Kontabilitet praktik

Ky kurs është projektuar për t’ju ardhur në ndihmë studentëve të sapodiplomuar apo edhe profesionistëve të fushave të tjera për të kuptuar më shumë rreth profesionit të ekonomistit dhe zbatuar në praktikë konceptet teorike.

Mesatare 5(1 Vlerësimet) 21 Studentët e regjistruar Albanian
Krijuar nga Andi Haxhillari , Leonard Doda , Juljana Avdi , Erjon Skordha
Përditësimi i fundit Mon, 04-Mar-2024
+ Shih më shumë
Pasqyrë e kursit

Ky kurs është projektuar për t’ju ardhur në ndihmë studentëve të sapodiplomuar apo edhe profesionistëve të fushave të tjera për të kuptuar më shumë rreth profesionit të ekonomistit dhe zbatuar në praktikë konceptet teorike.

Ndjekja e kursit ofron një mundësi unike për tu bërë pjesë e projektit tonë të angazhimit të një numri shumë të madh të hapur të çdo të interesuari që dëshiron të mësojë më shumë rreth profesionit të ekonomistit. Ai do të jetë një dritare e hapur për tu bërë pjesë e rrjetit tonë të profesionistëve për ndarë ide, projekte, koncepte dhe mbështetur në të ardhmen. 

Me siguri, në përfundim të kursit ju nuk do të jeni ekonomist apo në gjendje të punoni në mënyrë të pavaruar; sepse kjo  mund të arrihet vetëm nga vitet e eksperiencës, por, ju do të keni ide të qartë të punës që ju pret në vazhdim dhe mësoni disa shprehi fillestare, që janë të nevojshme në fillimet e punës.

Kursi do të zhvillohet në 8 faza, i ndarë në 24 seanca me një kohëzgjatje të planifikuar 8 javë. Nuk ka rrugë të shkurtër dhe ne besojmë që për të përfituar sa më shumë do të nevojitet angazhim që duhet të zgjasë të paktën 2 muaj në kohë. Kështu ne do të kemi kohën e mjaftueshme për tu angazhuar në detaje për çështjet e nevojshme të kësaj faze.

Fazat e kursit do të jenë:

1.Konfigurimi i ndërmarrjes dhe regjistrimet e çeljes.

2.Proceset e blerjes

3.Procesi i shitjes.

4.Listë pagesa

5.Arka dhe Banka

6.Veprime rregulluese

7.Pasqyrat Financiare

8.Paketa Office

9. Programi financiar (Alpha, Financa 5, QuicBooks) (2 seanca).

Çdo seancë do të zgjasë 2 orë.

Kjo do të jetë një mundësi fantastike për të qenë pjesë jo vetëm e një trajnimi por të një procesi trajnimi dhe praktike njëkohësisht. Ne do të kemi mundësi angazhimi me çështje praktike të përditshme që do të kërkojnë vëmendjen tuaj, tashmë në detyrën e ekonomistit.

Për kë është ky kurs?

Studentët e sapo-diplomuar ose në proces diplomimi.

Ekonomistët e rinj dhe që duan të zgjerojnë njohuritë e tyre.

Profesionistët e fushave të tjera;

Çdo person të përfshirë direkt ose indirekt në administrimin financiar.

Menaxherët e biznesit të vogël që administrojnë vetë të dhënat.

Të apasionuarit e fushës së kontabilitetit dhe financës. 

Ne nuk ju sigurojmë që në përfundim të këtij kursi ju do të jeni ekonomist i pavarur dhe që do të jeni në gjendje të punoni si ekonomist me eksperiencë, mbyllni bilance apo qoftë. nuk mund të ketë asnjë kurs të kësaj natyre; që zgjat mesatarisht 2 muaj, dhe japë të gjithë eksperiencën e nevojshme, por, ne ju premtojmë që në përfundim të këtij kursi, ju do të keni një këndvështrim tërësisht tjetër për punën që ju pret në të ardhmen. 

Çfarë do të mësoj?

  • Do të kuptoni detyrat që kryen një ekonomist.
  • Do të mësoni rreth mjeteve dhe praktikave të përditshme.
  • Do të mësoni më shumë rreth programet e kontabilitetit.
  • Do të mësoni më shumë rreth paketës Office.
  • Do të njiheni dhe mësoni rreth Fiskalizimit.
  • Do të zbatoni në praktikë njohuritë e fituara.
  • Do të jeni pjesë e një rrjetë të gjerë të ekonomistëve.
  • Do të shohim së bashku ciklin e jetës së një biznesi.
  • Do të shohim regjistrimet kontabël.
  • Do të mësojmë rreth përgatitjes së pasqyrave financiare.
Kërkesat
  • Dëshirë dhe vullnet për të mësuar rreth profesionit të nderuar të ekonomistit.
  • Njohuri të fushës së financës.
  • Njohuri të raportimit financiar.
  • Njohuri të legjislacionit tatimor.
  • Dëshirë dhe vullnet për të mësuar.
Kurrikula për këtë lëndë
22 Mësimet 00:01:15 Orë
Prezantimi
4 Mësimet 00:01:15 Orë
  • shembull 1
    .
  • youtube
    00:01:15
  • Prezantimi me programin financiar dhe modulet.
    .
  • Konfigurime të listave dhe çelja e gjendjes fillestare.
    .
Blerje dhe Inventari
2 Mësimet 00:00:00 Orë
  • Regjistrimi i faturave të blerjes.
    .
  • Raportet e blerjes dhe furnitorëve.
    .
Shitjet
2 Mësimet 00:00:00 Orë
  • Regjistrimi i faturave të shitjes.
    .
  • Raportet e shitjes dhe klientëve.
    .
Legjislacioni tatimor
3 Mësimet 00:00:00 Orë
  • Kontabilizimi i listepageses , llogaritja e kontributeve , TAP dhe Paga Neto
    .
  • Deklarimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
    .
  • Deklarimet tatimore; shembuj dhe raste në praktikë.
    .
Arka/Banka
2 Mësimet 00:00:00 Orë
  • Regjistrime të veprimeve të arkës dhe bankës.
    .
  • Regjistrime të veprimeve arkës dhe bankës; raporte dhe rakordimet.
    .
Veprime rregulluese
3 Mësimet 00:00:00 Orë
  • Rakordimet kryesore, gjendja finale e llogarive.
    .
  • Llogaritja e amortizimit dhe konsiderata tatimore ne lidhje me te
    .
  • Tatimi fitimi; rakordime, pyetje dhe përgjigje.
    .
Pasqyrat Financiare
2 Mësimet 00:00:00 Orë
  • Përgatitja e pasqyrave financiare të plota (Bilanci, Rezultati, Cash Flow, Kapitali dhe Shënimet).
    .
  • Përgatitja e pasqyrave financiare të plota (Bilanci, Rezultati, Cash Flow, Kapitali dhe Shënimet).
    .
Paketa Office
2 Mësimet 00:00:00 Orë
  • Formula, formatime, tabela; Excel Fillestar.
    .
  • Advance formula (Sumif, vlookup, etj), PivotTable, basic, etj.; Excel Avancuar
    .
Konkluzione
2 Mësimet 00:00:00 Orë
  • Kontabiliteti i një biznesi të vogël; raste praktike, pyetje dhe përgjigje.
    .
  • Kontabiliteti i një biznesi të vogël; konkluzione.
    .
+ Shih më shumë
Kurse të tjera të lidhura
00:00:00 Orë
Updated Wed, 27-Sep-2023
0 18 Lek25000
00:00:00 Orë
Updated Wed, 27-Sep-2023
0 18 Lek25000
00:00:00 Orë
Updated Wed, 27-Sep-2023
0 18 Lek15000
Rreth instruktorit

Andi Haxhillari

Këshilltar financiar

1 Vlerësime | 23 Studentët | 6 Kurse
Financë Kontabilitet Ekonomiks Taksa Excel QuickBooks Financa 5 Alpha WEB
Është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në degën Ekonomiks në vitin 2007. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet pas universitare në fushën e Kontabilite...

Leonard Doda

1 Vlerësime | 21 Studentët | 4 Kurse

Juljana Avdi

1 Vlerësime | 22 Studentët | 5 Kurse
Është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në degën Financë-Kontabilitet në vitin 2010. Në vitin 2013 ajo është certifikuar nga Instituti i Ekspertëve Fis...

Erjon Skordha

1 Vlerësime | 22 Studentët | 5 Kurse
Është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dega Financë – Kontabilitet në vitin 2009. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet pas universitare në fushën e Ko...
Komentet e nxënësve
5
1 Vlerësime
  • (0)
  • (0)
  • (0)
  • (0)
  • (1)

Vlerësime

  • Ishte zgjedhja e duhur, me sherbeu shume per te mesuar gjera te reja.
Lek30000
Te perfshira: