Trajnim Alpha WEB

Programet Alpha janë pjesë e pandarë e profesionit të ekonomistit në Shqipëri. Pa asnjë diskutim Alpha WEB është programi më i përdorur nga ekonomistët sot.

Mesatare 0(0 Vlerësimet) 18 Studentët e regjistruar Albanian
Krijuar nga Andi Haxhillari , Leonard Doda , Juljana Avdi , Erjon Skordha
Përditësimi i fundit Wed, 27-Sep-2023
+ Shih më shumë
Pasqyrë e kursit

Programet Alpha janë pjesë e pandarë e profesionit të ekonomistit në Shqipëri. Pa asnjë diskutim Alpha WEB është programi më i përdorur nga ekonomistët sot. Eksperienca e gjatë e këtij programi, përditësimet dhe përshtatjet e tij, përdorimi tërësisht online, pjesa e paketave të tjera të programeve të ngjashme; dhe shumë arsye të tjera, bëjnë të nevojshme dhe të kërkueshme njohuri rreth programit Alpha WEB.

Edhe nëse ju nuk do të punoni direkt me këtë program, me siguri ju do të haseni në vazhdim me raste që kërkojnë përdorimin e tij. Mjafton edhe vetëm kurioziteti për të vërejtur, kuptuar dhe punuar me programin më të përdorur nga ekonomistët në Shqipëri. Është fakt që kushti i njohjes së mirë dhe eksperiencës me programin Alpha WEB është kthyer në shumë raste të aplikimeve si kusht i nevojshëm dhe i detyrueshëm për të fituar një pozicion pune.

Programi Alpha WEB dhe pjesa e paketës së zgjidhjeve të kompanisë IMB, është një shembull mjaft i mirë i zgjidhjeve softuerike që i përshtaten tregut dhe një sukses i merituar. Jo më kot programi Alpha WEB ka gjetur përdorim të shumtë edhe gjatë vendit. I konceptuar në formën e një zgjidhje ERP (Enterprise Resource Planing) Alpha WEB ofron një eksperiencë unike të përdorimit të programit tërësisht online. Si i tillë, është shoqëruar me avantazhe në përdorimin e tij nga më shumë platforma, përditësime të vazhdueshme, automatizime dhe konfigurime të programit me platforma të tjera.

Nëse ju planifikoni të punësoheni në Shqipëri njohja e programit Alpha WEB është kusht i domosdoshëm i për të filluar dhe qëndruar në vendin e punës.

Trajnimi i programit Alpha WEB është konceptuar në formën e prezantimi të plotë të proceseve të biznesit dhe moduleve të vetë programit. Kështu ai do të jetë një udhërrëfyes i plotë i njohjes hap pas hapi të programit. Kursi përbëhet nga 8 faza, i ndarë në 8 seanca me një kohëzgjatje jo më pak se 8 javë. Çdo seancë do të zgjasë 2 orë.

Për kë është ky kurs?

Për ekonomistët e rinj

Për ata që duan të përdorin programin në punën e tyre.

Profesionet e tjera të lidhura me financën.

Ata që duan të testojnë vetën e tyre 

Temat e kursit do të jenë:

Administrimi

Kontabilitet

Inventari

Blerje/Shitje

Arka/Banka

Amortizimi

Qendrat e Kostos.

Raportet 

Do të mësnoni edhe disa “truke” të fituara nga vite eksperiencë dhe zbatuara në praktikën tonë. Këto informacione është e vështirë të gjenden publikisht apo pjesë e ndihmës së programit; dhe duhet pranuar kultura e ekonomistëve në Shqipëri për të mos i bërë publike informacionet e nevojshme dhe ndihmuar, veçanërisht ekonomistët e rinj, që të mësojnë sa më shpejt të veçantat e programit.

Gjithashtu ky kurs do të jetë një mundësi fantastike për të ndihmuar njeri-tjetrin me informacione të nevojshme, materiale të gatshme dhe praktika të ndërtuara nga vite eksperiencë. Ne, me shumë kënaqësi, ndajmë së bashku informacionet dhe eksperiencën tonë.

Çfarë do të mësoj?

  • Do të mësoni çdo proces pune në programin Alpha WEB.
  • Do të mësoni të krijoni një ndërmarrje të re.
  • Do të mësoni të konfiguroni ndërmarrjen.
  • Do të mësoni hapja e listave.
  • Do të mësoni regjistrimet.
  • Do të mësoni rakordimin e të dhënave.
  • Do të mësoni disa “truke” të përdorimit të programit.
  • Do të jeni pjesë e komunitetit tonë të gjerë.
  • Do të mësoni importimin e të dhënave.
  • Do të mësoni konfigurime të programit Alpha WEB me programe të tjera,
  • Do të mësoni mbi fiskalizimin
Kërkesat
  • Njohuri mbi kontabilitetin financiar.
  • Njohuri të Legjislacionit Tatimor.
  • Eksperiencë dhe e vullnet për të mësuar.
Kurrikula për këtë lëndë
15 Mësimet 00:00:00 Orë
Administrimi
2 Mësimet 00:00:00 Orë
  • Prezantimi i Alpha Web; ndërmarrja, përdorues, role.
    .
  • Prezantimi i Alpha Web; modulet, listat, të tjera.
    .
Kontabilitet
2 Mësimet 00:00:00 Orë
  • Regjistrim fletë kontabël dhe raportet e kontabiltetit.
    .
  • Plani i madh i llogarive dhe gjëndje fillestare.
    .
Inventari
2 Mësimet 00:00:00 Orë
  • Çelja e artikujve; lista, grupe, njësi, skema.
    .
  • Regjistrim hyrje/dalje, sistemime dhe raportet e inventarit.
    .
Blerje/Shitje
3 Mësimet 00:00:00 Orë
  • Çelja e furnitorëve dhe klientëve dhe regjistrime shitje/blerje
    .
  • Fiskalizimi
    .
  • Raportet e blerjeve, shitjeve, klientëve dhe furnitorëve.
    .
Arka/Banka
2 Mësimet 00:00:00 Orë
  • Çelja arka/banka, gjëndje fillestare, regjistrimet.
    .
  • Raporet e arkës/bankës.
    .
Amortizimi
1 Mësimet 00:00:00 Orë
  • Çelja e artikujve afatgjatë; kartela, llogari, amortizim, skema.
    .
Qendrat e Kostos
1 Mësimet 00:00:00 Orë
  • Çelja, konfigurime, regjistrimet, shpërndarja dhe raporte.
    .
Raportet
2 Mësimet 00:00:00 Orë
  • Prezantimi i raporteve kryesore; përsëritje.
    .
  • Përgatitja e pasqyrave financiare.
    .
+ Shih më shumë
Kurse të tjera të lidhura
00:01:15 Orë
Updated Mon, 04-Mar-2024
5 21 Lek30000
00:00:00 Orë
Updated Wed, 27-Sep-2023
0 18 Lek25000
00:00:00 Orë
Updated Wed, 27-Sep-2023
0 18 Lek15000
Rreth instruktorit

Andi Haxhillari

Këshilltar financiar

1 Vlerësime | 23 Studentët | 6 Kurse
Financë Kontabilitet Ekonomiks Taksa Excel QuickBooks Financa 5 Alpha WEB
Është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në degën Ekonomiks në vitin 2007. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet pas universitare në fushën e Kontabilite...

Leonard Doda

1 Vlerësime | 21 Studentët | 4 Kurse

Juljana Avdi

1 Vlerësime | 22 Studentët | 5 Kurse
Është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në degën Financë-Kontabilitet në vitin 2010. Në vitin 2013 ajo është certifikuar nga Instituti i Ekspertëve Fis...

Erjon Skordha

1 Vlerësime | 22 Studentët | 5 Kurse
Është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dega Financë – Kontabilitet në vitin 2009. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet pas universitare në fushën e Ko...
Komentet e nxënësve
0
0 Vlerësime
  • (0)
  • (0)
  • (0)
  • (0)
  • (0)

Vlerësime

Lek25000
Te perfshira: