Published - Sun, 24 Sep 2023

Trajnim QuickBooks

Trajnim QuickBooks

Pasqyrë e kursit

Konsiderohet një nga platformat më të përdorura për administrimin kontabël dhe financiar në të gjithë botën. Lehtësia në përdorim, fleksibiliteti, njohja e tij nga përdoruesit në shkallë më të gjerë, kostoja relativisht e ulët, mundësia e madhe e përzgjedhjeve, etj.

Pa asnjë diskutim QuickBooks është programi më popullor. Në çdo kërkim të mundshëm të programit më të mirë të kontabilitetit dhe në çdo shkrim mbi programet e rekomanduara të kontabilitetit QuickBooks është gjithmonë pjesë e zgjidhjeve; dhe në pothuajse të gjitha rastet zgjidhja më e mirë.

Pse ? Ka shumë arsye për të cilat mund të rekomandohet përdorimi i kësaj platforme për të administruar informacionin financiar në sipërmarrjen tuaj. Lehtësia e konfigurimit, shembuj dhe udhëzime të vetë aplikacionit, Ju lejojnë që të përdorni atë, edhe pa qenë nevoja të jeni ekonomist apo ekspert i fushës. I krijuar dhe përshtatur për ti ardhur në ndihmë, kryesisht kompanive të vogla dhe të mesme, ai mund të përdoret nga të gjitha kompanitë, në të gjitha fushat. Lista mund të zgjatet pafundësisht.

Në eksperiencën e Shqipërisë, për arsye kryesisht të madhësisë së tregut, por edhe të mungesës së kërkesës nga grupi i profesionistëve në fushën e kontabilitetit, emri i QuickBooks nuk është shumë i njohur.

Edhe pse zhvillimet e fundit teknologjike dhe ndarje e shpejtë e në kohë reale të informacionit, ka dhënë mundësi të mira për të zgjeruar njohuritë në fushën e teknologjisë apo praktikave të tjera më të mira, ky proces, duhet të pranohet që ka ecuri me rritmë paksa më të ngadalta në vendin tonë. Vërehet mangësi e theksuar e kuptimit në thelb të zbatimeve në fushën teknologjike; edhe pse aksesi ndaj tyre është i hapur pothuajse për të gjithë, me kosto relativisht shumë të ulët.

Tregues i këtij zhvillimi mund të shihet fare mirë edhe në llojin e programeve të kontabilitetit që përdoret në vendin tonë. Për fat të keq, ka më shumë se 20 vjet, që platformat teknologjike nuk kanë ndryshuar pothuajse fare. Në kohën e zhvillimeve të shpejta teknologjike dhe përshtatjes së vazhduar të tyre, mesa duket, aplikacionet e zbatimeve në fushën e kontabilitetit në vendin tonë, ecin me hapa shumë më të ngadalta.

Për fat të keq, në mungesë edhe të një tregu më të madh dhe hapjes, duke parë platforma alternative të tjera, vetë ne, praktikantët në fushën e kontabilitetit, kemi mbrojtur me fanatizëm disa platforma (programe) kontabiliteti, duke mos kërkuar ndryshime apo përshtatje. Ky proces ka qenë kaq i ngadaltë, sa në thelb, ne kemi barazuar edhe përvojën e ekonomistit e kontabilistit me aftësinë e ti për të përdorur programet tona kombëtare; Alpha dhe Financa 5.

Duke vepruar kështu, ne kemi krijuar një treg të mbyllur, pa hapësira ku bizneset dhe ekonomistët të kenë mundësi të punimit me platforma të kolegëve të tyre jashtë vendit. Një numër mjaft i vogël kanë  informacion për platformat globalisht më të përdorshme të kontabilitetit. Në një kohë kur edhe sistemi operativ më popullor i përdorshëm Windows ndryshon të paktën çdo 10 vjet arkitekturën në thelb të sistemit të operimit dhe pothuajse çdo muaj me përditësime të rëndësishme, kur edhe platformat në fusha të tjera, më të njohura përshtaten me ritme të shpejta, për ti vazhduar të jenë funksionale dhe ti përgjigjen në kohë zhvillimeve në sferave të tjera teknologjike, në realitetin tonë, për fat të keq edhe në këtë fazë, vazhdojnë të përdoren platforma kaq të vjetra sa janë konceptuar para 20 vjetësh.

Kursi ofron një mundësi unike për të kuptuar përse QuickBooks është program kaq i përdorur gjerësisht. Nga përdorimi do të kuptoni avantazhet e një platforme që mishëron eksperiencën botërore prej më shumë se 50 vjetësh, në një platformë të thjeshtë por në të njëjtën kohë të pakrahasueshme me asnjë zgjidhje tjetër, jo vetëm kombëtare. Nga përdorimi i QuickBooks do të kuptoni që një program kontabiliteti nuk ka përse të jetë i mërzitshëm dhe jo monopol i përdorimit vetëm të kontabilistëve. Nuk është çudi që ai është i përdorshëm nga shumë biznese dhe punonjës me pak ose aspak njohuri të kontabilitetit. Ne me krenari deklarojmë që jemi ndër të paktat kompani që ofrojmë mundësinë e njohjes së këtij programi dhe pse jo zëvendësimit të sistemit tuaj aktual.

 

Kursi është i konceptuar i njëjtë me informacionin që rrjedh brenda një ndërmarrje, dhe edhe në këtë pjesë QuickBooks është lider, duke hartuar një skemë të punuarit të thjeshtuar dhe paraqitur grafikisht.

Kursi është planifikuar në formën e një prezantimi të plotë të programit që përputhet tërësisht me modulet e saj dhe me mënyrën se si kryhen proceset e përditshme të biznesit. Kursi i plotë përmban 7 faza dhe i konceptuar në 13 seanca. Çdo seancë do të zgjasë 2 orë. 

Temat e kursit do të jenë:

  1. Krijimi i ndërmarrjes dhe listave
  2. Gjendja fillestare e biznesit
  3. Blerjet
  4. Shitjet
  5. Inventari
  6. Pagesat
  7. Arkëtimet
  8. Raportet

Ne ju premtojmë që në përfundim të këtij kursi do të ndryshojë koncepti juaj mbi atë se si duhet të jetë një program kontabiliteti. Do të shihni në një këndëvështrim tërësisht ndryshe se sa lehtë; mund të hapen listat (klientë, furnitorë, inventar dhe çdo gjë tjetër; vetëm me anë të një klikimi), që modifikimet e listave nuk ka përse të jenë të ngurta, që fleksibiliteti dhe kontabiliteti nuk ka përse të jetë skematik dhe i mërzitshëm por fleksibël dhe unik, që ka shumë arsye për të ndryshuar sistemin tuaj aktual të kontabilitetit. 

Për kë është ky kurs?

  1. Të gjithë ekonomistët me dhe pa eksperiencë
  2. Për menaxherët e bizneseve
  3. Për ata që duan të kuptojnë diferencat e një programi lider.
  4. Për studentët dhe të sapodiplomuarit.
  5. Për individët që punojnë ose planifikojnë jashtë vendit.

Çfarë do të mësoj?

  • Do të mësoni të gjitha proceset e punës në QuickBooks.
  • Do të mësoni të krijoni listat (shumë më ndryshe dhe praktike nga sa jeni mësuar).
  • Do të mësoni të regjistroni blerjet.
  • Do të mësoni të regjistroni shitjet.
  • Do të mësoni të regjistroni pagesat me çek.
  • Do të mësoni të regjistroni pagesat ndaj furnitorëve.
  • Do të mësoni të regjistroni transfertat e brendshme.
  • Do të mësoni të regjistroni arkëtimet nga klientët.
  • Do të mësoni të gjeneroni raportet.


Kërkesat

  • Njohuri të gjuhës Angleze.
  • Njohuri mbi kontabilitetin.
  • Dëshirë për të mësuar.


Lexo më shumë https://edu.alprofitconsult.al/home/course/trajnim-quickbooks/6


Krijuar nga

Andi Haxhillari

Këshilltar financiar

Është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në degën Ekonomiks në vitin 2007. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet pas universitare në fushën e Kontabilitetit.

Në vitin 2012 ka fituar titullin profesional “Kontabël i Miratuar” nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA).

Ka eksperiencë prej më shumë se 10 vjetësh në fushën e financës dhe kontabilitetit. Ka punuar në detyra të ndryshme pranë Prespa Invest, Meggle Albania, Dealb Konstruksion, Bota e Verës, Vesa Solutions etj.

Aktualisht është lektor i jashtëm pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Ka qenë pjesë e trupit akademik të Universitetit të Tiranës, si asistent pedagog i jashtëm.

View profile

Comments (0)

Kërko
Popular categories
Blogjet më të fundit
Gëzuar Vitin e Ri 2024
Gëzuar Vitin e Ri 2024
Gëzuar Vitin e Ri 2024Dëshirojmë t'i shprehim një urim të ngrohtë dhe një falënderim të thellë për të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë, familjarët dhe të gjithë ata që kanë qenë përkrahës të zyrës tonë të kontabilitetit. Bashkëpunimi dhe mbështetja juaj kanë qenë burime frymëzimi për ne, duke na bërë të ndihemi të privilegjuar për të pasur një komunitet kaq të përkushtuar pranë nesh.Bashkëpunëtorët tanë janë partnerë të çmuar që kanë kontribuar në suksesin tonë përmes punës së tyre të palodhur dhe profesionalizmit. Ndjenjën e një ekipi të përkushtuar dhe të përbashkët e shohim si një pasuri e vërtetë që ka fuqizuar rrugën tonë drejt arritjeve dhe sukseseve. Ju falënderojmë për kontributin tuaj të vazhdueshëm dhe për besimin që keni treguar në vizionin tonë. https://www.youtube.com/watch?v=k_A84ityak8 Miqtë, familjarët, dhe të gjithë ata që na kanë mbështetur nga afër, ju dëshirojmë shumë gëzime dhe lumturi në çdo hap të jetës suaj. Për ne, suksesi i zyrës tonë ka qenë një udhëtim i përbashkët, dhe ndihemi të privilegjuar që keni qenë pjesë e kësaj udhëtimi. Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe shpresojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë të rritet dhe të sjellë suksese të reja në të ardhmen. Në këtë periudhë festive dhe në fillim të një vit të ri, dëshirojmë që lumturia dhe suksesi të jenë pjesë e përditshmërisë suaj. Gëzuar festat dhe vitin e ri! Shpresojmë që të vazhdojmë të ndajmë momente të lumtura dhe suksese të përbashkëta në vitin që vjen.

Sun, 31 Dec 2023

Ndryshime ligjore (tatimi i profesioneve të lira): Nga Janari 2024.
Ndryshime ligjore (tatimi i profesioneve të lira): Nga Janari 2024.
Në datë 22.12.2023 është miratuar VKM final https://alprofitconsult.al/vendim-nr-753-date-20-12-2023-per-dispozitat-zbatuese-te-ligjit-nr-29-2023-per-tatimin-mbi-te-ardhurat-i-ndryshuar-regjimi-i-vecante-ndertimi-dhe-profesionet-e-lira/ për kategorinë e bizneseve që konsiderohen profesione të lira. Kjo kategori, do të fillojë të paguajë tatim mbi fitimin nga Janari 2024. Më herët qarkullonte një dokument i ngjashëm por pritej finalizimi i tij dhe botimi në Fletoren Zyrtare.Sipas ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat, lista e profesioneve që caktohet nga kjo VKM; qofshin persona fizik apo kompani, do të paguajnë tatim mbi fitimin në nivelin 15% të fitimit. Ky është ndryshim ligjor që prek një kategori shumë të madhe të bizneseve. Përfshirja ose jo në listën e bizneseve të tatueshme do të kryhet me anë të kodit të veprimtarisë NVE.Në kategorinë e profesioneve të lira janë përfshirë pjesa më e madhe e shërbimeve dhe janë lënë jashtë tregtia, prodhimi, ndërtimi, transporti dhe akomodimi. Ndërkohë shërbimet e tjera si IT, agjensi imobiliare, shërbime teknike (ekonomist, jurist, arkitekt, etj), shëndetësia dhe të ngjashme do të konsiderohen profesione të lira dhe tatohen nga Janari 2024. Lista më poshtë tregon edhe kategorinë e profesioneve që do të tatohen.Për personat fizikë ka një skemë të veçantë që lejohet sipas ligjit të ri, ku tatimpaguesi mund ose të pranojë nga tatimet që fitimi të jetë 70% e shitjeve (dmth shpenzimet 30%) ose të dokumentojë shpenzimet që kryhen. Kushti është që shitjet të jenë më të vogla se 10 milion Lekë. Skema duhet të përdoret për  3 vite radhazi.Rasti pritet që të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese dhe ka mundësi që edhe të shfuqizohet në të ardhmen, por deri atëherë ne të duhet të zbatojmë këto ndryshime ligjore.Lexo VKM Nr. 753, datë 20.12.2023.vendim-2023-12-20-753-1-1Download

