Published - Mon, 27 Nov 2023
Fitimi i tatueshëm përfshin çdo të ardhur të realizuar nga një person, subjekt i këtij kreu, gjatë vitit tatimor, duke zbritur shpenzimet e zbritshme.
Fitimi i tatueshëm dhe shpenzimet e zbritshme përcaktohen në bazë të pasqyrave financiare, të cilat përgatiten në përputhje me legjislacionin në fuqi për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare, me dispozitat e këtij ligji, si dhe me aktet nënligjore në zbatim të tij.
Transaksionet ndërmjet palëve të lidhura duhet të jenë në përputhje me parimin e tregut. Fitimet e tatueshme të një personi që merr pjesë në një apo më shumë transaksione të kontrolluara konsiderohen në përputhje me parimin e tregut nëse kushtet e këtyre transaksioneve nuk janë të ndryshme nga kushtet që do të ishin aplikuar ndërmjet palëve të pavarura në transaksione të krahasueshme, të kryera në rrethana të krahasueshme.
Më udhëzim të ministrit përgjegjës për financat, miratohen rregullat dhe procedurat për zbatimin e këtij neni.
Një kontratë afatgjatë është një kontratë, e cila është në përputhje me kushtet e mëposhtme:
Të ardhurat, që lidhen me një kontratë afatgjatë, duhet të njihen nga organet përgjegjëse tatimore për qëllim të tatimit mbi të ardhurat personale dhe të tatimit mbi të ardhurat e korporatave, me shumën që korrespondon me pjesën e kontratës së përfunduar në vitin tatimor përkatës. Përqindja e përfundimit të kontratës përcaktohet ose duke iu referuar raportit të kostove të atij viti me shpenzimet e përgjithshme të vlerësuara ose duke iu referuar standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit.
Shpenzimet e zbritshme tatimore, që lidhen me kontratat afatgjata, merren parasysh në vitin tatimor në të cilën ato kryhen në përputhje me standardet kontabile që përcaktohen sipas urdhrit të ministrit përgjegjës për financat.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Shkarko
Këshilltar financiar
Është
diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në degën Ekonomiks
në vitin 2007. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet pas universitare në fushën
e Kontabilitetit.
Në vitin 2012 ka
fituar titullin profesional “Kontabël i Miratuar” nga Instituti i Ekspertëve
Kontabël të Autorizuar (IEKA).
Ka eksperiencë prej
më shumë se 10 vjetësh në fushën e financës dhe kontabilitetit. Ka punuar në
detyra të ndryshme pranë Prespa Invest, Meggle Albania, Dealb Konstruksion,
Bota e Verës, Vesa Solutions etj.
Aktualisht është
lektor i jashtëm pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Ka qenë pjesë
e trupit akademik të Universitetit të Tiranës, si asistent pedagog i jashtëm.
Sun, 31 Dec 2023
Sun, 31 Dec 2023
Sun, 31 Dec 2023
Shkruani një vlerësim publik