazë, vazhdojnë të përdoren platforma kaq të vjetra sa janë konceptuar para 20 vjetësh.Kursi ofron një mundësi unike për të kuptuar përse QuickBooks është program kaq i përdorur gjerësisht. Nga përdorimi do të kuptoni avantazhet e një platforme që mishëron eksperiencën botërore prej më shumë se 50 vjetësh, në një platformë të thjeshtë por në të njëjtën kohë të pakrahasueshme me asnjë zgjidhje tjetër, jo vetëm kombëtare. Nga përdorimi i QuickBooks do të kuptoni që një program kontabiliteti nuk ka përse të jetë i mërzitshëm dhe jo monopol i përdorimit vetëm të kontabilistëve. Nuk është çudi që ai është i përdorshëm nga shumë biznese dhe punonjës me pak ose aspak njohuri të kontabilitetit. Ne me krenari deklarojmë që jemi ndër të paktat kompani që ofrojmë mundësinë e njohjes së këtij programi dhe pse jo zëvendësimit të sistemit tuaj aktual. Kursi është i konceptuar i njëjtë me informacionin që rrjedh brenda një ndërmarrje, dhe edhe në këtë pjesë QuickBooks është lider, duke hartuar një skemë të punuarit të thjeshtuar dhe paraqitur grafikisht.Kursi është planifikuar në formën e një prezantimi të plotë të programit që përputhet tërësisht me modulet e saj dhe me mënyrën se si kryhen proceset e përditshme të biznesit. Kursi i plotë përmban 7 faza dhe i konceptuar në 13 seanca. Çdo seancë do të zgjasë 2 orë. Temat e kursit do të jenë:Krijimi i ndërmarrjes dhe listaveGjendja fillestare e biznesitBlerjetShitjetInventariPagesatArkëtimetRaportetNe ju premtojmë që në përfundim të këtij kursi do të ndryshojë koncepti juaj mbi atë se si duhet të jetë një program kontabiliteti. Do të shihni në një këndëvështrim tërësisht ndryshe se sa lehtë; mund të hapen listat (klientë, furnitorë, inventar dhe çdo gjë tjetër; vetëm me anë të një klikimi), që modifikimet e listave nuk ka përse të jenë të ngurta, që fleksibiliteti dhe kontabiliteti nuk ka përse të jetë skematik dhe i mërzitshëm por fleksibël dhe unik, që ka shumë arsye për të ndryshuar sistemin tuaj aktual të kontabilitetit. Për kë është ky kurs?Të gjithë ekonomistët me dhe pa eksperiencëPër menaxherët e biznesevePër ata që duan të kuptojnë diferencat e një programi lider.Për studentët dhe të sapodiplomuarit.Për individët që punojnë ose planifikojnë jashtë vendit.Çfarë do të mësoj?Do të mësoni të gjitha proceset e punës në QuickBooks.Do të mësoni të krijoni listat (shumë më ndryshe dhe praktike nga sa jeni mësuar).Do të mësoni të regjistroni blerjet.Do të mësoni të regjistroni shitjet.Do të mësoni të regjistroni pagesat me çek.Do të mësoni të regjistroni pagesat ndaj furnitorëve.Do të mësoni të regjistroni transfertat e brendshme.Do të mësoni të regjistroni arkëtimet nga klientët.Do të mësoni të gjeneroni raportet.KërkesatNjohuri të gjuhës Angleze.Njohuri mbi kontabilitetin.Dëshirë për të mësuar.Lexo më shumë https://edu.alprofitconsult.al/home/course/trajnim-quickbooks/6

More details

Published - Sun, 24 Sep 2023

Kërko
Popular categories
Blogjet më të fundit
Gëzuar Vitin e Ri 2024
Gëzuar Vitin e Ri 2024
Gëzuar Vitin e Ri 2024Dëshirojmë t'i shprehim një urim të ngrohtë dhe një falënderim të thellë për të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë, familjarët dhe të gjithë ata që kanë qenë përkrahës të zyrës tonë të kontabilitetit. Bashkëpunimi dhe mbështetja juaj kanë qenë burime frymëzimi për ne, duke na bërë të ndihemi të privilegjuar për të pasur një komunitet kaq të përkushtuar pranë nesh.Bashkëpunëtorët tanë janë partnerë të çmuar që kanë kontribuar në suksesin tonë përmes punës së tyre të palodhur dhe profesionalizmit. Ndjenjën e një ekipi të përkushtuar dhe të përbashkët e shohim si një pasuri e vërtetë që ka fuqizuar rrugën tonë drejt arritjeve dhe sukseseve. Ju falënderojmë për kontributin tuaj të vazhdueshëm dhe për besimin që keni treguar në vizionin tonë. https://www.youtube.com/watch?v=k_A84ityak8 Miqtë, familjarët, dhe të gjithë ata që na kanë mbështetur nga afër, ju dëshirojmë shumë gëzime dhe lumturi në çdo hap të jetës suaj. Për ne, suksesi i zyrës tonë ka qenë një udhëtim i përbashkët, dhe ndihemi të privilegjuar që keni qenë pjesë e kësaj udhëtimi. Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe shpresojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë të rritet dhe të sjellë suksese të reja në të ardhmen. Në këtë periudhë festive dhe në fillim të një vit të ri, dëshirojmë që lumturia dhe suksesi të jenë pjesë e përditshmërisë suaj. Gëzuar festat dhe vitin e ri! Shpresojmë që të vazhdojmë të ndajmë momente të lumtura dhe suksese të përbashkëta në vitin që vjen.

Sun, 31 Dec 2023

Ndryshime ligjore (tatimi i profesioneve të lira): Nga Janari 2024.
Ndryshime ligjore (tatimi i profesioneve të lira): Nga Janari 2024.
Në datë 22.12.2023 është miratuar VKM final https://alprofitconsult.al/vendim-nr-753-date-20-12-2023-per-dispozitat-zbatuese-te-ligjit-nr-29-2023-per-tatimin-mbi-te-ardhurat-i-ndryshuar-regjimi-i-vecante-ndertimi-dhe-profesionet-e-lira/ për kategorinë e bizneseve që konsiderohen profesione të lira. Kjo kategori, do të fillojë të paguajë tatim mbi fitimin nga Janari 2024. Më herët qarkullonte një dokument i ngjashëm por pritej finalizimi i tij dhe botimi në Fletoren Zyrtare.Sipas ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat, lista e profesioneve që caktohet nga kjo VKM; qofshin persona fizik apo kompani, do të paguajnë tatim mbi fitimin në nivelin 15% të fitimit. Ky është ndryshim ligjor që prek një kategori shumë të madhe të bizneseve. Përfshirja ose jo në listën e bizneseve të tatueshme do të kryhet me anë të kodit të veprimtarisë NVE.Në kategorinë e profesioneve të lira janë përfshirë pjesa më e madhe e shërbimeve dhe janë lënë jashtë tregtia, prodhimi, ndërtimi, transporti dhe akomodimi. Ndërkohë shërbimet e tjera si IT, agjensi imobiliare, shërbime teknike (ekonomist, jurist, arkitekt, etj), shëndetësia dhe të ngjashme do të konsiderohen profesione të lira dhe tatohen nga Janari 2024. Lista më poshtë tregon edhe kategorinë e profesioneve që do të tatohen.Për personat fizikë ka një skemë të veçantë që lejohet sipas ligjit të ri, ku tatimpaguesi mund ose të pranojë nga tatimet që fitimi të jetë 70% e shitjeve (dmth shpenzimet 30%) ose të dokumentojë shpenzimet që kryhen. Kushti është që shitjet të jenë më të vogla se 10 milion Lekë. Skema duhet të përdoret për  3 vite radhazi.Rasti pritet që të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese dhe ka mundësi që edhe të shfuqizohet në të ardhmen, por deri atëherë ne të duhet të zbatojmë këto ndryshime ligjore.Lexo VKM Nr. 753, datë 20.12.2023.vendim-2023-12-20-753-1-1Download

Sun, 31 Dec 2023

Vendim Nr. 753, datë 20.12.2023 "Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar: (regjimi i veçantë, ndërtimi dhe profesionet e lira).
Vendim Nr. 753, datë 20.12.2023 "Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar: (regjimi i veçantë, ndërtimi dhe profesionet e lira).
VENDIMNr. 753, datë 20.12.2023PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT NR. 29/2023, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUARNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 14, pika 3, 17, pika 6, 49 dhe 69, pika 1, shkronja “dh”, të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i MinistraveVENDOSI:Neni 1Lista e veprimtarive për zbatimin e regjimit të veçantë për personat fizikë tregtarë dhe të vetëpunësuar1. Në zbatim të nenit 14, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar, ndarja e veprimtarive të parashikuara në këtë nen bëhet duke u bazuar në kodet e përcaktuara në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2), të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe të publikuar nga INSTAT-i.2. Bazuar në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2), ndarja e llojeve të veprimtarive ekonomike përkatësisht sipas veprimtarive të parashikuara në shkronjën “a”, të pikës 1, të nenit 14, të ligjit, pasqyrohet në tabelën analitike nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. "Neni 14 i Ligjit 29/2023 Regjimi i veçantë për individët tregtarë dhe të vetëpunësuar 1. Personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar, me qarkullim vjetor deri në 10 000 000 lekë, për qëllime të njohjes së shpenzimeve të zbritshme kanë të drejtë të zgjedhin një nga metodat e mëposhtme: a) pranimin e një regjimi të veçantë, përmes të cilit shpenzimet e supozuara zbriten apriori sipas shumave të specifikuara në këtë shkronjë dhe pa iu nënshtruar kontrollit të regjistrimeve kontabël lidhur me to nga administrata tatimore; i. 60% të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese; ii. 90% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë; iii. 70% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual; iv. 60% të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj., të kësaj natyre; v. 50% të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtaritë artizanale dhe atyre zejtare; vi. 30% të të ardhurave për individët e vetëpunësuar; ose b) përllogaritjen e shpenzimeve të zbritshme bazuar në dokumentacionin dhe faturat respektive për çdo shpenzim. 2. Personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar sipas pikës 1 të këtij neni zgjedhin dhe deklarojnë pranë administratës tatimore metodën të cilën do të zgjedhin. Kalimi nga një metodë në tjetrën nuk mund të bëhet më shpesh se një herë në tre vjet. 3. Përcaktimi i llojit të veprimtarive të kryera nga personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar sipas pikës 1 të këtij neni bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me legjislacionin në fuqi rregullues lidhur me këto veprimtari të kryera nga personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar. 4. Personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar, të cilët kanë aplikuar regjimin e veçantë sipas shkronjës “a” të pikës 1 të këtij neni, nuk i lejohet të kërkojë zbritje apo kompensim tjetër përveç kompensimit personal sipas nenit 22 të këtij ligji Neni 2Vlerësimi i kostos dhe i çmimit të shitjes së sipërfaqeve të ndërtimit të përfituara si rezultat i një kontrate shkëmbimi truall me ndërtesë1. Në zbatim të pikës 6, të nenit 17, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar, parashikohet dispozita ligjore në lidhje me tatimin e fitimin kapital të realizuar nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme të përfituar nga një kontratë shkëmbimi. Në momentin e shkëmbimit të truallit me sipërfaqe ndërtimi, në bazë të një kontrate shkëmbimi, nuk lind detyrim për llogaritje të fitimit kapital nga transferimi i pasurisë së paluajtshme si për shoqëritë e ndërtimit, ashtu edhe për pronarët e truallit, pavarësisht nga statusi. Në këtë rast, fitimi kapital lind në momentin e tjetërsimit të pasurisë së paluajtshme të fituar nga shkëmbimi.2. Me termin “fitim kapital i realizuar” kuptohet diferenca pozitive ndërmjet vlerës në shitje dhe vlerës në blerje të pasurisë së paluajtshme. Në rastet kur kjo diferencë rezulton negative, atëherë fitimi kapital do të konsiderohet zero në çdo transaksion.3. Në rastin e shitjes së një pasurie të paluajtshme të përfituar nga një kontratë shkëmbimi truall–ndërtesë, për të llogaritur fitimin kapital të realizuar, vlera në blerje dhe vlera në shitje përcaktohen, si më poshtë vijon:a) Vlera në blerje do të konsiderohet vlera e pjesës së truallit që i takon sipërfaqes së ndërtesës që shitet:i. Vlera e truallit, për metër katror (m2) të dhënë në këmbim të përfitimit të sipërfaqes së banimit/tregtisë/shërbimit përcaktohet bazuar në vlerën, që ka pasur trualli i dhënë në transaksionin e fundit përpara shkëmbimit. Kur pronari i truallit e ka përfituar këtë truall me një transaksion, sikurse janë kontratë blerjeje, shkëmbimi, trashëgimi, dhurimi, heqje dorë apo rivlerësim i pasurisë së paluajtshme, për të cilin është llogaritur tatimi dhe ky akt është regjistruar pranë organit kompetent për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, vlera në blerje do të jetë vlera sipas regjistrimit të fundit të kësaj pasurie mbi të cilën është llogaritur tatimi. Kjo vlerë, në rast se ekziston një akt tjetërsimi pasurie, u mundësohet noterëve gjatë kërkesës për tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme nga organi kompetent për tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme;ii. Në rastet kur për truallin e këmbyer nuk ekziston një vlerë sipas parashikimeve të nënndarjes “i”, të kësaj shkronje, si vlerë e truallit për metër katror (m2) të dhënë në këmbim të përfitimit të sipërfaqes së banimit ose tregtisë, ose shërbimit do të konsiderohet vlera, sipas çmimeve për metër katror (m2) sipërfaqe trualli të dhënë, që parashikohen në hartën e vlerave të tokës në Republikën e Shqipërisë, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave në fuqi në momentin e regjistrimit të kontratës së shkëmbimit ndërmjet investitorit e pronarit të truallit në organin përgjegjës për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme;b) Vlera në shitje e ndërtesës përcaktohet në kontratën e shitjes, e cila është nënshkruar nga palët, shitësi dhe blerësi:i. Kontrata parashikon sipërfaqen në metër katror (m2) të pasurisë objekt të kontratës, çmimin për metër katror (m2) dhe vlerën e saj. Kontrata shoqërohet me hartën, planimetrinë dhe dokumentet e tjera, që shërbejnë për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme sipas legjislacionit të fushës. Kjo vlerë në shitje e përcaktuar në kontratën e shitjes, për efekt të llogaritjes së detyrimit tatimor nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme, krahasohet me çmimet e referencës;ii. Në rastet kur vlera e pasurisë sipas çmimit të shitjes për metër katror (m²) të përcaktuar në kontratë është më e ulët se vlera sipas çmimeve referuese, atëherë si çmim i supozuar shitjeje merret në konsideratë çmimi i referencës së zonës/qytetit. Çmimet e referencës janë çmimet mesatare referuese për metër katror (m2) sipërfaqe ndërtimi që përdoren për vlerësimin e vlerës së taksueshme për banesat, bazuar në udhëzimin e përbashkët të ministrit përgjegjës për financat dhe institucionit që ka në fushën e përgjegjësisë regjistrimin e pasurive të paluajtshme, të nxjerrë në zbatim të pikës 8, të nenit 17, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar.Neni 3Shpenzimet dhe të ardhurat në sektorin e ndërtimit1. Dispozitat e këtij neni zbatohen për përcaktimin e fitimit të tatueshëm të sipërmarrjeve, që operojnë në ndërtimin dhe/ose shitjen e ndërtesave për qëllim strehimi, veprimtari prodhuese, tregtare ose veprimtari të shërbimit, sipas parashikimit në nenin 49, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar.2. Tatimpaguesit që operojnë si sipërmarrës të punimeve të ndërtimit, për llogaritjen e të ardhurave dhe shpenzimeve veprojnë, si më poshtë vijon:a) Në rastet kur tatimpaguesit operojnë si sipërmarrës në punime ndërtimi në rolin e kontraktorit, nënkontraktorit, supervizorit, mbikëqyrësit etj., të ardhurat nga biznesi janë të ardhurat e faturuara, bazuar në situacionet e punimeve të kryera apo paradhëniet e marra nga porositësit e punimeve;b) Shpenzimet e tatimpaguesve, që operojnë si sipërmarrës në punime ndërtimi në rolin e kontraktorit, nënkontraktorit, supervizorit, mbikëqyrësit etj. përbëhen nga shpenzimet e biznesit brenda kufizimeve të ligjit për tatimin mbi të ardhurat.3. Tatimpaguesit, që operojnë si ndërtues dhe shitës të punimeve të ndërtimit, për llogaritjen e të ardhurave dhe shpenzimeve veprojnë, si më poshtë vijon:a) Në rastet kur tatimpaguesit operojnë si ndërtues të objekteve të ndërtimit dhe njëkohësisht janë pronarë plotësisht apo pjesërisht të produktit të ndërtimit, të cilin e shesin apo e japin me qira, të ardhurat nga biznesi janë të ardhurat nga pjesa, që shitet e produktit të ndërtimit, si dhe të ardhurat nga qiraja për pjesën e produktit të ndërtimit që jepet me qira:i. Në rastet kur tatimpaguesi është 100% pronar i truallit ku ndërtohet, të ardhurat nga shitja apo dhënia me qira e produktit të ndërtimit do të llogariten për 100 % të produktit të ndërtimit;ii. Në rastet kur tatimpaguesi nuk është pronar 100% i truallit ku ndërtohet, por ka një kontratë shkëmbimi truall–ndërtesë me pronarët e truallit, të ardhurat nga shitja apo dhënia me qira e produktit të ndërtimit llogariten për pjesën përfituese të produktit të ndërtimit bazuar në kontratën e shkëmbimit ndërmjet palëve;b) Të ardhurat nga shitja e produkteve të ndërtimit, si dhe të ardhurat nga dhënia me qira e tyre llogariten bazuar në kontratat e shitjes, por duke marrë në konsideratë çmimet minimale të shitjes apo tarifat minimale të qiradhënies të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë;c) Shpenzimet e tatimpaguesve, që operojnë si ndërtues të objekteve të ndërtimit dhe njëkohësisht janë pronarë plotësisht apo pjesërisht të produktit të ndërtimit, përbëhen nga shpenzimet e zbritshme të biznesit për fazën e ndërtimit, fazën e shitjes apo të mirëmbajtjes për pjesën e objekteve që jepen me qira, sipas dispozitave të ligjit për tatimin mbi të ardhurat;ç) Në rastet kur shoqëritë e ndërtimit disponojnë në aktivet e shoqërisë troje të blera dhe, bazuar në lejet e ndërtimit, përdorin pjesë të tyre për ndërtimin e godinave me qëllim rishitjeje, për pjesën e truallit, i cili i përket pjesës së shitur të godinës, truall që çregjistrohet si pronë e entitetit në ASHK dhe kalon në pronësi/bashkëpronësi të blerësve të produktit të ndërtimit, vlera në kontabilitet e tij kalohet si shpenzim i zbritshëm i veprimtarisë së ndërtimit me qëllim shitjeje. Nëse entiteti mban produkte ndërtimi për nevoja të veprimtarisë së tij, si: zyra, magazina, dhënie me qira, bare, restorante etj., pjesa përkatëse e truallit, që u përket proporcionalisht këtyre aktiveve, nuk do kalojë si shpenzim i zbritshëm biznesi.3. Tatimpaguesit, që operojnë si investitorë dhe shitës të produkteve të ndërtimit, për llogaritjen e të ardhurave dhe shpenzimeve veprojnë, si më poshtë vijon:Në rastet kur tatimpaguesit operojnë si investitorë, financues të produktit të ndërtimit, të ardhurat nga biznesi janë të ardhurat nga shitja e produktit të ndërtimit, si dhe të ardhurat nga qiraja për pjesën e produktit të ndërtimit që mbahet nga ana e tyre për t’u dhënë me qira.a) Të ardhurat nga shitja e produkteve të ndërtimit, si dhe të ardhurat nga dhënia me qira e tyre llogariten bazuar në kontratat ligjore të shitjes, por duke marrë në konsideratë çmimet minimale të shitjes apo tarifat minimale të qiradhënies të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë;b) Shpenzimet e tatimpaguesve, që operojnë si investitorë (financues) të produktit të ndërtimit dhe njëkohësisht janë pronarë të këtij produkti, përbëhen nga shpenzimet e faturuara për ta nga sipërmarrësit e punimeve apo shpenzimet e tjera të nevojshme në fazën e shitjes apo të dhënies me qira, sipas dispozitave të ligjit për tatimin mbi të ardhurat.Neni 4Lista e shërbimeve objekt tatimi nga 1 janari 20241. Në zbatim të nenit 69, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar, përcaktohet lista analitike e veprimtarive ekonomike të tatimpaguesve, persona fizikë të vetëpunësuar dhe entitete, që ofrojnë shërbime profesionale, me të ardhura vjetore deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale nga biznesi apo tatim mbi të ardhurat e korporatës, duke filluar nga viti fiskal 2024. Lista analitike përbëhet nga veprimtaritë sipas kodeve të parashikuara në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2), të paraqitura në tabelën analitike nr. 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.2. Në rastet kur tatimpaguesit nuk janë të qartë në lidhje me kategorizimin e veprimtarisë ekonomike që ushtrojnë apo për normën e tatimit mbi të ardhurat në lidhje me veprimtarinë e tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2), përcakton ndarjen dhe aktivitetin, në të cilin bën pjesë tatimpaguesi përkatës. "Pjesë nga neni 69 i Ligjit 29/2023 Dispozitë kalimtare 1. Lehtësitë dhe përjashtimet tatimore të parashikuara në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, vazhdojnë të zbatohen si më poshtë: ..... dh) për: i. individët tregtarë; ii. të vetëpunësuarit, si dhe; iii. entitetet: me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri më 31 dhjetor 2029. Norma e tatimit 0% nuk aplikohet për tatimpaguesit e përcaktuar në nënndarjet “ii” dhe “iii” të kësaj shkronje, të cilët furnizojnë shërbime profesionale. Lista analitike e shërbimeve profesionale përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave në përputhje me legjislacionin në fuqi rregullues lidhur me këto shërbime profesionale. ... " Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.Shkarko VKM Nr. 753, datë 20.12.2023vendim-2023-12-20-753-1DownloadShkarko Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2)Tabela analitike nr. 1Lloji i veprimtarisëNdarja NVE Rev 2Kodi NVE Rev 2PërshkrimiVeprimtaritë prodhueseNdarja 01A111, A112, A113, A114, A115, A116, A119, A121, A122, A123, A124, A125, A126, A127, A128, A129, A130, A141, A142, A143, A144, A145, A146, A147, A149, A150, A161, A162, A163, A164, A170Prodhimi bimor dhe shtazor, gjuetia dhe shërbime të lidhura me toNdarja 02A210, A220, A230, A240Pyjet dhe shfrytëzimi i pyjeveNdarja 03A311, A312, A321, A322Peshkimi dhe AkuakulturaNdarja 05B510, B520Nxjerrja e qymyrit dhe linjiteveNdarja 06B610, B620Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyrorNdarja 07B710, B721, B729Nxjerrja e mineraleve metaloreNdarja 08B811, B812, B891, B892, B893, B899Nxjerrja e mineraleve të tjera nga minierat apo karrieratNdarja 09B910, B990Aktivitete mbështetëse minerareNdarja 10C1011, C1012, C1013, C1020, C1031, C1032, C1039, C1041, C1042, C1051, C1052, C1061, C1062, C1071, C1072, C1073, C1081, C1082, C1083, C1084, C1085, C1086, C1089, C1091, C1092Përpunimi i produkteve ushqimoreNdarja 11C1101, C1102, C1103, C1104, C1105, C1106, C1107Prodhimi i pijeveNdarja 12C1200Prodhimi i produkteve të duhanitNdarja 13C1310, C1320, C1330, C1391, C1392, C1393, C1394, C1395, C1396, C1399Përpunimi i tekstileveNdarja 14C1411, C1412, C1413, C1414, C1419, C1420, C1431, C1439Konfeksionimi i veshjeveNdarja 15C1511, C1512, C1520Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkureNdarja 16C1610, C1621, C1622, C1623, C1624, C1629Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobilieve; prodhimin e artikujveNdarja 17C1711, C1712, C1721, C1722, C1723, C1724, C1729Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letreNdarja 18C1811, C1812, C1813, C1814, C1820Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruaraNdarja 19C1910, C1920Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftësNdarja 20C2011, C2012, C2013, C2014, C2015, C2016, C2017, C2020, C2030, C2041, C2042, C2051, C2052, C2053, C2059, C2060Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimikeNdarja 21C2110, C2120Përpunimi i produkteve farmaceutike dhe preparateve farmaceutikeNdarja 22C2211, C2219, C2221, C2222, C2223, C2229Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikësNdarja 23C2311, C2312, C2313, C2314, C2319, C2320, C2331, C2332, C2341, C2342, C2343, C2344, C2349, C2351, C2352, C2361, C2362, C2363, C2364, C2365, C2369, C2370, C2391, C2399Prodhimi i produkteve minerale jo metalikeNdarja 24C2410, C2420, C2431, C2432, C2433, C2434, C2441, C2442, C2443, C2444, C2445, C2446, C2451, C2452, C2453, C2454MetalurgjiaNdarja 25C2511, C2512, C2521, C2529, C2530, C2540, C2550, C2561, C2562, C2571, C2572, C2573, C2591, C2592, C2593, C2594, C2599Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeveNdarja 26C2611, C2612, C2620, C2630, C2640, C2651, C2652, C2660, C2670, C2680Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikëNdarja 27C2711, C2712, C2720, C2731, C2732, C2733, C2740, C2751, C2752, C2790Prodhimi i pajisjeve elektrikeNdarja 28C2811, C2812, C2813, C2814, C2815, C2821, C2822, C2823, C2824, C2825, C2829, C2830, C2841, C2849, C2891, C2892, C2893, C2894, C2895, C2896, C2899Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve p.k.tNdarja 29C2910, C2920, C2931, C2932Prodhimi i mjeteve të transportit, rimorkiove dhe gjysmë rimorkioveNdarja 30C3011, C3012, C3020, C3030, C3040, C3091, C3092, C3099Prodhimi i mjeteve të tjera të transportitNdarja 31C3101, C3102, C3103, C3109Prodhimi i mobileveNdarja 32C3211, C3212, C3213, C3220, C3230, C3240, C3250, C3291, C3299Industri të tjera p.k.tNdarja 35D3511, D3512, D3513, D3514, D3521, D3522, D3523, D3530Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuarNdarja 36E3600Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujëNdarja 37E3700Ujërat e zezaNdarja 38E3811, E3812, E3821, E3822, E3831, E3832Aktivitetet e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve; rikuperimi i materialeveNdarja 39E3900Shërbime të tjera të pastrimit e të menaxhimit të mbetjeveNdarja 41F4110, F4120Ndërtimi i ndërtesaveNdarja 42F4211, F4212, F4213, F4221, F4222, F4291, F4299Punime inxhinierikeNdarja 43F4311, F4312, F4313, F4321, F4322, F4329, F4331, F4332, F4333, F4334, F4339, F4391, F4399Punime të specializuara ndërtimiNdarja 98T9810, T9820Aktivitete të prodhimit të mallrave e shërbimeve të pandryshueshme të familjeve për përdorim të vetVeprimtaritë e tregtimit me shumicëNdarja 46G4611, G4612, G4613, G4614, G4615, G4616, G4617, G4618, G4619, G4621, G4622, G4623, G4624, G4631, G4632, GG4633, G4634, G4635, G4636, G4637, G4638, G4639, G4641, G4642, G4643, G4644, G4645, G4646, G4647, G4648, G4649, G4651, G4652, G4661, G4662, G4663, G4664, G4665, G4666, G4669, G4671, G4672, G4673, G4674, G4675, G4676, G4677, G4690Tregtia me shumicë, përveç automjeteve dhe motoçikletaveVeprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individualNdarja 45G4511, G4519, G4520, G4531, G4532, G4540Tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletaveNdarja 47G4711, G4719, G4721, G4722, G4723, G4724, G4725, G4726, G4729, G4730, G4741, G4742, G4743, G4751, G4752, G4753, G4754, G4759, G4760, G4761, G4762, G4763, G4764, G4765, G4771, G4772, G4773, G4774, G4775, G4776, G4777, G4778, G4779, G4781, G4782, G4789, G4791, G4799Tregtia me pakicë, përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletaveNdarja 49H4910, H4920, H4931, H4932, H4939, H4941, H4942, H4950Transporti tokësor dhe me tubacioneNdarja 50H5010, H5020, H5030, H5040Transporti ujorNdarja 51H5110, H5121, H5122Transporti ajrorVeprimtaritë bare, restorante, disko, etj., të kësaj natyreNdarja 56I5610, I5621, I5629, I5630Shërbime ushqimi dhe pijeVeprimtaritë e shërbimeve, veprimtaritë artizanale dhe zejtareNdarja 52H5210, H5221, H5222, H5223, H5224, H5229Magazinimi dhe aktivitete mbështetëse për transportinNdarja 53H5310, H5320Aktivitete të postës dhe korrierësNdarja 55I5510, I5520, I5530, I5590AkomodimiNdarja 60J6010, J6020Aktivitete të programimit dhe shpërndarjesNdarja 61J6110, J6120, J6130, J6190TelekomunikacioniNdarja 85P8510, P8520, P8531, P8532, P8541, P8542, P8551, P8552, P8553, P8559, P8560ArsimiNdarja 91R9101, R9102, R9103, R9104Bibliotekat, arkivat, muzeumet dhe të tjera aktivitete kulturoreNdarja 92R9200Aktivitete të lojërave të fatit dhe basteveNdarja 93R9311, R9312, R9313, R9319, R9321, R9329Aktivitete sportive, argëtuese dhe çlodhëseIndividët e vetëpunësuarNdarja 33C3311, C3312, C3313, C3314, C3315, C3316, C3317, C3319, C3320Riparimi dhe instalimi i makinerive dhe pajisjeveNdarja 58J5811, J5812, J5813, J5814, J5819, J5821, J5829Aktivitete publikimiNdarja 59J5911, J5912, J5913, J5914, J5920Filma, video dhe prodhimi i programeve televizivë, regjistrimi i zërit dhe aktivitete publikimi të muzikësNdarja 62J6201, J6202, J6203, J6209Shërbime të teknologjisë së informacionitNdarja 63J6311, J6312, J6391, J6399Aktivitete të shërbimit të informacionitNdarja 64K6411, K6419, K6420, K6430, K6491, K6492, K6499Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneveNdarja 65K6511, K6512, K6520, K6530Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëmNdarja 66K6611, K6612, K6619, K6621, K6622, K6629, K6630Aktivitete të tjera financiareNdarja 68L6810, L6820, L6831, L6832Aktivitete të pasurive të paluajtshmeNdarja 69M6910, M6920Aktivitete juridike dhe të kontabilitetitNdarja 70M7010, M7021, M7022Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve dhe aktivitete të konsultimitNdarja 71M7111, M7112, M7120Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike; aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknikeNdarja 72M7211, M7219, M7220Kërkim dhe zhvillim shkencorNdarja 73M7311, M7312, M7320Publiciteti dhe kërkimet e tregutNdarja 74M7410, M7420, M7430, M7490Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknikeNdarja 75M7500Aktivitete VeterinareNdarja 77N7711, N7712, N7721, N7722, N7729, N7731, N7732, N7733, N7734, N7735, N7739, N7740Aktivitete të marrjes e dhënies me qiraNdarja 78N7810, N7820, N7830Aktivitete të punësimitNdarja 79N7911, N7912, N7990Agjenci udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimitNdarja 80N8010, N8020, N8030Aktivitete të sigurimit dhe hetimitNdarja 81N8110, N8121, N8122, N8129, N8130Shërbime ndaj ndërtesave dhe shesheveNdarja 82N8211, N8219, N8220, N8230, N8291, N8292, N8299Administrim zyrash, mbështetje administrative dhe të tjera aktivitete mbështetëse të ndërmarrjeveNdarja 84O8411, O8412, O8413, O8421, O8422, O8423, O8424, O8425, O8430Administrimi publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëmNdarja 86Q8610, Q8621, Q8622, Q8623, Q8690Aktivitete të shëndetitNdarja 87Q8710, Q8720, Q8730, Q8790,Aktivitete të qendrave të kujdesit mjekësor e socialNdarja 88Q8810, Q8891, Q8899Aktivitete të kujdesit social pa akomodimNdarja 90R9001, R9002, R9003, R9004Aktivitete krijuese, arte, dhe aktivitete çlodhëseNdarja 94S9411, S9412, S9420, S9491, S9492, S9499Aktivitetet e shoqatave e organizataveNdarja 95S9511, S9512, S9521, S9522, S9523, S9524, S9525, S9529Riparimi i kompjuterëve dhe artikujve personale dhe familjarëNdarja 96S9601, S9602, S9603, S9604, S9609Aktivitete të tjera shërbimiNdarja 97T9700Aktivitete të familjeve si punëdhënës të personelit shtëpiakNdarja 99U9900Aktivitete të organizatave dhe organizmave ndërkombëtareTabela analitike nr. 2NdarjaGrupi/ klasaKodi NVE Rev 2Lloji i aktivitetitNdarja 59  Filma, video dhe prodhimi i programeve televizivë, regjistrimi i zërit dhe aktivitete të prodhimit të muzikës 59.2 Regjistrimi i zërit dhe aktivitete të publikimit të muzikës 59.20J5920Regjistrimi i zërit dhe aktivitete të publikimit të muzikësNdarja 62  Shërbime të teknologjisë së informacionit 62.0 Programacioni, këshillime dhe aktivitete të tjera informatike 62.01J6201Aktivitete të programimit informatik 62.02J6202Aktivitete të këshillimeve informatike 62.03J6203Aktivitete të menaxhimit të instalimeve informatike 62.09J6209Shërbime të tjera të teknologjisë së informacionitNdarja 63  Aktivitete të shërbimit të informacionit 63.1 Përpunimi i të dhënave, aktivitete mbajtëse (hosting) të informacionit dhe aktivitete të lidhura me to, portat web 63.11J6311Përpunimi i të dhënave, aktivitete mbajtëse (hosting) të informacioni dhe aktivitete të lidhura me to 63.12J6312Portat web 63.9 Shërbime të tjera të informacionit 63.91J6391Aktivitete të agjencive të lajmeve 63.99J6399Shërbime të tjera informacioni p.k.tNdarja 64  Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneve 64.1 Ndërmjetësim Monetar 64.19K6419Ndërmjetësime të tjera financiare 64.9 Ndërmjetësime të tjera financiare 64.91K6491Leasing (Qiramarrja financiare) 64.92K6492Aktivitete të tjera garantimit të kredisë 64.99K6499Ndërmjetësime të tjera financiare, përveç sigurimit dhe fondeve të pensionit, p.k.t.Ndarja 65 Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëm 65.1 Sigurimi 65.11K6511Sigurimi i jetës 65.12K6512Sigurime jo jetësore 65.2 Risigurimi 65.20K6520Risigurimi 65.3 Financimi i Pensioneve 65.30K6530Financimi i PensioneveNdarja 66  Aktivitete të tjera financiare 66.1 Aktivitete ndihmëse të ndërmjetësimit financiar përveç sigurimit dhe financimit të pensioneve 66.11K6611Administrimi i tregjeve financiare 66.12K6612Aktivitete të sigurimit dhe kontratave të të mirave 66.19K6619Aktivitete ndihmëse të ndërmjetësimit financiar, përveç sigurimit dhe financimit të pensioneve p.k.t 66.2 Aktivitete ndihmëse të sigurimeve dhe financimit të pensioneve 66.21K6621Vlerësimi i riskut dhe dëmit 66.22K6622Aktivitete të agjentëve të sigurimit dhe komisionerëve 66.29K6629Të tjera aktivitete ndihmëse të sigurimeve dhe financimit të pensioneve 66.3 Menaxhimi i fondeve 66.30K6630Menaxhimi i fondeveNdarja 68  Aktivitete të pasurive të paluajtshme 68.1 Blerja dhe shitja e pasurive të paluajtshme 68.10L6810Blerja dhe shitja e pasurive të paluajtshme në pronësi të vet 68.2 Dhënia me qira dhe funksionimi i pasurive të paluajtshme të veta ose të marra me qira 68.20L6820Dhënia me qira dhe funksionimi i pasurive të paluajtshme të veta ose të marra me qira 68.3 Aktivitete të pasurive të paluajtshme me pagesë ose kontratë 68.31L6831Agjencitë e pasurive të paluajtshme 68.32L6832Menaxhimi i pasurive të paluajtshme me pagesë ose kontratëNdarja 69  Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit 69.1 Aktivitete juridike 69.10M6910Aktivitete juridike 69.2 Aktivitete të llogarive, mbajtjes së llogarive dhe aktivitete auditimi; konsulencë për taksat 69.20M6920Aktivitete të llogarive, mbajtjes së llogarive dhe aktivitete auditimi; konsulencë për taksatNdarja 70  Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve dhe aktivitete të konsultimit 70.1 Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve 70.10M7010Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve 70.2 Aktivitete të konsulencës menaxheriale 70.21M7021Aktivitete të marrëdhënieve publike dhe të komunikimit 70.22M7022Aktivitete të këshillimit për biznes dhe këshilla të tjera për menaxhiminNdarja 71  Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike; aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike 71.1 Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike dhe konsulenca teknike të lidhura me to 71.11M7111Aktivitete arkitekturore 71.12M7112Aktivitete inxhinierike dhe konsulenca teknike të lidhura me to 71.2 Testimet dhe analizat teknike 71.20M7120Testimet dhe analizat teknikeNdarja 73  Publiciteti dhe kërkimet e tregut 73.1 Publicitet 73.11M7311Agjenci publiciteti 73.12M7312Shërbime të përfaqësimit të mediave 73.2 Studimi i tregut dhe sondazhet 73.20M7320Studimi i tregut dhe sondazhetNdarja 74  Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike 74.1 Aktivitete të specializuara skicimi 74.10M7410Aktivitete të specializuara skicimi 74.2 Aktivitete fotografike 74.20M7420Aktivitete fotografike 74.3 Aktivitete përkthimi dhe interpretimi 74.30M7430Aktivitete përkthimi dhe interpretimi 74.9 Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike p.k.t 74.90M7490Të tjera aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike p.k.tNdarja 75  Aktivitete veterinare 75.0 Aktivitete veterinare 75.00M7500Aktivitete veterinareNdarja 77  Aktivitete të marrjes e dhënies me qira 77.1 Dhënia me qira dhe hua e mjeteve të transportit 77.11N7711Dhënia me qira dhe hua e mjeteve të transportit 77.12N7712Dhënia me qira dhe hua e kamionëve 77.2 Dhënia me qira dhe hua e orendive personale dhe shtëpiake 77.21N7721Dhënia me qira dhe hua e pajisjeve të kohës së lirë dhe mallra sportive 77.22N7722Dhënia me qira e video-kasetave dhe disqeve 77.29N7729Dhënia me qira dhe hua e sendeve personale dhe e orendive shtëpiake të papërfshira 77.3 Dhënia me qira dhe hua e makinerive, pajisjeve dhe mallra të tjera të trupëzuara 77.31N7731Dhënia me qira dhe hua e makinerive bujqësore dhe pajisjeve 77.32N7732Dhënia me qira dhe hua e makinerive dhe pajisjeve të ndërtimit e të punimeve inxhinierike 77.33N7733Dhënia me qira dhe hua e makinerive dhe pajisjeve të zyrës (përfshirë kompjuterët) 77.34N7734Dhënia me qira dhe hua e pajisjeve të transportit të ujit 77.35N7735Dhënia me qira dhe hua të pajisjeve të transportit ajror 77.39N7739Dhënien me qira dhe hua të makinerive dhe pajisjeve të tjera dhe mallrave të prekshëm të papërfshira 77.4 Dhënia me qira e të mirave jo-financiare të patrupëzuara 77.40N7740Dhënia me qira e të mirave jo-financiare të patrupëzuaraNdarja 78  Aktivitete të punësimit 78.0 Aktivitete të agjencive të punësimit 78.10N7810Aktivitete të agjencive të punësimit 78.2 Agjenci të punësimit të përkohshëm 78.20N7820Agjenci të punësimit të përkohshëm 78.3 Sigurimi i burimeve njerëzore dhe menaxhimi i funksioneve të burimeve njerëzore 78.30N7830Sigurimi i burimeve njerëzore dhe menaxhimi i funksioneve të burimeve njerëzoreNdarja 79  Agjenci udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit 79.1 Agjenci udhëtimi dhe aktivitete të operatorëve turistikë 79.11N7911Aktivitete të agjencive të udhëtimit 79.12N7912Aktivitete të operatorëve turistikë 79.9 Të tjera aktivitete shërbimi për rezervim 79.90N7990Të tjera aktivitete shërbimi për rezervimNdarja 80  Aktivitete të sigurimit dhe hetimit 80.1 80.1 Aktivitete private sigurimi 80.10N801080.10 Aktivitete private sigurimi 80.2 80.2 Aktivitete të shërbimeve të sigurimit 80.20N802080.20 Aktivitete të shërbimeve të sigurimit 80.3 80.3 Aktivitete hetimi 80.30N803080.30 Aktivitete hetimiNdarja 82  Administrim zyrash, mbështetje administrative dhe të tjera aktivitete mbështetëse 82.1 Administrim zyrash dhe aktivitete mbështetëse 82.11N8211Aktivitete të kombinuara të shërbimit të administrimit të zyrave 82.2 Aktivitete të qendrave telefonike (call center) 82.20N8220Aktivitete të qendrave telefonike (call center) 82.3 Organizatorë të konferencave dhe panaireve 82.30N8230Organizatorë të konferencave dhe panaireve 82.9 Aktivitete shërbimi mbështetëse për bizneset p.k.t. 82.91N8291Aktivitete të agjencive të mbledhjes së dokumentacionit dhe zyra krediti 82.99N8299Aktivitete të tjera shërbimi mbështetëse për bizneset p.k.tNdarja 84  Administrimi publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm 84.2 Kryerja e shërbimeve ndaj komunitetit 84.23O8423Drejtësi dhe aktivitete juridikeNdarja 85  Arsimi 85.1 Arsimi parashkollor 85.10P8510Arsimi parashkollor 85.2 Arsimi fillor (cikli i parë i arsimit bazë) 85.20P8520Arsimi fillor 85.3 Arsimi mesëm 85.31P8531Arsimi mesëm i përgjithshëm (klasat 7-8-9 të arsimit bazë + klasat 10-11-12 të gjimnazit) 85.32P8532Arsim mesëm teknik dhe profesional 85.4 Arsimi lartë 85.41P8541Arsimi pas të mesmes jo i lartë 85.42P8542Arsimi lartë 85.5 Arsim tjetër 85.51P8551Arsimi për sporte dhe argëtim 85.52P8552Arsim kulturor 85.53P8553Aktivitete të shkollave të drejtimit të mjeteve 85.59P8559Të tjera shkollime 85.6 Shërbime arsimore mbështetëse 85.60P8560Shërbime arsimore mbështetëseNdarja 86  Aktivitete të shëndetit 86.1 Aktivitete të spitaleve 86.10Q8610Aktivitete të spitaleve 86.2 Aktivitete të mjekëve dhe dentistëve 86.21Q8621Aktivitete të mjekëve të përgjithshëm 86.22Q8622Aktivitete të mjekëve të specializuar 86.23Q8623Aktivitete të dentistëve 86.9 Të tjera aktivitete të shëndetit 86.90Q8690Të tjera aktivitete të shëndetitNdarja 87  Aktivitete të qendrave të kujdesit mjekësor e social 87.1 Aktivitete të qendrave të kujdesit infermieror 87.10Q8710Aktivitete të qendrave të kujdesit infermieror 87.2 Aktivitete të qendrave të kujdesit për prapambetjet mendore, shëndetit mendor dhe abuzimit me substanca narkotike 87.20Q8720Aktivitete të qendrave të kujdesit për prapambetjet mendore, shëndetit mendor dhe abuzimit me substanca narkotike 87.3 Aktivitete qendrave të kujdesit shëndetësor për të moshuarit dhe personave me paaftësi 87.30Q8730Aktivitete qendrave të kujdesit shëndetësor për të moshuarit dhe personave me paaftësi 87.9 Aktivitete të qendrave të tjera kujdesit p.k.t 87.90Q8790Aktivitete të qendrave të tjera kujdesit p.k.tNdarja 88  Aktivitete të kujdesit social pa akomodim 88.1 Aktivitete të kujdesit social pa akomodim për të moshuar dhe të paaftë 88.10Q8810Aktivitete të kujdesit social pa akomodim për të moshuar dhe të paaftë 88.9 Të tjera aktivitete të kujdesit social pa akomodim 88.91Q8891Aktivitete të kujdesit ditor të fëmijëve 88.99Q8899Aktivitete të tjera të kujdesit sociale pa akomodim p.k.t.Ndarja 90  Aktivitete krijuese, arte, dhe aktivitete çlodhëse 90.0 Aktivitete krijuese, arte, dhe aktivitete çlodhëse 90.01R9001Shfaqje artistike 90.02R9002Aktivitete mbështetëse për shfaqje artistike 90.03R9003Krijimtari artistike 90.04R9004Shfrytëzimi i strukturave dhe pajisjeve artistikeNdarje 93  Aktivitete sportive, argëtuese dhe çlodhëse 93.1 Aktivitete sportive 93.11R9311Funksionimi i strukturave sportive 93.12R9312Aktivitete të klubeve sportive 93.13R9313Palestra 93.19R9319Aktivitete të tjera sportive 93.2 Të tjera aktivitete argëtuese dhe çlodhëse 93.21R9321Aktivitete të parqeve të argëtimit dhe atyre me orientim të caktuar 93.29R9329Aktivitete të tjera argëtimi dhe çlodhëse p.k.t.Ndarja 96  Aktivitete të tjera shërbimi 96.0 Aktivitete të tjera shërbimi 96.04S9604Aktivitete të mirëmbajtjes trupore

Sun, 31 Dec 2023

Te gjitha blogjet