Konsiderohet një nga platformat më të përdorura për administrimin kontabël dhe financiar në të gjithë botën.
Konsiderohet një
nga platformat më të përdorura për administrimin kontabël dhe financiar në të
gjithë botën. Lehtësia në përdorim, fleksibiliteti, njohja e tij nga
përdoruesit në shkallë më të gjerë, kostoja relativisht e ulët, mundësia e
madhe e përzgjedhjeve, etj.
Pa asnjë diskutim
QuickBooks është programi më popullor. Në çdo kërkim të mundshëm të programit
më të mirë të kontabilitetit dhe në çdo shkrim mbi programet e rekomanduara të
kontabilitetit QuickBooks është gjithmonë pjesë e zgjidhjeve; dhe në pothuajse
të gjitha rastet zgjidhja më e mirë.
Pse ? Ka shumë
arsye për të cilat mund të rekomandohet përdorimi i kësaj platforme për të
administruar informacionin financiar në sipërmarrjen tuaj. Lehtësia e
konfigurimit, shembuj dhe udhëzime të vetë aplikacionit, Ju lejojnë që të
përdorni atë, edhe pa qenë nevoja të jeni ekonomist apo ekspert i fushës. I
krijuar dhe përshtatur për ti ardhur në ndihmë, kryesisht kompanive të vogla
dhe të mesme, ai mund të përdoret nga të gjitha kompanitë, në të gjitha fushat.
Lista mund të zgjatet pafundësisht.
Në eksperiencën e
Shqipërisë, për arsye kryesisht të madhësisë së tregut, por edhe të mungesës së
kërkesës nga grupi i profesionistëve në fushën e kontabilitetit, emri i
QuickBooks nuk është shumë i njohur.
Edhe pse zhvillimet
e fundit teknologjike dhe ndarje e shpejtë e në kohë reale të informacionit, ka
dhënë mundësi të mira për të zgjeruar njohuritë në fushën e teknologjisë apo
praktikave të tjera më të mira, ky proces, duhet të pranohet që ka ecuri me
rritmë paksa më të ngadalta në vendin tonë. Vërehet mangësi e theksuar e
kuptimit në thelb të zbatimeve në fushën teknologjike; edhe pse aksesi ndaj
tyre është i hapur pothuajse për të gjithë, me kosto relativisht shumë të ulët.
Tregues i këtij
zhvillimi mund të shihet fare mirë edhe në llojin e programeve të
kontabilitetit që përdoret në vendin tonë. Për fat të keq, ka më shumë se 20
vjet, që platformat teknologjike nuk kanë ndryshuar pothuajse fare. Në kohën e
zhvillimeve të shpejta teknologjike dhe përshtatjes së vazhduar të tyre, mesa
duket, aplikacionet e zbatimeve në fushën e kontabilitetit në vendin tonë, ecin
me hapa shumë më të ngadalta.
Për fat të keq, në
mungesë edhe të një tregu më të madh dhe hapjes, duke parë platforma
alternative të tjera, vetë ne, praktikantët në fushën e kontabilitetit, kemi
mbrojtur me fanatizëm disa platforma (programe) kontabiliteti, duke mos kërkuar
ndryshime apo përshtatje. Ky proces ka qenë kaq i ngadaltë, sa në thelb, ne
kemi barazuar edhe përvojën e ekonomistit e kontabilistit me aftësinë e ti për
të përdorur programet tona kombëtare; Alpha dhe Financa 5.
Duke vepruar
kështu, ne kemi krijuar një treg të mbyllur, pa hapësira ku bizneset dhe
ekonomistët të kenë mundësi të punimit me platforma të kolegëve të tyre jashtë
vendit. Një numër mjaft i vogël kanë
informacion për platformat globalisht më të përdorshme të kontabilitetit.
Në një kohë kur edhe sistemi operativ më popullor i përdorshëm Windows ndryshon
të paktën çdo 10 vjet arkitekturën në thelb të sistemit të operimit dhe
pothuajse çdo muaj me përditësime të rëndësishme, kur edhe platformat në fusha
të tjera, më të njohura përshtaten me ritme të shpejta, për ti vazhduar të jenë
funksionale dhe ti përgjigjen në kohë zhvillimeve në sferave të tjera
teknologjike, në realitetin tonë, për fat të keq edhe në këtë fazë, vazhdojnë
të përdoren platforma kaq të vjetra sa janë konceptuar para 20 vjetësh.
Kursi ofron një mundësi unike për të kuptuar
përse QuickBooks është program kaq i përdorur gjerësisht. Nga përdorimi do të
kuptoni avantazhet e një platforme që mishëron eksperiencën botërore prej më
shumë se 50 vjetësh, në një platformë të thjeshtë por në të njëjtën kohë të
pakrahasueshme me asnjë zgjidhje tjetër, jo vetëm kombëtare. Nga përdorimi i
QuickBooks do të kuptoni që një program kontabiliteti nuk ka përse të jetë i
mërzitshëm dhe jo monopol i përdorimit vetëm të kontabilistëve. Nuk është çudi
që ai është i përdorshëm nga shumë biznese dhe punonjës me pak ose aspak
njohuri të kontabilitetit. Ne me krenari deklarojmë që jemi ndër të paktat
kompani që ofrojmë mundësinë e njohjes së këtij programi dhe pse jo
zëvendësimit të sistemit tuaj aktual.
Kursi është i konceptuar i njëjtë me
informacionin që rrjedh brenda një ndërmarrje, dhe edhe në këtë pjesë
QuickBooks është lider, duke hartuar një skemë të punuarit të thjeshtuar dhe
paraqitur grafikisht.
Kursi është
planifikuar në formën e një prezantimi të plotë të programit që përputhet
tërësisht me modulet e saj dhe me mënyrën se si kryhen proceset e përditshme të
biznesit. Kursi i plotë përmban 7 faza dhe i konceptuar në 13 seanca. Çdo
seancë do të zgjasë 2 orë.
Temat e kursit do
të jenë:
Ne ju premtojmë që
në përfundim të këtij kursi do të ndryshojë koncepti juaj mbi atë se si duhet
të jetë një program kontabiliteti. Do të shihni në një këndëvështrim tërësisht
ndryshe se sa lehtë; mund të hapen listat (klientë, furnitorë, inventar dhe çdo
gjë tjetër; vetëm me anë të një klikimi), që modifikimet e listave nuk ka përse
të jenë të ngurta, që fleksibiliteti dhe kontabiliteti nuk ka përse të jetë
skematik dhe i mërzitshëm por fleksibël dhe unik, që ka shumë arsye për të
ndryshuar sistemin tuaj aktual të kontabilitetit.
Për kë është ky
kurs?
Këshilltar financiar
Financë Kontabilitet Ekonomiks Taksa Excel QuickBooks Financa 5 Alpha WEB
Shkruani një vlerësim publik