Sun, 31 Dec 2023

Vendim Nr. 753, datë 20.12.2023 "Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar: (regjimi i veçantë, ndërtimi dhe profesionet e lira).
Vendim Nr. 753, datë 20.12.2023 "Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar: (regjimi i veçantë, ndërtimi dhe profesionet e lira).
VENDIMNr. 753, datë 20.12.2023PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT NR. 29/2023, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUARNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 14, pika 3, 17, pika 6, 49 dhe 69, pika 1, shkronja “dh”, të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i MinistraveVENDOSI:Neni 1Lista e veprimtarive për zbatimin e regjimit të veçantë për personat fizikë tregtarë dhe të vetëpunësuar1. Në zbatim të nenit 14, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar, ndarja e veprimtarive të parashikuara në këtë nen bëhet duke u bazuar në kodet e përcaktuara në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2), të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe të publikuar nga INSTAT-i.2. Bazuar në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2), ndarja e llojeve të veprimtarive ekonomike përkatësisht sipas veprimtarive të parashikuara në shkronjën “a”, të pikës 1, të nenit 14, të ligjit, pasqyrohet në tabelën analitike nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. "Neni 14 i Ligjit 29/2023 Regjimi i veçantë për individët tregtarë dhe të vetëpunësuar 1. Personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar, me qarkullim vjetor deri në 10 000 000 lekë, për qëllime të njohjes së shpenzimeve të zbritshme kanë të drejtë të zgjedhin një nga metodat e mëposhtme: a) pranimin e një regjimi të veçantë, përmes të cilit shpenzimet e supozuara zbriten apriori sipas shumave të specifikuara në këtë shkronjë dhe pa iu nënshtruar kontrollit të regjistrimeve kontabël lidhur me to nga administrata tatimore; i. 60% të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese; ii. 90% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë; iii. 70% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual; iv. 60% të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj., të kësaj natyre; v. 50% të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtaritë artizanale dhe atyre zejtare; vi. 30% të të ardhurave për individët e vetëpunësuar; ose b) përllogaritjen e shpenzimeve të zbritshme bazuar në dokumentacionin dhe faturat respektive për çdo shpenzim. 2. Personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar sipas pikës 1 të këtij neni zgjedhin dhe deklarojnë pranë administratës tatimore metodën të cilën do të zgjedhin. Kalimi nga një metodë në tjetrën nuk mund të bëhet më shpesh se një herë në tre vjet. 3. Përcaktimi i llojit të veprimtarive të kryera nga personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar sipas pikës 1 të këtij neni bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me legjislacionin në fuqi rregullues lidhur me këto veprimtari të kryera nga personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar. 4. Personat fizikë, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar, të cilët kanë aplikuar regjimin e veçantë sipas shkronjës “a” të pikës 1 të këtij neni, nuk i lejohet të kërkojë zbritje apo kompensim tjetër përveç kompensimit personal sipas nenit 22 të këtij ligji Neni 2Vlerësimi i kostos dhe i çmimit të shitjes së sipërfaqeve të ndërtimit të përfituara si rezultat i një kontrate shkëmbimi truall me ndërtesë1. Në zbatim të pikës 6, të nenit 17, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar, parashikohet dispozita ligjore në lidhje me tatimin e fitimin kapital të realizuar nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme të përfituar nga një kontratë shkëmbimi. Në momentin e shkëmbimit të truallit me sipërfaqe ndërtimi, në bazë të një kontrate shkëmbimi, nuk lind detyrim për llogaritje të fitimit kapital nga transferimi i pasurisë së paluajtshme si për shoqëritë e ndërtimit, ashtu edhe për pronarët e truallit, pavarësisht nga statusi. Në këtë rast, fitimi kapital lind në momentin e tjetërsimit të pasurisë së paluajtshme të fituar nga shkëmbimi.2. Me termin “fitim kapital i realizuar” kuptohet diferenca pozitive ndërmjet vlerës në shitje dhe vlerës në blerje të pasurisë së paluajtshme. Në rastet kur kjo diferencë rezulton negative, atëherë fitimi kapital do të konsiderohet zero në çdo transaksion.3. Në rastin e shitjes së një pasurie të paluajtshme të përfituar nga një kontratë shkëmbimi truall–ndërtesë, për të llogaritur fitimin kapital të realizuar, vlera në blerje dhe vlera në shitje përcaktohen, si më poshtë vijon:a) Vlera në blerje do të konsiderohet vlera e pjesës së truallit që i takon sipërfaqes së ndërtesës që shitet:i. Vlera e truallit, për metër katror (m2) të dhënë në këmbim të përfitimit të sipërfaqes së banimit/tregtisë/shërbimit përcaktohet bazuar në vlerën, që ka pasur trualli i dhënë në transaksionin e fundit përpara shkëmbimit. Kur pronari i truallit e ka përfituar këtë truall me një transaksion, sikurse janë kontratë blerjeje, shkëmbimi, trashëgimi, dhurimi, heqje dorë apo rivlerësim i pasurisë së paluajtshme, për të cilin është llogaritur tatimi dhe ky akt është regjistruar pranë organit kompetent për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, vlera në blerje do të jetë vlera sipas regjistrimit të fundit të kësaj pasurie mbi të cilën është llogaritur tatimi. Kjo vlerë, në rast se ekziston një akt tjetërsimi pasurie, u mundësohet noterëve gjatë kërkesës për tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme nga organi kompetent për tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme;ii. Në rastet kur për truallin e këmbyer nuk ekziston një vlerë sipas parashikimeve të nënndarjes “i”, të kësaj shkronje, si vlerë e truallit për metër katror (m2) të dhënë në këmbim të përfitimit të sipërfaqes së banimit ose tregtisë, ose shërbimit do të konsiderohet vlera, sipas çmimeve për metër katror (m2) sipërfaqe trualli të dhënë, që parashikohen në hartën e vlerave të tokës në Republikën e Shqipërisë, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave në fuqi në momentin e regjistrimit të kontratës së shkëmbimit ndërmjet investitorit e pronarit të truallit në organin përgjegjës për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme;b) Vlera në shitje e ndërtesës përcaktohet në kontratën e shitjes, e cila është nënshkruar nga palët, shitësi dhe blerësi:i. Kontrata parashikon sipërfaqen në metër katror (m2) të pasurisë objekt të kontratës, çmimin për metër katror (m2) dhe vlerën e saj. Kontrata shoqërohet me hartën, planimetrinë dhe dokumentet e tjera, që shërbejnë për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme sipas legjislacionit të fushës. Kjo vlerë në shitje e përcaktuar në kontratën e shitjes, për efekt të llogaritjes së detyrimit tatimor nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme, krahasohet me çmimet e referencës;ii. Në rastet kur vlera e pasurisë sipas çmimit të shitjes për metër katror (m²) të përcaktuar në kontratë është më e ulët se vlera sipas çmimeve referuese, atëherë si çmim i supozuar shitjeje merret në konsideratë çmimi i referencës së zonës/qytetit. Çmimet e referencës janë çmimet mesatare referuese për metër katror (m2) sipërfaqe ndërtimi që përdoren për vlerësimin e vlerës së taksueshme për banesat, bazuar në udhëzimin e përbashkët të ministrit përgjegjës për financat dhe institucionit që ka në fushën e përgjegjësisë regjistrimin e pasurive të paluajtshme, të nxjerrë në zbatim të pikës 8, të nenit 17, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar.Neni 3Shpenzimet dhe të ardhurat në sektorin e ndërtimit1. Dispozitat e këtij neni zbatohen për përcaktimin e fitimit të tatueshëm të sipërmarrjeve, që operojnë në ndërtimin dhe/ose shitjen e ndërtesave për qëllim strehimi, veprimtari prodhuese, tregtare ose veprimtari të shërbimit, sipas parashikimit në nenin 49, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar.2. Tatimpaguesit që operojnë si sipërmarrës të punimeve të ndërtimit, për llogaritjen e të ardhurave dhe shpenzimeve veprojnë, si më poshtë vijon:a) Në rastet kur tatimpaguesit operojnë si sipërmarrës në punime ndërtimi në rolin e kontraktorit, nënkontraktorit, supervizorit, mbikëqyrësit etj., të ardhurat nga biznesi janë të ardhurat e faturuara, bazuar në situacionet e punimeve të kryera apo paradhëniet e marra nga porositësit e punimeve;b) Shpenzimet e tatimpaguesve, që operojnë si sipërmarrës në punime ndërtimi në rolin e kontraktorit, nënkontraktorit, supervizorit, mbikëqyrësit etj. përbëhen nga shpenzimet e biznesit brenda kufizimeve të ligjit për tatimin mbi të ardhurat.3. Tatimpaguesit, që operojnë si ndërtues dhe shitës të punimeve të ndërtimit, për llogaritjen e të ardhurave dhe shpenzimeve veprojnë, si më poshtë vijon:a) Në rastet kur tatimpaguesit operojnë si ndërtues të objekteve të ndërtimit dhe njëkohësisht janë pronarë plotësisht apo pjesërisht të produktit të ndërtimit, të cilin e shesin apo e japin me qira, të ardhurat nga biznesi janë të ardhurat nga pjesa, që shitet e produktit të ndërtimit, si dhe të ardhurat nga qiraja për pjesën e produktit të ndërtimit që jepet me qira:i. Në rastet kur tatimpaguesi është 100% pronar i truallit ku ndërtohet, të ardhurat nga shitja apo dhënia me qira e produktit të ndërtimit do të llogariten për 100 % të produktit të ndërtimit;ii. Në rastet kur tatimpaguesi nuk është pronar 100% i truallit ku ndërtohet, por ka një kontratë shkëmbimi truall–ndërtesë me pronarët e truallit, të ardhurat nga shitja apo dhënia me qira e produktit të ndërtimit llogariten për pjesën përfituese të produktit të ndërtimit bazuar në kontratën e shkëmbimit ndërmjet palëve;b) Të ardhurat nga shitja e produkteve të ndërtimit, si dhe të ardhurat nga dhënia me qira e tyre llogariten bazuar në kontratat e shitjes, por duke marrë në konsideratë çmimet minimale të shitjes apo tarifat minimale të qiradhënies të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë;c) Shpenzimet e tatimpaguesve, që operojnë si ndërtues të objekteve të ndërtimit dhe njëkohësisht janë pronarë plotësisht apo pjesërisht të produktit të ndërtimit, përbëhen nga shpenzimet e zbritshme të biznesit për fazën e ndërtimit, fazën e shitjes apo të mirëmbajtjes për pjesën e objekteve që jepen me qira, sipas dispozitave të ligjit për tatimin mbi të ardhurat;ç) Në rastet kur shoqëritë e ndërtimit disponojnë në aktivet e shoqërisë troje të blera dhe, bazuar në lejet e ndërtimit, përdorin pjesë të tyre për ndërtimin e godinave me qëllim rishitjeje, për pjesën e truallit, i cili i përket pjesës së shitur të godinës, truall që çregjistrohet si pronë e entitetit në ASHK dhe kalon në pronësi/bashkëpronësi të blerësve të produktit të ndërtimit, vlera në kontabilitet e tij kalohet si shpenzim i zbritshëm i veprimtarisë së ndërtimit me qëllim shitjeje. Nëse entiteti mban produkte ndërtimi për nevoja të veprimtarisë së tij, si: zyra, magazina, dhënie me qira, bare, restorante etj., pjesa përkatëse e truallit, që u përket proporcionalisht këtyre aktiveve, nuk do kalojë si shpenzim i zbritshëm biznesi.3. Tatimpaguesit, që operojnë si investitorë dhe shitës të produkteve të ndërtimit, për llogaritjen e të ardhurave dhe shpenzimeve veprojnë, si më poshtë vijon:Në rastet kur tatimpaguesit operojnë si investitorë, financues të produktit të ndërtimit, të ardhurat nga biznesi janë të ardhurat nga shitja e produktit të ndërtimit, si dhe të ardhurat nga qiraja për pjesën e produktit të ndërtimit që mbahet nga ana e tyre për t’u dhënë me qira.a) Të ardhurat nga shitja e produkteve të ndërtimit, si dhe të ardhurat nga dhënia me qira e tyre llogariten bazuar në kontratat ligjore të shitjes, por duke marrë në konsideratë çmimet minimale të shitjes apo tarifat minimale të qiradhënies të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë;b) Shpenzimet e tatimpaguesve, që operojnë si investitorë (financues) të produktit të ndërtimit dhe njëkohësisht janë pronarë të këtij produkti, përbëhen nga shpenzimet e faturuara për ta nga sipërmarrësit e punimeve apo shpenzimet e tjera të nevojshme në fazën e shitjes apo të dhënies me qira, sipas dispozitave të ligjit për tatimin mbi të ardhurat.Neni 4Lista e shërbimeve objekt tatimi nga 1 janari 20241. Në zbatim të nenit 69, të ligjit nr. 29/2023, të ndryshuar, përcaktohet lista analitike e veprimtarive ekonomike të tatimpaguesve, persona fizikë të vetëpunësuar dhe entitete, që ofrojnë shërbime profesionale, me të ardhura vjetore deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale nga biznesi apo tatim mbi të ardhurat e korporatës, duke filluar nga viti fiskal 2024. Lista analitike përbëhet nga veprimtaritë sipas kodeve të parashikuara në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2), të paraqitura në tabelën analitike nr. 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.2. Në rastet kur tatimpaguesit nuk janë të qartë në lidhje me kategorizimin e veprimtarisë ekonomike që ushtrojnë apo për normën e tatimit mbi të ardhurat në lidhje me veprimtarinë e tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2), përcakton ndarjen dhe aktivitetin, në të cilin bën pjesë tatimpaguesi përkatës. "Pjesë nga neni 69 i Ligjit 29/2023 Dispozitë kalimtare 1. Lehtësitë dhe përjashtimet tatimore të parashikuara në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, vazhdojnë të zbatohen si më poshtë: ..... dh) për: i. individët tregtarë; ii. të vetëpunësuarit, si dhe; iii. entitetet: me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri më 31 dhjetor 2029. Norma e tatimit 0% nuk aplikohet për tatimpaguesit e përcaktuar në nënndarjet “ii” dhe “iii” të kësaj shkronje, të cilët furnizojnë shërbime profesionale. Lista analitike e shërbimeve profesionale përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave në përputhje me legjislacionin në fuqi rregullues lidhur me këto shërbime profesionale. ... " Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.Shkarko VKM Nr. 753, datë 20.12.2023vendim-2023-12-20-753-1DownloadShkarko Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2)Tabela analitike nr. 1Lloji i veprimtarisëNdarja NVE Rev 2Kodi NVE Rev 2PërshkrimiVeprimtaritë prodhueseNdarja 01A111, A112, A113, A114, A115, A116, A119, A121, A122, A123, A124, A125, A126, A127, A128, A129, A130, A141, A142, A143, A144, A145, A146, A147, A149, A150, A161, A162, A163, A164, A170Prodhimi bimor dhe shtazor, gjuetia dhe shërbime të lidhura me toNdarja 02A210, A220, A230, A240Pyjet dhe shfrytëzimi i pyjeveNdarja 03A311, A312, A321, A322Peshkimi dhe AkuakulturaNdarja 05B510, B520Nxjerrja e qymyrit dhe linjiteveNdarja 06B610, B620Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyrorNdarja 07B710, B721, B729Nxjerrja e mineraleve metaloreNdarja 08B811, B812, B891, B892, B893, B899Nxjerrja e mineraleve të tjera nga minierat apo karrieratNdarja 09B910, B990Aktivitete mbështetëse minerareNdarja 10C1011, C1012, C1013, C1020, C1031, C1032, C1039, C1041, C1042, C1051, C1052, C1061, C1062, C1071, C1072, C1073, C1081, C1082, C1083, C1084, C1085, C1086, C1089, C1091, C1092Përpunimi i produkteve ushqimoreNdarja 11C1101, C1102, C1103, C1104, C1105, C1106, C1107Prodhimi i pijeveNdarja 12C1200Prodhimi i produkteve të duhanitNdarja 13C1310, C1320, C1330, C1391, C1392, C1393, C1394, C1395, C1396, C1399Përpunimi i tekstileveNdarja 14C1411, C1412, C1413, C1414, C1419, C1420, C1431, C1439Konfeksionimi i veshjeveNdarja 15C1511, C1512, C1520Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkureNdarja 16C1610, C1621, C1622, C1623, C1624, C1629Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobilieve; prodhimin e artikujveNdarja 17C1711, C1712, C1721, C1722, C1723, C1724, C1729Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letreNdarja 18C1811, C1812, C1813, C1814, C1820Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruaraNdarja 19C1910, C1920Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftësNdarja 20C2011, C2012, C2013, C2014, C2015, C2016, C2017, C2020, C2030, C2041, C2042, C2051, C2052, C2053, C2059, C2060Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimikeNdarja 21C2110, C2120Përpunimi i produkteve farmaceutike dhe preparateve farmaceutikeNdarja 22C2211, C2219, C2221, C2222, C2223, C2229Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikësNdarja 23C2311, C2312, C2313, C2314, C2319, C2320, C2331, C2332, C2341, C2342, C2343, C2344, C2349, C2351, C2352, C2361, C2362, C2363, C2364, C2365, C2369, C2370, C2391, C2399Prodhimi i produkteve minerale jo metalikeNdarja 24C2410, C2420, C2431, C2432, C2433, C2434, C2441, C2442, C2443, C2444, C2445, C2446, C2451, C2452, C2453, C2454MetalurgjiaNdarja 25C2511, C2512, C2521, C2529, C2530, C2540, C2550, C2561, C2562, C2571, C2572, C2573, C2591, C2592, C2593, C2594, C2599Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeveNdarja 26C2611, C2612, C2620, C2630, C2640, C2651, C2652, C2660, C2670, C2680Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikëNdarja 27C2711, C2712, C2720, C2731, C2732, C2733, C2740, C2751, C2752, C2790Prodhimi i pajisjeve elektrikeNdarja 28C2811, C2812, C2813, C2814, C2815, C2821, C2822, C2823, C2824, C2825, C2829, C2830, C2841, C2849, C2891, C2892, C2893, C2894, C2895, C2896, C2899Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve p.k.tNdarja 29C2910, C2920, C2931, C2932Prodhimi i mjeteve të transportit, rimorkiove dhe gjysmë rimorkioveNdarja 30C3011, C3012, C3020, C3030, C3040, C3091, C3092, C3099Prodhimi i mjeteve të tjera të transportitNdarja 31C3101, C3102, C3103, C3109Prodhimi i mobileveNdarja 32C3211, C3212, C3213, C3220, C3230, C3240, C3250, C3291, C3299Industri të tjera p.k.tNdarja 35D3511, D3512, D3513, D3514, D3521, D3522, D3523, D3530Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuarNdarja 36E3600Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujëNdarja 37E3700Ujërat e zezaNdarja 38E3811, E3812, E3821, E3822, E3831, E3832Aktivitetet e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve; rikuperimi i materialeveNdarja 39E3900Shërbime të tjera të pastrimit e të menaxhimit të mbetjeveNdarja 41F4110, F4120Ndërtimi i ndërtesaveNdarja 42F4211, F4212, F4213, F4221, F4222, F4291, F4299Punime inxhinierikeNdarja 43F4311, F4312, F4313, F4321, F4322, F4329, F4331, F4332, F4333, F4334, F4339, F4391, F4399Punime të specializuara ndërtimiNdarja 98T9810, T9820Aktivitete të prodhimit të mallrave e shërbimeve të pandryshueshme të familjeve për përdorim të vetVeprimtaritë e tregtimit me shumicëNdarja 46G4611, G4612, G4613, G4614, G4615, G4616, G4617, G4618, G4619, G4621, G4622, G4623, G4624, G4631, G4632, GG4633, G4634, G4635, G4636, G4637, G4638, G4639, G4641, G4642, G4643, G4644, G4645, G4646, G4647, G4648, G4649, G4651, G4652, G4661, G4662, G4663, G4664, G4665, G4666, G4669, G4671, G4672, G4673, G4674, G4675, G4676, G4677, G4690Tregtia me shumicë, përveç automjeteve dhe motoçikletaveVeprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individualNdarja 45G4511, G4519, G4520, G4531, G4532, G4540Tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletaveNdarja 47G4711, G4719, G4721, G4722, G4723, G4724, G4725, G4726, G4729, G4730, G4741, G4742, G4743, G4751, G4752, G4753, G4754, G4759, G4760, G4761, G4762, G4763, G4764, G4765, G4771, G4772, G4773, G4774, G4775, G4776, G4777, G4778, G4779, G4781, G4782, G4789, G4791, G4799Tregtia me pakicë, përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletaveNdarja 49H4910, H4920, H4931, H4932, H4939, H4941, H4942, H4950Transporti tokësor dhe me tubacioneNdarja 50H5010, H5020, H5030, H5040Transporti ujorNdarja 51H5110, H5121, H5122Transporti ajrorVeprimtaritë bare, restorante, disko, etj., të kësaj natyreNdarja 56I5610, I5621, I5629, I5630Shërbime ushqimi dhe pijeVeprimtaritë e shërbimeve, veprimtaritë artizanale dhe zejtareNdarja 52H5210, H5221, H5222, H5223, H5224, H5229Magazinimi dhe aktivitete mbështetëse për transportinNdarja 53H5310, H5320Aktivitete të postës dhe korrierësNdarja 55I5510, I5520, I5530, I5590AkomodimiNdarja 60J6010, J6020Aktivitete të programimit dhe shpërndarjesNdarja 61J6110, J6120, J6130, J6190TelekomunikacioniNdarja 85P8510, P8520, P8531, P8532, P8541, P8542, P8551, P8552, P8553, P8559, P8560ArsimiNdarja 91R9101, R9102, R9103, R9104Bibliotekat, arkivat, muzeumet dhe të tjera aktivitete kulturoreNdarja 92R9200Aktivitete të lojërave të fatit dhe basteveNdarja 93R9311, R9312, R9313, R9319, R9321, R9329Aktivitete sportive, argëtuese dhe çlodhëseIndividët e vetëpunësuarNdarja 33C3311, C3312, C3313, C3314, C3315, C3316, C3317, C3319, C3320Riparimi dhe instalimi i makinerive dhe pajisjeveNdarja 58J5811, J5812, J5813, J5814, J5819, J5821, J5829Aktivitete publikimiNdarja 59J5911, J5912, J5913, J5914, J5920Filma, video dhe prodhimi i programeve televizivë, regjistrimi i zërit dhe aktivitete publikimi të muzikësNdarja 62J6201, J6202, J6203, J6209Shërbime të teknologjisë së informacionitNdarja 63J6311, J6312, J6391, J6399Aktivitete të shërbimit të informacionitNdarja 64K6411, K6419, K6420, K6430, K6491, K6492, K6499Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneveNdarja 65K6511, K6512, K6520, K6530Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëmNdarja 66K6611, K6612, K6619, K6621, K6622, K6629, K6630Aktivitete të tjera financiareNdarja 68L6810, L6820, L6831, L6832Aktivitete të pasurive të paluajtshmeNdarja 69M6910, M6920Aktivitete juridike dhe të kontabilitetitNdarja 70M7010, M7021, M7022Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve dhe aktivitete të konsultimitNdarja 71M7111, M7112, M7120Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike; aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknikeNdarja 72M7211, M7219, M7220Kërkim dhe zhvillim shkencorNdarja 73M7311, M7312, M7320Publiciteti dhe kërkimet e tregutNdarja 74M7410, M7420, M7430, M7490Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknikeNdarja 75M7500Aktivitete VeterinareNdarja 77N7711, N7712, N7721, N7722, N7729, N7731, N7732, N7733, N7734, N7735, N7739, N7740Aktivitete të marrjes e dhënies me qiraNdarja 78N7810, N7820, N7830Aktivitete të punësimitNdarja 79N7911, N7912, N7990Agjenci udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimitNdarja 80N8010, N8020, N8030Aktivitete të sigurimit dhe hetimitNdarja 81N8110, N8121, N8122, N8129, N8130Shërbime ndaj ndërtesave dhe shesheveNdarja 82N8211, N8219, N8220, N8230, N8291, N8292, N8299Administrim zyrash, mbështetje administrative dhe të tjera aktivitete mbështetëse të ndërmarrjeveNdarja 84O8411, O8412, O8413, O8421, O8422, O8423, O8424, O8425, O8430Administrimi publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëmNdarja 86Q8610, Q8621, Q8622, Q8623, Q8690Aktivitete të shëndetitNdarja 87Q8710, Q8720, Q8730, Q8790,Aktivitete të qendrave të kujdesit mjekësor e socialNdarja 88Q8810, Q8891, Q8899Aktivitete të kujdesit social pa akomodimNdarja 90R9001, R9002, R9003, R9004Aktivitete krijuese, arte, dhe aktivitete çlodhëseNdarja 94S9411, S9412, S9420, S9491, S9492, S9499Aktivitetet e shoqatave e organizataveNdarja 95S9511, S9512, S9521, S9522, S9523, S9524, S9525, S9529Riparimi i kompjuterëve dhe artikujve personale dhe familjarëNdarja 96S9601, S9602, S9603, S9604, S9609Aktivitete të tjera shërbimiNdarja 97T9700Aktivitete të familjeve si punëdhënës të personelit shtëpiakNdarja 99U9900Aktivitete të organizatave dhe organizmave ndërkombëtareTabela analitike nr. 2NdarjaGrupi/ klasaKodi NVE Rev 2Lloji i aktivitetitNdarja 59  Filma, video dhe prodhimi i programeve televizivë, regjistrimi i zërit dhe aktivitete të prodhimit të muzikës 59.2 Regjistrimi i zërit dhe aktivitete të publikimit të muzikës 59.20J5920Regjistrimi i zërit dhe aktivitete të publikimit të muzikësNdarja 62  Shërbime të teknologjisë së informacionit 62.0 Programacioni, këshillime dhe aktivitete të tjera informatike 62.01J6201Aktivitete të programimit informatik 62.02J6202Aktivitete të këshillimeve informatike 62.03J6203Aktivitete të menaxhimit të instalimeve informatike 62.09J6209Shërbime të tjera të teknologjisë së informacionitNdarja 63  Aktivitete të shërbimit të informacionit 63.1 Përpunimi i të dhënave, aktivitete mbajtëse (hosting) të informacionit dhe aktivitete të lidhura me to, portat web 63.11J6311Përpunimi i të dhënave, aktivitete mbajtëse (hosting) të informacioni dhe aktivitete të lidhura me to 63.12J6312Portat web 63.9 Shërbime të tjera të informacionit 63.91J6391Aktivitete të agjencive të lajmeve 63.99J6399Shërbime të tjera informacioni p.k.tNdarja 64  Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneve 64.1 Ndërmjetësim Monetar 64.19K6419Ndërmjetësime të tjera financiare 64.9 Ndërmjetësime të tjera financiare 64.91K6491Leasing (Qiramarrja financiare) 64.92K6492Aktivitete të tjera garantimit të kredisë 64.99K6499Ndërmjetësime të tjera financiare, përveç sigurimit dhe fondeve të pensionit, p.k.t.Ndarja 65 Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëm 65.1 Sigurimi 65.11K6511Sigurimi i jetës 65.12K6512Sigurime jo jetësore 65.2 Risigurimi 65.20K6520Risigurimi 65.3 Financimi i Pensioneve 65.30K6530Financimi i PensioneveNdarja 66  Aktivitete të tjera financiare 66.1 Aktivitete ndihmëse të ndërmjetësimit financiar përveç sigurimit dhe financimit të pensioneve 66.11K6611Administrimi i tregjeve financiare 66.12K6612Aktivitete të sigurimit dhe kontratave të të mirave 66.19K6619Aktivitete ndihmëse të ndërmjetësimit financiar, përveç sigurimit dhe financimit të pensioneve p.k.t 66.2 Aktivitete ndihmëse të sigurimeve dhe financimit të pensioneve 66.21K6621Vlerësimi i riskut dhe dëmit 66.22K6622Aktivitete të agjentëve të sigurimit dhe komisionerëve 66.29K6629Të tjera aktivitete ndihmëse të sigurimeve dhe financimit të pensioneve 66.3 Menaxhimi i fondeve 66.30K6630Menaxhimi i fondeveNdarja 68  Aktivitete të pasurive të paluajtshme 68.1 Blerja dhe shitja e pasurive të paluajtshme 68.10L6810Blerja dhe shitja e pasurive të paluajtshme në pronësi të vet 68.2 Dhënia me qira dhe funksionimi i pasurive të paluajtshme të veta ose të marra me qira 68.20L6820Dhënia me qira dhe funksionimi i pasurive të paluajtshme të veta ose të marra me qira 68.3 Aktivitete të pasurive të paluajtshme me pagesë ose kontratë 68.31L6831Agjencitë e pasurive të paluajtshme 68.32L6832Menaxhimi i pasurive të paluajtshme me pagesë ose kontratëNdarja 69  Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit 69.1 Aktivitete juridike 69.10M6910Aktivitete juridike 69.2 Aktivitete të llogarive, mbajtjes së llogarive dhe aktivitete auditimi; konsulencë për taksat 69.20M6920Aktivitete të llogarive, mbajtjes së llogarive dhe aktivitete auditimi; konsulencë për taksatNdarja 70  Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve dhe aktivitete të konsultimit 70.1 Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve 70.10M7010Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve 70.2 Aktivitete të konsulencës menaxheriale 70.21M7021Aktivitete të marrëdhënieve publike dhe të komunikimit 70.22M7022Aktivitete të këshillimit për biznes dhe këshilla të tjera për menaxhiminNdarja 71  Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike; aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike 71.1 Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike dhe konsulenca teknike të lidhura me to 71.11M7111Aktivitete arkitekturore 71.12M7112Aktivitete inxhinierike dhe konsulenca teknike të lidhura me to 71.2 Testimet dhe analizat teknike 71.20M7120Testimet dhe analizat teknikeNdarja 73  Publiciteti dhe kërkimet e tregut 73.1 Publicitet 73.11M7311Agjenci publiciteti 73.12M7312Shërbime të përfaqësimit të mediave 73.2 Studimi i tregut dhe sondazhet 73.20M7320Studimi i tregut dhe sondazhetNdarja 74  Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike 74.1 Aktivitete të specializuara skicimi 74.10M7410Aktivitete të specializuara skicimi 74.2 Aktivitete fotografike 74.20M7420Aktivitete fotografike 74.3 Aktivitete përkthimi dhe interpretimi 74.30M7430Aktivitete përkthimi dhe interpretimi 74.9 Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike p.k.t 74.90M7490Të tjera aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike p.k.tNdarja 75  Aktivitete veterinare 75.0 Aktivitete veterinare 75.00M7500Aktivitete veterinareNdarja 77  Aktivitete të marrjes e dhënies me qira 77.1 Dhënia me qira dhe hua e mjeteve të transportit 77.11N7711Dhënia me qira dhe hua e mjeteve të transportit 77.12N7712Dhënia me qira dhe hua e kamionëve 77.2 Dhënia me qira dhe hua e orendive personale dhe shtëpiake 77.21N7721Dhënia me qira dhe hua e pajisjeve të kohës së lirë dhe mallra sportive 77.22N7722Dhënia me qira e video-kasetave dhe disqeve 77.29N7729Dhënia me qira dhe hua e sendeve personale dhe e orendive shtëpiake të papërfshira 77.3 Dhënia me qira dhe hua e makinerive, pajisjeve dhe mallra të tjera të trupëzuara 77.31N7731Dhënia me qira dhe hua e makinerive bujqësore dhe pajisjeve 77.32N7732Dhënia me qira dhe hua e makinerive dhe pajisjeve të ndërtimit e të punimeve inxhinierike 77.33N7733Dhënia me qira dhe hua e makinerive dhe pajisjeve të zyrës (përfshirë kompjuterët) 77.34N7734Dhënia me qira dhe hua e pajisjeve të transportit të ujit 77.35N7735Dhënia me qira dhe hua të pajisjeve të transportit ajror 77.39N7739Dhënien me qira dhe hua të makinerive dhe pajisjeve të tjera dhe mallrave të prekshëm të papërfshira 77.4 Dhënia me qira e të mirave jo-financiare të patrupëzuara 77.40N7740Dhënia me qira e të mirave jo-financiare të patrupëzuaraNdarja 78  Aktivitete të punësimit 78.0 Aktivitete të agjencive të punësimit 78.10N7810Aktivitete të agjencive të punësimit 78.2 Agjenci të punësimit të përkohshëm 78.20N7820Agjenci të punësimit të përkohshëm 78.3 Sigurimi i burimeve njerëzore dhe menaxhimi i funksioneve të burimeve njerëzore 78.30N7830Sigurimi i burimeve njerëzore dhe menaxhimi i funksioneve të burimeve njerëzoreNdarja 79  Agjenci udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit 79.1 Agjenci udhëtimi dhe aktivitete të operatorëve turistikë 79.11N7911Aktivitete të agjencive të udhëtimit 79.12N7912Aktivitete të operatorëve turistikë 79.9 Të tjera aktivitete shërbimi për rezervim 79.90N7990Të tjera aktivitete shërbimi për rezervimNdarja 80  Aktivitete të sigurimit dhe hetimit 80.1 80.1 Aktivitete private sigurimi 80.10N801080.10 Aktivitete private sigurimi 80.2 80.2 Aktivitete të shërbimeve të sigurimit 80.20N802080.20 Aktivitete të shërbimeve të sigurimit 80.3 80.3 Aktivitete hetimi 80.30N803080.30 Aktivitete hetimiNdarja 82  Administrim zyrash, mbështetje administrative dhe të tjera aktivitete mbështetëse 82.1 Administrim zyrash dhe aktivitete mbështetëse 82.11N8211Aktivitete të kombinuara të shërbimit të administrimit të zyrave 82.2 Aktivitete të qendrave telefonike (call center) 82.20N8220Aktivitete të qendrave telefonike (call center) 82.3 Organizatorë të konferencave dhe panaireve 82.30N8230Organizatorë të konferencave dhe panaireve 82.9 Aktivitete shërbimi mbështetëse për bizneset p.k.t. 82.91N8291Aktivitete të agjencive të mbledhjes së dokumentacionit dhe zyra krediti 82.99N8299Aktivitete të tjera shërbimi mbështetëse për bizneset p.k.tNdarja 84  Administrimi publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm 84.2 Kryerja e shërbimeve ndaj komunitetit 84.23O8423Drejtësi dhe aktivitete juridikeNdarja 85  Arsimi 85.1 Arsimi parashkollor 85.10P8510Arsimi parashkollor 85.2 Arsimi fillor (cikli i parë i arsimit bazë) 85.20P8520Arsimi fillor 85.3 Arsimi mesëm 85.31P8531Arsimi mesëm i përgjithshëm (klasat 7-8-9 të arsimit bazë + klasat 10-11-12 të gjimnazit) 85.32P8532Arsim mesëm teknik dhe profesional 85.4 Arsimi lartë 85.41P8541Arsimi pas të mesmes jo i lartë 85.42P8542Arsimi lartë 85.5 Arsim tjetër 85.51P8551Arsimi për sporte dhe argëtim 85.52P8552Arsim kulturor 85.53P8553Aktivitete të shkollave të drejtimit të mjeteve 85.59P8559Të tjera shkollime 85.6 Shërbime arsimore mbështetëse 85.60P8560Shërbime arsimore mbështetëseNdarja 86  Aktivitete të shëndetit 86.1 Aktivitete të spitaleve 86.10Q8610Aktivitete të spitaleve 86.2 Aktivitete të mjekëve dhe dentistëve 86.21Q8621Aktivitete të mjekëve të përgjithshëm 86.22Q8622Aktivitete të mjekëve të specializuar 86.23Q8623Aktivitete të dentistëve 86.9 Të tjera aktivitete të shëndetit 86.90Q8690Të tjera aktivitete të shëndetitNdarja 87  Aktivitete të qendrave të kujdesit mjekësor e social 87.1 Aktivitete të qendrave të kujdesit infermieror 87.10Q8710Aktivitete të qendrave të kujdesit infermieror 87.2 Aktivitete të qendrave të kujdesit për prapambetjet mendore, shëndetit mendor dhe abuzimit me substanca narkotike 87.20Q8720Aktivitete të qendrave të kujdesit për prapambetjet mendore, shëndetit mendor dhe abuzimit me substanca narkotike 87.3 Aktivitete qendrave të kujdesit shëndetësor për të moshuarit dhe personave me paaftësi 87.30Q8730Aktivitete qendrave të kujdesit shëndetësor për të moshuarit dhe personave me paaftësi 87.9 Aktivitete të qendrave të tjera kujdesit p.k.t 87.90Q8790Aktivitete të qendrave të tjera kujdesit p.k.tNdarja 88  Aktivitete të kujdesit social pa akomodim 88.1 Aktivitete të kujdesit social pa akomodim për të moshuar dhe të paaftë 88.10Q8810Aktivitete të kujdesit social pa akomodim për të moshuar dhe të paaftë 88.9 Të tjera aktivitete të kujdesit social pa akomodim 88.91Q8891Aktivitete të kujdesit ditor të fëmijëve 88.99Q8899Aktivitete të tjera të kujdesit sociale pa akomodim p.k.t.Ndarja 90  Aktivitete krijuese, arte, dhe aktivitete çlodhëse 90.0 Aktivitete krijuese, arte, dhe aktivitete çlodhëse 90.01R9001Shfaqje artistike 90.02R9002Aktivitete mbështetëse për shfaqje artistike 90.03R9003Krijimtari artistike 90.04R9004Shfrytëzimi i strukturave dhe pajisjeve artistikeNdarje 93  Aktivitete sportive, argëtuese dhe çlodhëse 93.1 Aktivitete sportive 93.11R9311Funksionimi i strukturave sportive 93.12R9312Aktivitete të klubeve sportive 93.13R9313Palestra 93.19R9319Aktivitete të tjera sportive 93.2 Të tjera aktivitete argëtuese dhe çlodhëse 93.21R9321Aktivitete të parqeve të argëtimit dhe atyre me orientim të caktuar 93.29R9329Aktivitete të tjera argëtimi dhe çlodhëse p.k.t.Ndarja 96  Aktivitete të tjera shërbimi 96.0 Aktivitete të tjera shërbimi 96.04S9604Aktivitete të mirëmbajtjes trupore

Sun, 31 Dec 2023

Te gjitha blogjet