Krijuar nga - Andi Haxhillari
Pasqyrë e kursitKonsiderohet një nga platformat më të përdorura për administrimin kontabël dhe financiar në të gjithë botën. Lehtësia në përdorim, fleksibiliteti, njohja e tij nga përdoruesit në shkallë më të gjerë, kostoja relativisht e ulët, mundësia e madhe e përzgjedhjeve, etj.Pa asnjë diskutim QuickBooks është programi më popullor. Në çdo kërkim të mundshëm të programit më të mirë të kontabilitetit dhe në çdo shkrim mbi programet e rekomanduara të kontabilitetit QuickBooks është gjithmonë pjesë e zgjidhjeve; dhe në pothuajse të gjitha rastet zgjidhja më e mirë.Pse ? Ka shumë arsye për të cilat mund të rekomandohet përdorimi i kësaj platforme për të administruar informacionin financiar në sipërmarrjen tuaj. Lehtësia e konfigurimit, shembuj dhe udhëzime të vetë aplikacionit, Ju lejojnë që të përdorni atë, edhe pa qenë nevoja të jeni ekonomist apo ekspert i fushës. I krijuar dhe përshtatur për ti ardhur në ndihmë, kryesisht kompanive të vogla dhe të mesme, ai mund të përdoret nga të gjitha kompanitë, në të gjitha fushat. Lista mund të zgjatet pafundësisht.Në eksperiencën e Shqipërisë, për arsye kryesisht të madhësisë së tregut, por edhe të mungesës së kërkesës nga grupi i profesionistëve në fushën e kontabilitetit, emri i QuickBooks nuk është shumë i njohur.Edhe pse zhvillimet e fundit teknologjike dhe ndarje e shpejtë e në kohë reale të informacionit, ka dhënë mundësi të mira për të zgjeruar njohuritë në fushën e teknologjisë apo praktikave të tjera më të mira, ky proces, duhet të pranohet që ka ecuri me rritmë paksa më të ngadalta në vendin tonë. Vërehet mangësi e theksuar e kuptimit në thelb të zbatimeve në fushën teknologjike; edhe pse aksesi ndaj tyre është i hapur pothuajse për të gjithë, me kosto relativisht shumë të ulët.Tregues i këtij zhvillimi mund të shihet fare mirë edhe në llojin e programeve të kontabilitetit që përdoret në vendin tonë. Për fat të keq, ka më shumë se 20 vjet, që platformat teknologjike nuk kanë ndryshuar pothuajse fare. Në kohën e zhvillimeve të shpejta teknologjike dhe përshtatjes së vazhduar të tyre, mesa duket, aplikacionet e zbatimeve në fushën e kontabilitetit në vendin tonë, ecin me hapa shumë më të ngadalta.Për fat të keq, në mungesë edhe të një tregu më të madh dhe hapjes, duke parë platforma alternative të tjera, vetë ne, praktikantët në fushën e kontabilitetit, kemi mbrojtur me fanatizëm disa platforma (programe) kontabiliteti, duke mos kërkuar ndryshime apo përshtatje. Ky proces ka qenë kaq i ngadaltë, sa në thelb, ne kemi barazuar edhe përvojën e ekonomistit e kontabilistit me aftësinë e ti për të përdorur programet tona kombëtare; Alpha dhe Financa 5.Duke vepruar kështu, ne kemi krijuar një treg të mbyllur, pa hapësira ku bizneset dhe ekonomistët të kenë mundësi të punimit me platforma të kolegëve të tyre jashtë vendit. Një numër mjaft i vogël kanë informacion për platformat globalisht më të përdorshme të kontabilitetit. Në një kohë kur edhe sistemi operativ më popullor i përdorshëm Windows ndryshon të paktën çdo 10 vjet arkitekturën në thelb të sistemit të operimit dhe pothuajse çdo muaj me përditësime të rëndësishme, kur edhe platformat në fusha të tjera, më të njohura përshtaten me ritme të shpejta, për ti vazhduar të jenë funksionale dhe ti përgjigjen në kohë zhvillimeve në sferave të tjera teknologjike, në realitetin tonë, për fat të keq edhe në këtë fazë, vazhdojnë të përdoren platforma kaq të vjetra sa janë konceptuar para 20 vjetësh.Kursi ofron një mundësi unike për të kuptuar përse QuickBooks është program kaq i përdorur gjerësisht. Nga përdorimi do të kuptoni avantazhet e një platforme që mishëron eksperiencën botërore prej më shumë se 50 vjetësh, në një platformë të thjeshtë por në të njëjtën kohë të pakrahasueshme me asnjë zgjidhje tjetër, jo vetëm kombëtare. Nga përdorimi i QuickBooks do të kuptoni që një program kontabiliteti nuk ka përse të jetë i mërzitshëm dhe jo monopol i përdorimit vetëm të kontabilistëve. Nuk është çudi që ai është i përdorshëm nga shumë biznese dhe punonjës me pak ose aspak njohuri të kontabilitetit. Ne me krenari deklarojmë që jemi ndër të paktat kompani që ofrojmë mundësinë e njohjes së këtij programi dhe pse jo zëvendësimit të sistemit tuaj aktual. Kursi është i konceptuar i njëjtë me informacionin që rrjedh brenda një ndërmarrje, dhe edhe në këtë pjesë QuickBooks është lider, duke hartuar një skemë të punuarit të thjeshtuar dhe paraqitur grafikisht.Kursi është planifikuar në formën e një prezantimi të plotë të programit që përputhet tërësisht me modulet e saj dhe me mënyrën se si kryhen proceset e përditshme të biznesit. Kursi i plotë përmban 7 faza dhe i konceptuar në 13 seanca. Çdo seancë do të zgjasë 2 orë. Temat e kursit do të jenë:Krijimi i ndërmarrjes dhe listaveGjendja fillestare e biznesitBlerjetShitjetInventariPagesatArkëtimetRaportetNe ju premtojmë që në përfundim të këtij kursi do të ndryshojë koncepti juaj mbi atë se si duhet të jetë një program kontabiliteti. Do të shihni në një këndëvështrim tërësisht ndryshe se sa lehtë; mund të hapen listat (klientë, furnitorë, inventar dhe çdo gjë tjetër; vetëm me anë të një klikimi), që modifikimet e listave nuk ka përse të jenë të ngurta, që fleksibiliteti dhe kontabiliteti nuk ka përse të jetë skematik dhe i mërzitshëm por fleksibël dhe unik, që ka shumë arsye për të ndryshuar sistemin tuaj aktual të kontabilitetit. Për kë është ky kurs?Të gjithë ekonomistët me dhe pa eksperiencëPër menaxherët e biznesevePër ata që duan të kuptojnë diferencat e një programi lider.Për studentët dhe të sapodiplomuarit.Për individët që punojnë ose planifikojnë jashtë vendit.Çfarë do të mësoj?Do të mësoni të gjitha proceset e punës në QuickBooks.Do të mësoni të krijoni listat (shumë më ndryshe dhe praktike nga sa jeni mësuar).Do të mësoni të regjistroni blerjet.Do të mësoni të regjistroni shitjet.Do të mësoni të regjistroni pagesat me çek.Do të mësoni të regjistroni pagesat ndaj furnitorëve.Do të mësoni të regjistroni transfertat e brendshme.Do të mësoni të regjistroni arkëtimet nga klientët.Do të mësoni të gjeneroni raportet.KërkesatNjohuri të gjuhës Angleze.Njohuri mbi kontabilitetin.Dëshirë për të mësuar.Lexo më shumë https://edu.alprofitconsult.al/home/course/trajnim-quickbooks/6
More detailsPublished - Sun, 24 Sep 2023
Sun, 31 Dec 2023
Sun, 31 Dec 2023
Sun, 31 Dec 2023
Shkruani një vlerësim publik