Trajnim Financa 5

Për shumë ekonomistë në Shqipëri, programi Financa 5, konsiderohet si programi më i mirë i kontabilitetit.

Fillestar 0(0 Vlerësimet) 18 Studentët e regjistruar Albanian
Krijuar nga Andi Haxhillari , Leonard Doda , Juljana Avdi , Erjon Skordha
Përditësimi i fundit Wed, 27-Sep-2023
+ Shih më shumë
Pasqyrë e kursit

Për shumë ekonomistë në Shqipëri, programi Financa 5, konsiderohet si programi më i mirë i kontabilitetit. I thjeshtë në përdorim, i përshtatshëm për kategori dhe natyra të ndryshme biznesi, njohje nga një grup shumë i madh i ekonomistëve, inovacione të vazhdueshme të programit, konfigurime me shumë programe të tjera; dhe shumë e shumë arsye të tjera, bëjnë të nevojshme njohuri rreth platformës Financa 5.

Ashtu si programi Alpha (WEB) edhe Financa 5, tashmë për një kohë të gjatë, konsiderohen si DUHET  për ekonomistët e rinj por edhe ata me më shumë eksperiencë. Programi ka ditur të përshtatet më së mirë me zhvillimet e fundit teknologjike dhe ruajë një pjesë të mirë të tregut. Edhe pse i aksesueshëm vetëm on-site (vetëm desctop), sot Financa 5 ka siguruar një nga zgjidhjet më të mira të fiskalizimit dhe më praktike.

Ai gëzon popullaritet të gjerë nga ekonomistët dhe zgjidhje e preferuar për shumë biznese të vogla dhe të mëdhaja. Edhe pse shumë platforma kanë evoluar tashmë në zgjidhje vetëm dhe tërësisht online, Finana 5 ka ditur të ruajë me fanatizën mënyrën e të punuarit në këtë program. Eksperienca unike e punës në Financa 5 dhe zgjidhjet afatgjata të moduleve të krijuara.

Kursi është planifikuar në formën e një prezantimi të plotë të programit që përputhet tërësisht me modulet e saj dhe me mënyrën se si kryhen proceset e përditshme të biznesit. Kursi i plotë përmban 7 faza dhe i konceptuar në 13 seanca. Çdo seancë do të zgjasë 2 orë.

Temat e kursit do të jenë:

Libri i madh

Inventari

Blerje

Shitje

Asetet

Banka

Arka

Ne nuk ju sigurojmë njohjen e plotë të programit dhe punën e pavarur në vazhdim, por ju premtojmë; që në përfundim të këtij kursi, ju do të keni një përfytyrim më të qartë të këtij programi. Do të kuptoni arsyet e përzgjedhjes së tij nga ekonomistët dhe bizneset. Ne mendojmë që të kuptuarit e programit financiar nuk është çështje teknike dhe përdorimi i komandave të programit, por pjesë e të kuptuarit të plotë të profesionit.

Çdo program financiar, pavarësisht specifikave dhe lehtësirave që ofron, në thelbin e vet është i ngjashëm. Tendenca e fundit e programeve të kontabiliteti dhe në përgjithësi të sofwareve, është lehtësia e punës në të nga një grup gjithnjë e më i gjerë përdoruesish. 

Për kë është ky kurs?

Ideal për ekonomistët e rinj dhe të sapo-diplomuar.

Mjaft me vlerë për studentët në përfundim të studimeve.

Për ata që duan të përdorin programin në punën e tyre.

Profesionet e tjera të lidhura me financën.

Ata që duan të testojnë vetën e tyre

Ata që planifikojnë ti “japin një shans” këtij programi.

Menaxherët e biznesit.

Të apasionuarit pas teknologjisë.

Çfarë do të mësoj?

  • Do të mësoni çdo proces pune me programin Financa 5
  • Do të mësoni të krijoni një ndërmarrje të re.
  • Do të mësoni të konfiguroni ndërmarrjen.
  • Do të mësoni hapja e listave.
  • Do të mësoni regjistrimet.
  • Do të mësoni disa “truke” të përdorimit të programit.
  • Do të jeni pjesë e komunitetit tonë të gjerë.
  • Do të mësoni importimin e të dhënave.
  • Do të mësoni raportet e ndryshme.
  • Do të mësoni mbi Legjislacionin Tatimor.
  • Do të mësoni mbi fiskalizimin
Kërkesat
  • Njohuri mbi kontabilitetin financiar.
  • Njohuri të Legjislacionit Tatimor.
  • Eksperiencë dhe e vullnet për të mësuar.
Kurrikula për këtë lëndë
13 Mësimet 00:00:00 Orë
Libri i Madh
2 Mësimet 00:00:00 Orë
  • Prezantimi me Financa 5: Ndërmarrja dhe Konfigurimet.
    .
  • Prezantimi me Financa 5: Modulet, Listat, Çelja dhe Regjistrimet.
    .
Inventari
2 Mësimet 00:00:00 Orë
  • Çelja e magazinave dhe artikujve.
    .
  • Regjistrime fletë hyrje/fletë dalje dhe raportet e inventarit.
    .
Blerje
2 Mësimet 00:00:00 Orë
  • Çelja e furnitorëve dhe regjistrimi i faturave të blerjes.
    .
  • Importet dhe raportet e blerjeve.
    .
Shitje
2 Mësimet 00:00:00 Orë
  • Çelja e klientëve dhe regjistrimi i faturave të shitjeve.
    .
  • Raportet e shitjes dhe përmbledhje.
    .
Asetet
1 Mësimet 00:00:00 Orë
  • Kuptimi, regjistrimi i kartelave, transaksionet dhe amortizimi.
    .
Banka
1 Mësimet 00:00:00 Orë
  • Çelja e bankës, regjistrimet, rakordimi dhe raportet
    .
Arka
1 Mësimet 00:00:00 Orë
  • Çelja e arkës regjistrimet, rakordimi dhe raportet
    .
Raportet
2 Mësimet 00:00:00 Orë
  • Prezantimi i raporteve kryesore; përsëritje.
    .
  • Përgatitja e pasqyrave financiare.
    .
+ Shih më shumë
Kurse të tjera të lidhura
00:01:15 Orë
Updated Mon, 04-Mar-2024
5 21 Lek30000
00:00:00 Orë
Updated Wed, 27-Sep-2023
0 18 Lek25000
00:00:00 Orë
Updated Wed, 27-Sep-2023
0 18 Lek15000
Rreth instruktorit

Andi Haxhillari

Këshilltar financiar

1 Vlerësime | 23 Studentët | 6 Kurse
Financë Kontabilitet Ekonomiks Taksa Excel QuickBooks Financa 5 Alpha WEB
Është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në degën Ekonomiks në vitin 2007. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet pas universitare në fushën e Kontabilite...

Leonard Doda

1 Vlerësime | 21 Studentët | 4 Kurse

Juljana Avdi

1 Vlerësime | 22 Studentët | 5 Kurse
Është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në degën Financë-Kontabilitet në vitin 2010. Në vitin 2013 ajo është certifikuar nga Instituti i Ekspertëve Fis...

Erjon Skordha

1 Vlerësime | 22 Studentët | 5 Kurse
Është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dega Financë – Kontabilitet në vitin 2009. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet pas universitare në fushën e Ko...
Komentet e nxënësve
0
0 Vlerësime
  • (0)
  • (0)
  • (0)
  • (0)
  • (0)

Vlerësime

Lek25000
Te perfshira: