Paketa MS Office;
veçanërisht Excel dhe Word, janë pjesë e pandarë e çdo profesioni dhe në thelb
e punës së çdo individi që do të duhet të përdorë qoftë edhe pjesërisht një
njësi kompjuterike. Edhe pse, zhvillimet në fushën e teknologjisë janë
shoqëruar me alternativa pjesore dhe të plota të këtyre platformave, përsëri në
thelb funksioni e roli i tyre është i padiskutushëm ?
Po sa Ju jeni në
gjendje të shfrytëzoni avantazhet që sjellin këto aplikacione ? A jeni
përdorues i plotë i kapaciteteve që sjellin këto mjete apo thjesht përdorues
rastësor që përdorni Word apo Excel vetëm për të përgatitur një shkresë të
thjeshtë ose një raport të thjeshtë ?
Sa herë mund t’ju
ketë ndodhur që të konsumoni kohë pa fund për të kryer procese pune që mund të
kryheshin në gjysmën, 25 % apo 1 % të kohës që ju keni harxhuar ? A ju ka
ndodhur që të jeni pjesë e një interviste dhe t’ju kenë pyetur për koncepte të
tilla si: Macro, VLOOKUP, Pivot Table, Visual Basic dhe shumë koncepte të reja
? A keni menduar në atë moment që njohuritë tuaja të paketës Office janë
minimaliste ?
Ne ju japim
mundësinë e krijimit të hapësirave të pafundme, për të kuptuar kapacitetin e
munguar në punën tuaj. Me disa teknika të thjeshta por me punë inteligjente do
të kuptoni që në fakt, kjo fushë është tërësisht e pazbuluar për ju.
Pjesa më e
rëndësishme ? Ne do të ndajmë me ju aplikime në praktikë, kryesisht të
çështjeve financiare por jo vetëm; të zbatimit të mjeteve të paketës Office. Do
të kuptojmë së bashku që një formulë e thjeshtë; SUMIF mund të bëjë dallimin e
një profesionisti që shfrytëzon kohën e tij për ti dhënë kuptim shumave të
raporteve me të dhëna të gatshme dhe jo për të hartuar raport me njohuri
elementare apo mesatare të paketës Office.
Do të kuptoni që
mënyra më e mirë e mësimit të teknikave e avancimit të pafundëm drejt këtyre
platformave është zgjidhja e situatave, duke përdorur disa teknika të thjeshta
por që “ju nxjerrin nga situata” dhe kursejnë kohën tuaj. Imagjinoni që duhet
të krahasoni të dhënat e dy pasqyrave nga burime të ndryshme, dhe të dhëna janë
100, 1000, 10 000 apo në shumë rreshta. Një formë mund të jetë mënyra klasike e
konsumit të pakuptimtë të kohës duke printuar dy listat dhe verifikuar
manualisht nëse ato përputhen. Profesionalisht kjo mund të duket zgjidhje
optimale dhe kënaqësinë të prekurit të çështjeve manuale, por nëse ky proces
duhet të përsëritet çdo ditë ?
Mendoni që keni
njohuri të mjaftueshme të platformave të tjera të paketës Office, si Word, Outlook
apo zgjidhje të tjera ? Do të kuptoni që kapaciteti juaj mund të rritet
ndjeshëm dhe jepni mundësinë vetes për të kaluar në nivelin tjetër.
Ku kurs është
projektuar për ti ardhur në ndihmë çdo individi që duhet dhe mund të përdorë
zgjidhjet e paketës Office. Temat e kursit do të jenë:
Kursi do të
zbatohet në 7 seanca dhe çdo seancë do të zgjasë 2 orë.
Për kë është ky
kurs:
Kurrikula për
këtë lëndë:
Këshilltar financiar
Financë Kontabilitet Ekonomiks Taksa Excel QuickBooks Financa 5 Alpha WEB
Shkruani një vlerësim publik