Published - Thu, 26 Oct 2023
Nga 1 janari 2024 hyn në fuqi ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Përmes ligjit të ri, të ardhurat nga punësimi do të tatohen sipas normave progresive 13% dhe 23%; të ardhurat neto nga biznesi tatohen sipas normave progresive 15% dhe 23%; të ardhurat nga investimi tatohen sipas normave respektive 8% dividendi dhe ndarjet e fitimit dhe 15% të ardhurat e tjera nga investimi.
Këta do të paguajnë paguajnë tatim mbi të ardhurat personale apo tatim mbi të ardhurat e korporatës, duke filluar nga viti fiskal 2024 përbëhet nga veprimtaritë, sipas kodeve të parashikuara në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (Rev.2), të paraqitura në mënyrë analitike në tabelën analitike Nr.2 që jepet e plotë në fund të artikullit. Lista përmban 262 profesione.
Sipas vendimit, në rastet kur tatimpaguesit nuk janë të qartë në lidhje me kategorizimin e veprimtarisë ekonomike që ushtrojnë, apo për normën e tatimit mbi të ardhurat në lidhje me veprimtarinë e tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në Nomenklaturën e Veprimtarive përcakton ndarjen dhe aktivitetin në të cilën bën pjesë tatimpaguesi përkatës
Vendimi thotë që lista e shërbimeve do të jetë objekt tatimi nga 1 janari 2023.
Përmes ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” nga 1 janari 2024 të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0%, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi, pas shpenzimeve të zdritshme sipas nenit 22 të ligjit, të vetëpunësuarit do të tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14,000,000 lekë dhe mbi 14,000,000 lekë vendoset tatimfitimi 23%.
Burimi: Revista Monitor.
Këshilltar financiar
Është
diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në degën Ekonomiks
në vitin 2007. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet pas universitare në fushën
e Kontabilitetit.
Në vitin 2012 ka
fituar titullin profesional “Kontabël i Miratuar” nga Instituti i Ekspertëve
Kontabël të Autorizuar (IEKA).
Ka eksperiencë prej
më shumë se 10 vjetësh në fushën e financës dhe kontabilitetit. Ka punuar në
detyra të ndryshme pranë Prespa Invest, Meggle Albania, Dealb Konstruksion,
Bota e Verës, Vesa Solutions etj.
Aktualisht është
lektor i jashtëm pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Ka qenë pjesë
e trupit akademik të Universitetit të Tiranës, si asistent pedagog i jashtëm.
Sun, 31 Dec 2023
Sun, 31 Dec 2023
Sun, 31 Dec 2023
Shkruani një vlerësim publik